Lidhu me ne

Mix

Shenjat që japin alarmin: Si ta kuptoni që fëmija juaj po vuan nga bullizmi

Shumë fëmijë persekutohen nga fëmijë të tjerë. Dhe, me siguri, ju do donit të dinit nëse fëmija juaj është një nga ata që dhe të mund ta ndihmonit. Nuk jeni aq të mirë në leximin e mendjes? Specialistët thonë që mënyra më e mirë për të zbuluar nëse fëmija po keqtrajtohet është të kultivoni një marrëdhënie të hapur, kështu që ata të mund të flasin me ju kur diçka nuk shkon dhe të shihni me kujdes për ndonjë shenjë paralajmëruese. 

Nëse ka ndonjë problem, dëgjoni me kujdes para se të veproni, thotë për “Real Simple” Stan Davis, studiues amerikan i bullizmit dhe ish-këshillues shkollor. “Rrini të qetë,- thotë ai.- Kemi zbuluar në kërkimin tonë në rang kombëtar se ajo që fëmijët e konsiderojnë si ndihmën më të madhe nga një i rritur, pasi pësojnë bullizëm, është që ky i rritur t’i dëgjojë”. Pyeteni çfarë ka ndodhur, sa herë, çfarë mendon fëmija dhe si e kanë ngacmuar. Nëse çështja është serioze, diskutojeni me një mësues, psikolog shkolle ose drejtues shkolle.

Nuk ka shenja fare të qarta të bullizmit, ah sikur të ishte aq e thjeshtë! Duke qenë se një sjellje shpjegohet nga shumë faktorë, por po t’u kushtoni vëmendje këtyre shenjave të zakonshme, mund t’ju ndihmojë ta dalloni problemin.

Fëmija nuk pëlqen më atë që pëlqente

Mungesa e dëshirës është një shenjë e depresionit. Nëse fëmija ka humbur interesin për ushqime, lojëra apo hobi që pëlqente, kushtoji vëmendje. Thuajini që e keni vënë re që është i demoralizuar dhe kërkojini t’ju flasë për këtë. “Pak trishtim është e zakontë,- thotë ai,- por kur ti fillon të kesh ndjesinë e mungesës së shpresës, mungesë të gëzimit dhe shkëndijave të jetës, kjo është diçka për t’u shqetësuar. Është diçka që duhet t’ju nxisë të kërkoni më thellë te fëmija juaj.… Mund të mos jetë arsyeja bullizmi, mund të jenë shumë të tjera. Nuk ka mënyrë për të zbuluar arsyen pa e pyetur.”

I fiksuari pas Instagramit, mbyll llogarinë

Një ndryshim dramatik në mënyrën si fëmija përdor teknologjinë ose mediat sociale mund të jetë një shenjë që ai po pëson bullizëm online, thotë Justin Patchin, bashkëdrejtues i Cyberbullying Research Center. Për shembull, nëse një adoleshent, i cili zakonisht shpenzon një ose dy orë në Snapchat pas shkollës, fillon të injorojë telefonin, ose ta përdorë shumë më tepër sesa zakonisht, “diçka po ndodh në atë mjedis”,- thotë Patchin. Gjithashtu, shiko nëse ai ndihet i inatosur, i frustruar ose nervoz gjatë ose pasi kalon kohë me pajijset.

Nis të ketë shumë dhembje koke ose dhembje stomaku

Stresi i bullizmit mund t’i bëjë fëmijët të mos ndihen mirë fizikisht dhe dhembjet e kokës dhe stomakut, janë ankesat e zakonshme, thotë Jan Urbanski, drejtore e programit Safe and Humane Schools në Clemson University. “Kontrolloni nëse ndodh gjithmonë në orën e matematikës, ose në kurs”,- thotë ajo. “Kontrolloni nëse ndodh në atë mjedis të veçantë”. Simptomat janë shpesh të vërteta, por fëmijët që keqtrajtohen nga bashkëmoshatarët, mund të ndodhë të shtiren si të sëmurë për të shmangur situata ku ata mund të ushtrojnë bullizëm te njëri-tjetri”.

Grindet dhe nuk flet me miqtë

Ndryshime të mëdha te njerëzit me të cilët fëmijët shoqërohen mund të sinjalizojnë shpesh një problem. “Do ketë disa ndryshime në shoqëri gjatë adoleshencës”,- thotë Patchin. “Kjo është normale, por bisedo me fëmijët për të kuptuar nëse ka qenë thjesht një ftohje, ka pasur një konflikt tipik të kësaj moshe, apo ka diçka më serioze”.

Ai nuk do të shkojë në shkollë ose në stërvitje

Nëse fëmija heq dorë nga aktivitetet jashtëshkollore, shkon vonë në shkollë, lë orë ose dëshiron t’i lërë, ai mund të jetë një viktimë bullizmi. “Është thjesht shmangie e situatës që mund të ndodhë”,- thotë Urbanski.

Nuk i pëlqen vetja

Bullizmi mund të ulë vetëvlerësimin dhe ky mund të vijë gjithashtu ngaqë fëmija është sulmuar fillimisht, thotë Urbanski. “Kur një fëmijë shenjestrohet si viktimë e bullizmit, ai fillon të brendësojë dhe të mendojë që “ndoshta po bëj diçka gabim ose ka diçka të gabuar te unë”,- thotë ajo.

Fillojnë të ushtrojnë bullizëm

Mund të duket si jologjike, por disa viktima përfundojnë duke u sjellë keq me fëmijë të tjerë, sipas Urbanskit. “Si një përgjigje për bullizmin që pësojnë, ata mund të zgjedhin të bëhen bullistë për një tjetër”,- thotë ajo. Nëse kuptoni që fëmija juaj po persekuton një shok klase ose mik, ai duhet të marrë përgjegjësitë, por gjithashtu pyete nëse edhe ai sulmohet apo është sulmuar në të shkuarën. Ato probleme të hershme shpesh mund të anashkalohen.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix2 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix2 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix2 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix2 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook