Lidhu me ne

Mix

Përse ndodhin rrahjet e ngadalta të zemrës?

Rrahjet e zemrës funksionojnë si tik taku i orës, vazhdojnë pa pushuar asnjë sekondë gjatë gjithë jetës. Zemra, organi më i rëndësishëm i të gjithë trupit, pompon gjak dhe rreh thuajse në mënyrë precize pa pushim. Ritmin e mrekullueshëm të saj mund ta ndjeni fare lehtë, duke vendosur dorën lehtë mbi kraharor. Megjithëse është një ndër organet më të fuqishme të të gjithë orgnizmit, as zemra nuk është imune ndaj problemeve.

Madje është po aq delikate sa e fortë dhe e pashtershme. E për këtë temë me siguri nuk janë të pakta rastet që mund të keni dëgjuar apo edhe përjetuar. Ndonëse numri më i madh i shqetësimeve vjen nga rrahjet e shpejta të zemrës edhe ato të ngadaltat mund të jenë një problem më vete, po aq shqetësues. Në këtë artikull do të gjeni të shpjeguar se përse kjo ndodh dhe si të veproni në raste të tilla.

Kur ritmi i zemrës quhet i ulët: Normalisht zemra rreth 60 deri në 100 herë në minutë kur ju jeni duke pushuar apo duke kryer aktivitet normal. Nën këto shifra rrahjet e saj janë mëse normale dhe të përballueshme nga trupi. Problemi fillon nëse ato bien nën 60 rrahje në minutë. Kjo gjendje e trupit quhet bradikardi dhe mund të sjellë një sërë problemesh për organizmin dhe zemrën. Ndonëse nuk sjell probleme të menjëhershme e të dukshme siç janë rrahjet e shpejta të zemrës, bradikardia mund të sinjalizojë probleme që lidhen me zemrën.

Përse ndodh: Sinjalet elektrike që kalojnë nëpër të katër dhomat e brendëshme të zemrës, ndihmojnë në mbajtjen e ritmit të zemrës në nivelet e duhura. Nëse rrahjet e zemrës janë të ulta dhe të ngadalta, mund të jetë një tregues se sinjalet elektrike që zemra merr nga trupi nuk janë të rregullta. Zakonisht shfaqet me kalimin e moshës dhe përgjatë viteve kur funksionet e trupit fillojnë të dobësohen. Gjithashtu mund të jetë shfaqet si pasojë e abuzimit me alkollin apo duhanin, nga problemet me presionin e lartë të gjakut apo pas ndonjë ataku në zemër.

Simptomat
Kjo gjendje e trupit mund të shkaktojnë edhe një sërë pasojash shëndetësore shumë shqetësuese. Personat e prekur nga ky problem mund të vuajnë nga:
Marramendja
Vështirësi në përqëndrim
Gjendje të fikëti
Vështirësi në frymëmarrje
Dhimbje gjoksi dhe kraharori

Kështu nëse ndjeni këto simptoma dhe ndjeni se rrahjet e zemres tuaj janë të ngadalta nën 60 rrahje në minutë bëni kujdes dhe jini gjithnjë nën kontroll. Nëse keni shpesh episode të gjendjes së të fiktit apo keni vështirësi në frymëarrje është e rëndësishme të konsultoheni sa më parë me një mjek.

Si ta parandaloni: Për të parandaluar çdo lloj sëmundje dhe problem me sëmundjet e zemrës, kini parasysh të mbani një peshë të duhur trupore. Gjithashtu të merreni me aktivitet sportiv, të menazhoni presionin e lartë të gjakut, kolesterolin e lartë dhe nivelet e sheqerit. Nëse jeni duhanpirës, hiqni dorë dhe praktikoni një stil jetese sa më të shëndetëshëm dhe afër natyrës.

MË TEPËR

Sport9 orë më herët

Cristiano Ronaldo kërkon punëtorë, rroga minimale 23 mijë euro

“Cristiano Ronaldo po të kërkon”. Ish-futbollisti i Real Madrid, i cili tashmë luan në Arabinë Saudite me Al Nassr, ofron...

Mix9 orë më herët

“Derisa vdekja t’i ndajë”, shenjat e horoskopit që do plaken bashkë

Kushti i vetëm që këto shenja të qëndrojnë përgjithmonë të dashuruara është që ndjenjat të jenë të ndërsjella. Të pranojnë...

Mix9 orë më herët

“Kush ra në dashuri i pari, e mban mend? Letra e Alain Delon për Romy Schneider pas vdekjes së saj!

Alain Delon dhe Romy Schneider ishin të dy shumë të famshëm më vete, e u bënë tejet të famshëm edhe...

Mix9 orë më herët

Si ta kuptoni se po vuani nga hernia diskale dhe çfarë duhet të dini rreth këtij problemi shëndetësor

Hernia diskale është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së shpinës. Ajo ndodh kur qendra e butë e një disku...

Mix9 orë më herët

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë.  Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

Mix9 orë më herët

Parandalimi i diabetit – Pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është...

Mix9 orë më herët

Si sdikon duhani dhe alkooli tek shëndeti i kockave

Pohimi që duhani dhe alkooli janë dy kombinime të dëmshme për trupin e njeriut është i njohur tashmë. Megjithatë konsumi...

Mix9 orë më herët

Pse në pranverë njerëzit shohin më shumë ëndrra (dhe cilat janë më të zakonshmet)?

FOTO: KMPZZZ/ADOBE STOCK Është pranverë! Kohë me diell, lule që çelin dhe ëndrra të çuditshme që shihen çdo natë! Martin...

Mix10 orë më herët

Njerëzit janë të bindur se Ben Affleck ka bërë ndërhyrje plastike dhe s’po i ndalin komentet

GETTY Dalja e fundit publike e Ben Affleck në emisionin “The Roast of Tom Brady”, ka ngritur dyshime mbi pamjen...

Mix10 orë më herët

Princi William flet për Kate Middleton pas diagnozës së saj me kancer

Prince William e ka siguruar publikun se Kate Middleton dhe familja e tij “janë mirë”, në mes të shkëputjes së...

Facebook