Lidhu me ne

Mix

Ja çfarë i ndodh trupit tuaj nëse hani tërshërë çdo ditë

Buka e mëngjesit është kali i ditës, thotë populli.

Mëngjesi është ushqimi më i rëndësishëm i ditës, thonë ata… doktorët!

Po sikur të hanim ushqim kali çdo ditë për mëngjes?

Besojmë e dini si funksionon, kjo nuk do të thotë se do bëhemi si kuaj, jo jo kurrsesi!

Ne kemi mbledhur për t’i ndarë me lexuesit 8 arsyet përse duhet të filloni të hani tërshërë çdo mëngjes.

Tërshëra duhet të jenë me cilësi të lartë, miqësore-me-mjedisin dhe pa papastërti dhe grimca të huaja. Për të diversifikuar shijen e vaktit, shtoni fruta të freskëta, arra, kanellë, krem, ose kos me yndyrna të pakta në përzierje.

8. Do të keni lëkurë më të shëndetshme

Tërshëra është ideale për trajtimin e kushteve inflamatore, si ekzemat ose irritimet, dhe gjithashtu promovon lëkurë të shëndetshme. Vetitë unike të tërshërës rrjedhin nga prania e një shumëllojshmërie të gjerë të vitaminave dhe elementëve ‘luftues’ në përbërjen e saj. Zinku ndihmon në pastrimin e lëkurës dhe largimin e toksinave dhe komponimeve të tjera të dëmshme.

Ajo gjithashtu në mënyrë efektive ngushton poret dhe ka një efekt rinovimi. Hekuri është një nga elementët më të rëndësishëm për ushqimin dhe ngopjen e lagështirës në qelizat e lëkurës. Mangani heq ënjtjen dhe inflamacionin dhe gjithashtu nxit shërimin e shpejtë të lëkurës pas plagëve, djegieve dhe mikro-lëndimeve të tjera. Magnezi normalizon qarkullimin e gjakut dhe siguron një rinovim të dukshëm të qelizave të lëkurës.

7. Muskujt tuaj do të marrin më shumë proteina

Një vakt ose rreth 8 lugë tërshëra, i japin trupit tuaj 15% të sasisë ditore të rekomanduar të proteinave. Mos harroni për vitaminën E, antioksidantë, dhe glutamine, të cilat ndihmojnë në rigjenerimin e fibrave të muskujve më shpejt.

6. Nivele të larta të antioksidantëve

Tërshëra është e pasur me antioksidantë – njëri prej të cilëve është Avenanthramides – të cilat ndihmojnë në lehtësimin e kruajtjeve, inflamacion dhe presionin e gjakut. Ato përmbajnë beta-glucan, që ul sheqerin në gjak. Efekti i tyre rritet me praninë e vitaminës C. Nuk është rastësi ai kombinimi i lëngut të portokallit me tërshërë në vaktin e mëngjesit.

5. Do të jeni plot me energji

Tërshëra është e pasur me karbohidrate dhe siguron më shumë energji për trupin. Është e rekomanduar që të konsumoni një tërshërë pak të thatë, pasi do të ndiheni të kënaqur për një kohë më të gjatë, duke shmangur nevojën për ushqime të tjera.

4. Do të humbni peshë

Konsumi ditor i tërshërës ndihmon në përmirësimin e metabolizmit, duke përshpejtuar humbjen e peshës. Mëngjesi i bazuar në tërshërë gjatë një periudhe të gjatë kohore na lejon të përmbahemi nga marrja e kalorive të tepërta.

Karbohidratet e ngadaltë që gjenden në të, na lejojnë të rregullojmë oreksin dhe ankthin dhe të mbajmë nivele normale të sheqerit në gjak. Ushqyesit në të nuk përshpejtojnë vetëm metabolizmin tonë, por gjithashtu parandalojnë akumulimin e yndyrës dhe toksinave në trup, dhe na pengojnë shtimin në peshë.

3. Niveli i kolesterolit do të ulet

Tërshëra përmban një fibër të quajtur beta-glucan, e cila ndihmon në zvogëlimin e kolesterolit në trup.

Për shkak të acidit linoleik dhe fibrave të tretshme të përfshira në tërshërë, kjo ndihmon në uljen e nivelit të triglicerideve dhe kolesterolit të keq në gjak. Këto lëndë ushqyese “pastrojnë” mbetjet e yndyrës nga muret e arterieve dhe mbrojnë trupin tonë nga zhvillimi i sëmundjeve të tilla serioze si ateroskleroza, ataku në zemër apo infarkti.

2.Do ta çoni në zero rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Tërshëra është e pasur me yndyrna të mira të shëndetshme që mbështesin qelizat e zemrës dhe sistemin e qarkullimit të gjakut. Në sajë të antioksidantëve të pranishëm në tërshërë, mundësia e dëmtimit të mureve të enëve të gjakut nga radikalet e lira (“ngjitja”) është e zvogëluar.

1.Do të çliroheni nga problemet me tretjen

Ekspertët rekomandojnë të hahen fibra çdo ditë – diku te 25 deri në 35 gram – pasi kjo është ideale për tretje të mirë. Vetëm një pjesë e vogël tërshëre përmban 1/5 e marrjes së rekomanduar të përditshme të fibrave.

Kjo është arsyeja pse tërshëra është e përkryer për rutinën tuaj të përditshme, për të mos përmendur se fibrat do t’ju ndihmojnë të mbani funksionimin e duhur të zorrëve dhe, në këtë mënyrë, ju pengojnë të lodheni.

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix7 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix7 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix7 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix7 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook