Lidhu me ne

Mix

Ku dallojnë katolikët nga ortodoksët?

Papa Françesku dhe Patriarku Bartolome i Kostandinopojës

Krishtërimi si fe është krijuar në shekullin e parë, dhe pas gati katër shekuj deri në ditët e sotme është bërë feja predominuese në botë. Katolikë, ortodoksë dhe protestantë, pavarësisht dasive rituale, besojnë të gjithë tek Zoti dhe Jezusi si bir i tij.

Në vitin 1054 ndodh ndarja e parë e madhe e kishës. Ndarja mes kristianëve të perëndimit dhe atyre të lindjes, e ndau krishtërimin në dy pjesë: në katolikë dhe ortodoksë.

Në shekullin e 16-të, katolicizmi u nda edhe një herë, dhe lindi protestantizmi me pasojat e tij politike dhe revolucionare.

Diferencat mes këtyre tre shizmave janë disa. Tek katolikët njohin vetëm një kishë universale. Të gjitha kishat katolike, pavarësisht kontinentit apo shtetit, janë në komunikim mes tyre, ndajnë një fe, doktrinë dhe rite të përbashkëta, dhe njohin Papën si lider të saj.

Kisha ortodokse, është e ndarë në kishën ortodokse gregoriane, kisha greko-ortodokse, kisha serbe, kisha rumune, kisha shqiptare, etj.

Ndërsa protestantët besojnë se vetëm Bibla është shfaqja e Zotit tek njerëzimi. Nuk pranojnë rregullat e kishës katolike dhe Papën. Prej këtej ka ardhur edhe emri, si protestues kundër autoritetit të Papës, si dhe kundër ekzagjerimeve fetare, apo ikonave, pagëzimit të fëmijëve, etj, si rregulla të shpikura nga njerëzit dhe jo nga Zoti. Ata ndjekin vetëm Biblën.

Ku dallon kisha Katolike nga ajo Ortodokse?

Ndarja e parë formale mes kishës së perëndimit dhe asaj të lindjes u krye në vitin 1054. Për shumë studiues, kjo ishte një ndarje gjeo-politike: Nga njëra anë u vendos kisha e grekë-folësve, “Roma e Lindjes”, që ndryshe u njoh Bizant ndërsa perëndimi u përfaqësua nga Roma, folësit e gjuhës latine.

Tensionet u rritën në shekullin XI kur Normanët katolikë pushtuan pjesën grek-folëse të jugut të Italisë duke u imponuar rregullat latine.

Patriarku i Kostandinopojës reagoi menjëherë duke ndaluar çdo ritual latin në qytetin e tij. Papa dërgoi një delegacion në Kostandinopojë për të qetësuar situatën, por shefi i këtij delegacioni, Kardinali Humbert, përjashtoi nga bisedimet stafin e Patriarkut.

Ai bëri të njëjtën gjë me vizitorin. E përmbledhur, një ndër arsyet e lindjes së fesë ortodokse, ishte mendimi se katolicizmi po liberalizohej shumë si besim fetar, ndaj të krishterët duhet të kishin një besim të ri sipas udhëzimeve të vërteta hyjnore.

Prej asaj kohe, të dy fetë u ndanë përfundimisht. Dallimi i parë qëndron që te kryqi i përdorur si simbol. Katolikët kanë kryqin ku u kryqëzua Jezusi, të thjeshtë e pa konture. Nga ana tjetër, ortodoksët përdorin një kryq tjetër, që vjen pak më i harkuar në katër cepat e tij dhe me një shtesë në pjesën e sipërme.

Sot, meshat e mbajtura nga ortodoksët zgjasin deri në dy orë, ndërsa ato të katolikëve janë shumë më të shkurtra.

Në rastin e Krishtlindjes, katolikët e zhvillojnë meshën në mesnatë duke pritur datën 25 dhjetor, ndërsa ortodoksët meshën e bëjnë në mëngjesin e datës 25.

Priftërinjtë katolikë e kanë të ndaluar të martohen, ndërsa ata ortodoksë jo. E gjithë feja katolike ka një hierarki të përqëndruar, ku maja e pushtetit është në Vatikan.

Ndryshe ndodh me ortodoksët, të cilat kanë kisha të pavarura nga njëra-tjetra. Kishat më të fuqishme ortodokse janë ato ruse, serbe dhe greke. Edhe kisha ortodokse e Shqipërisë është zyrtarisht e autonome.

Përsa i përket martesës, për ortodoksët as vdekja nuk mund të ndajë përfundimisht lidhjen mes ty bashkëshortëve. Këtë fuqi e ka vetëm Peshkopi, i cili nëpërmjet vendimit të tij mund të ndajë një martesë. Ndryshe nga ortodoksët, për katolikët lidhja martesore mbaron në momentin e vdekjes. Kujtoni frazën e famshme “Deri sa vdekja të na ndajë.”

Ortodoksët nuk besojnë në Purgator, edhe pse i ftojnë njerëzit në lutje për shpirtin e të vdekurve. Në të vërtetë thuhet se pas vdekjes, në rrugën e tij drejt afrimit me Zotin, shpirti duhet të kalojë disa pika bllokimi.

Gjatë kësaj rruge, shpirti do të takojë ata që quhen “djaj të ajrit”, ndaj të cilëve nuk duhet të bjerë pre. Për katolikët dihet se ata besojnë se shpirti i njeriut mund të shkojë në Purgator, Parajsë apo Ferr.

MË TEPËR

Mix18 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix18 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix18 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix18 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix18 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix18 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix18 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix18 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix18 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar18 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook