Lidhu me ne

Letersi

Analizë e romanit ” Xha Gorio “

Xha Gorio – Balzak, Analize e Plote!

xha gorio balzak

Lloji dhe Periudha Letrare

Vepra e Xha Gorioit i perkët romanit të shkruar nën frymën e realizmit kritik. Realizmi kritik është drejtimi letrar, i cili ka për qëllim pasqyrimin me besnikëri të jetës, zbulimin e kontradiktave të ndryshme, por që nuk i jep atyre rrugëzgjidhjen përgjegjëse.

Tematika në romanin “Xha Gorio”

Rreziku i shkatërrimit të familjes, vë në pikëpyetje themelet e shoqërisë, ekuilibrat e së ardhmes, një mesazh aktual edhe në kohën e sotme. Kjo temë është temë universale pra, për cdo kohë e për cdo vend.

Subjekti i romanit “Xha Gorio”

Në qendër të romanit është figura e xha Gorioit, e babait fatkeq, që u sakrifikua për të bijat mosmirënjohëse. Ai është një nga personazhet baballarë më fatkeqë të letërsisë botërore, pas mbretit Lir të Shekspirit. Ai vuan nga dashuria për të bijat, të cilat nuk e përfillin as në shtratin e vdekjes. Lumturia për heroin është qoftë dhe një vëmendje mizerabël e të bijave. Por ai nuk e merr as këtë thërrime, edhe pse ka bërë gjithcka për to, deri në vetëshkatërrimin e tij të plotë.

Në fund Gorioi nuk do të vdesë, vetëm e vetëm mos tu shkaktojë dhimbje vajzave të veta. Vetëm pak para minutave të vdekjes plaku Gorio guxon të shikojë të vërtetën në sy. Gorioi i thoshte Rastinjakut të vërtetën, të cilën e ka fshehur aq gjatë jo vetëm prej të tjerëve, por edhe prej vetvetes. Heroi pranon se ato të dyja kane një zemër guri, se me para mund të blesh gjithcka madje edhe dashurinë e bijave dhe se ai i ka dhënë gjithë jetën atyre, e tani ato nuk duan t’i japin qoftë dhe një orë. Për të gjitha këto ngjarje, ai fajëson veten e tij.

Mospërfillja e vajzave nuk është thjesht ves i tyre, por ves i një shoqërie që po shkon drejt një degjenerimi moral.

Të jesh në shoqërinë e lartë aristokrate dhe të kesh turp nga babai i varfër e i paditur, është për Balzakun “Shembja e Botës”.

Vendi ku zhvillohen ngjarjet:

Pensioni Voker është mjedisi kryesor ku zhvillohen ngjarjet e romanit. Ai është një hotel për të varfërit në Paris, ku vijnë të takohen njerëz të kategorive të ndryshme, të cilët vërtet s’kanë ndonjë lidhje me njëri – tjetrin, por është pensioni që ata i familjarizon. Për të depërtuar në thellësinë e këtij mjedisi balzakian, duhet të kapet një kuptim i dyfishtë i personazheve dhe i mjediseve ku ata veprojnë.  Balzaku pensionin Voker e ndan në katër kate. Në këto kate të ndryshme jetojnë personazhet e romanit në akord me vendin që zënë në shoqëri, duke u mbështetur kryesisht në gjendjen financiare.

Personazhet e romanit “Xha Gorio”

Cdo personazh sjell një temë dhe një ide të re:

  • Zonja Voker – njeriu mikroborgjez shpirtngushtë, pronaria e hotelit.
  • Bijat e Xha Gorioit: Delfina dhe Anastasia  – jeta mondane me rënien shpirtërore
  • Votreni – inteligjenca e së keqes.
  • Rastinjaku – i riu provincial që, sa më tepër ngjit shkallët e shoqerisë së lartë, aq më shumë humbet vlerat morale.
  • Xha Gorioi – babai fatkeq, që adhuron të bijat; dashuria e tij shndërrohet në një ves.
  • Bajnshon – rruga e së drejtës dhe ndershmërisë, shoku i Rostinjakut
  • De Bosua – cinizmi i shoqërisë së lartë, e afërme e Rostinjakut

Linjat e romanit “Xha Gorio”

Linja tjetër merret me heroin tipik balzakian, Rostinjakun (rritja sociale, karriera). Rostinjaku ishte një djalosh i ri prej një familjeje fisnike provinciale të rënë nakti e në varfëri, i cili ka ardhur në Paris të bëjë karrierë. Me të lidhen edhe tri linja të tjera të romanit. Secila prej tyre shënjon rrugën e mundimshme të jetës për të:

  1. Votreni është njëkohësisht një personalitet enigmatik, tërheqës dhe i papranueshëm; ai propozon rrugën e krimit si mundësinë më të shpejtë të pasurimit dhe të ngritjes në pozitë shoqërore. Rastinjaku duhet të dashurohet e të martohet me Viktorinën, një vajzë krejt të pavënë re, ndërkaq qe tjetri, një njeri pa pikë lidhje me ta, do të vrasë në të njëjtën kohë, vëllain e saj, dhe vetëm atëherë ajo do të bëhet trashëgimtare e miliona frangave të të atit, Tajferit. Votreni është një filozof në mënyrën e vet. Ai e mëson Rastinjakun: “Nëse në shoqërinë e lartë nuk lëshohesh si bombë, atëherë duhet të depërtosh si epidemi.”  Rastinjaku luhatet, por nuk vendos ta pranojë ofertën. Kjo rrugë duket shumë e rrezikshme. Votrenin e ndjek dhe e arreston policia, ai del se është i arratisur nga burgjet.
  2. Rruga tjetër e mundimshme për Rastinjakun paraqitet në figurën e Bjanshonit, mjekut të shquar. Kjo është rruga e ndershme e punës në jetë, por ajo të con shumë ngadalë drejt suksesit.
  3. Rrugën e tretë ia propozon kontesha De Bosean: duhet t’i flakësh përfytyrimet romantike mbi nderin, dinjitetin, fisnikërinë, dashurinë, duhet të armatosesh me cinizëm, të veprosh nëpërmjet femrave mondane, pa iu dhënë seriozisht asnjërës prej tyre. Vikontesha e thotë këtë me dhimbje e sarkazëm, por vetë ajo nuk mundet te jetojë ashtu, prandaj dhe e braktis duke i dhënë fund jetës. Rostinjaku zgjedh këtë rrugë. Ishte Xha Gorioi që e solli atë në këtë zgjedhje, prandaj dhe romani merr këtë emër.

Vecori të krijimit

Marrëdhëniet personazh-mjedis jepen në varësi të njëri-tjetrit. Ndërmjet personazheve e mjediseve ka përplasje pasionesh dhe interesash.

Vecori të stilit të Balzakut

  • Struktura shumë-funksionale me linja paralele.
  • Personazhet rishfaqen në varësi të rimarrjes së temave dhe ideve.
  • Përshkrimi i hollësishëm.
  • Dramaciteti i theksuar që con ngjarjen në pikën kulmore.
  • Kontrasti: Tragjedi në jetë – Komedi në art.

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix6 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix6 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix6 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore6 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix6 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix6 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook