Lidhu me ne

Mix

Kur burrat janë shterpë/ ja faktorët dhe trajtimet për infertilitetin te meshkujt

fetirlrt

Steriliteti përcaktohet si paaftësi për të ngjizur një fëmijë pas një viti jete seksuale të pambrojtur. Papjellori nuk do të thotë që nuk do të kesh kurrë mundësi të bëhesh më fëmijë, por që për disa arsye, do e kesh më të vështirë se shumica. Papjelloria shkaktohet nga shumë faktorë, ose thjeshtë nga sistemet riprodhuese si të mashkullit ashtu edhe femrës.

Nëse ti dhe partneri mundoheni të keni një fëmijë prej më shumë se një viti, pa sukses, atëherë është shumë e rëndësishmë QË TË DY JU, të vizitoni sistemin tuaj riprodhues. Në shoqëritë patriarkale, ku mungon informacioni, është shumë e zakoshme, që të fajësohet gruaja për situata të tilla, por mundësia se burri është shterpë është gjithashtu po aq e lartë sa dhe femra


Faktorët e infertilitetit te burrat


Ndoshta të ka ndodhur që ke dëgjuar djem apo burra që kanë bërë batuta të ndryshme mbi pamundësinë për të patur fëmijë, pasi kanë pësuar një goditje në testikuj. Kjo mund të jetë një arsye apo faktor që ndikon në infertilitet. Goditje të vazhdueshme dhe të përsërituta në testikuj mund të ndërhyjnë në prodhimin e spermës dhe padyshim që për të patur fëmijë duhet një spermë e shëndetshme.

Të tjerë faktorë që mund të ndërhyjnë në cilësinë e spermës janë pijet alkolike, duhani, drogat, mbipesha, ekspozimi ndaj metaleve të rënda, kimikatet, rrezet x, kanceri dhe trajtimet kundër tij, stresi, medikamente, probleme me hormone por dhe infeksionet seksuale. Problematikat e cilësisë së spermës nuk janë të vetmet që çojnë drejt infertilitetit: sasia e spermës që ejakulohet ka gjithashtu rëndësi.

Një sasi sperme e ejakuluar përmban të paktën 39 milionë spermatozoidë. Kështu që nëse ke probleme me ngjizjen duhet patjetër të kontrollosh sasinë dhe cilësinë e spermës.


Trajtime për infertilitetin te burrat


Disa shkaqe të infertilitetit të burrat mund të përmirësohen duke rregulluar stilin e jëtes. Ushqim i shëndetshmë, aktivitet fizik, gjumë i rehatshëm, abstinencë në alkol dhe droga, reduktim i stresit, dhe një jetë e shëndetshme në përgjithësi, ndihmojnë në një prodhim më cilësor të spermës. Duhet të mundoheni të evitoni goditje apo temperatura shumë të larta në testikuj, mbathje të ngushta apo laptopët e ngrohtë mbi organin riprodhues.

Të gjitha këto e ngrejnë shumë temperaturen në zonën e testikujve, por në një mënyrë të dëmshme. Evitoni kontaktin me kimikate, metale të rënda, rrezatime dhe substanca të dëmshme dhe toksike. Testohuni rregullisht sidomos për sëmundje seksualisht të trasmetueshme, apo për çdo infeksion apo shqetësim që keni apo merrni. Kini parasysh që infertiliteti mund të jetë dhe pasojë e ndonjë efekti anësor i ndonjë ilaçi, operacioni apo sëmundje që keni. Nëse jeni të shqetësuar për të ardhmen mund të ngrini spermën në një bankë sperme.

Tabu Blog

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook