Lidhu me ne

Radar

Bill Gates paralajmëron për pandeminë e ardhshme: Nuk është lia e majmunit


Miliarderi, themeluesi i Microsoft-it, Bill Gates, ka paralajmëruar se pandemia e ardhshme mund të lindë nga një ‘virus për të cilin ne tashmë kemi njohuri’, në një intervistë me ‘El Diario’ të dielën.

Ai shtoi se ka një mundësi 50% që murtaja tjetër të shfaqet brenda 20 viteve. Përveç një virusi të njohur, pandemia e ardhshme mund të jetë një agjent bioterrori i krijuar nga njeriu, ose ‘diçka që vjen nga bota natyrore’ për shkak të ndryshimeve klimatike, tha ai. Përpjekjet filantropike të Gates përqendrohen kryesisht në vaksinimin dhe ndryshimin e klimës.

Për të shmangur pandeminë e ardhshme, vendet duhet të shpenzojnë miliarda dollarë për kërkimin e patogjenëve të mundshëm, sugjeroi Gates, duke bërë thirrje për krijimin e një ekipi prej 3,000 specialistësh me një detyrë të tillë në librin e tij të botuar në fillim të këtij muaji.

Task-forca, e titulluar me akronimin e zgjuar GERM (Përgjigjja dhe Mobilizimi i Epidemisë Globale), do të financohej nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila do të kërkonte një 1 miliard dollarë shtesë në vit – një rritje buxhetore prej 25% – në mënyrë që të mund të jetë vazhdimisht e hapur për shpërthime të mundshme.

Ndërsa media e lodhur nga Covid e ka kapur linë e majmunëve si murtajën e ardhshme vrasëse, Gates hodhi poshtë potencialin e saj për të shkatërruar njerëzimin, duke vënë në dukje ‘ka shumë pak mundësi’ që lia e majmunit të bëhet ‘pandemia tjetër e madhe’.

Në të vërtetë, Gates nuk e përjashtoi plotësisht mundësinë që lia e majmunit të shndërrohej në diçka më të keqe, duke vënë në dukje se ishte e nevojshme të ruhej vigjilencë sepse qindra raste të virusit ishin shfaqur në Evropë, ku normalisht nuk gjendet.

Grupet e para të lisë së majmunëve në Evropë këtë vit u shfaqën te njerëzit që kishin udhëtuar në Afrikën Perëndimore, ku sëmundja është endemike, dhe u shfaqën pothuajse ekskluzivisht te meshkujt homoseksualë dhe biseksualë.

OBSH, e cila mbajti një takim urgjent për linë e majmunëve javën e kaluar, ka dërguar mesazhe të ngjashme për këtë temë. Shefja e Përgatitjes dhe Parandalimit për Epideminë dhe Pandeminë e agjencisë Sylvie Briand tha të premten se rastet e diagnostikuara ishin vetëm ‘”maja e ajsbergut’ dhe se ‘shumë raste të tjera’ po fshiheshin në të njëjtën kohë duke i siguruar njerëzit se ‘kjo nuk është një sëmundje për të cilën duhet të shqetësohet publiku i gjerë’ sepse nuk përhapet shpejt si Covid-19.

Manjati i softuerit i kthyer në manjat vaksinash paralajmëroi në fillim të këtij muaji se koronavirusi i ri nuk kishte përfunduar ende me njerëzimin, duke sugjeruar se bota ishte ‘ende në rrezik që kjo pandemi të prodhon të tjera nnëlloje që mund të jeë më ngjitës e vrastarë’.

Lloji më i fundit i përhapur gjerësisht i Covid-19, omicron, ishte dukshëm më pak fatal se paraardhësit e tij, duke bërë që disa ta shpallnin pandeminë të mbaruar ose të pranonin se kishte arritur statusin endemik, si gripi.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Alma Bektashi flet për divorcin: S’jam as e para, as e fundit, jeta vazhdon!

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar Alma Bektashi pas një kohe të gjatë ka dhënë një...

Mix2 ditë më herët

Plakat e Prillit “trazojnë” motin çdo pranverë, si lindi legjenda që njihet në gjithë Ballkanin

Pothuajse të gjithë e keni dëgjuar që ekziston një legjendë për shiun dhe motin e keq në javën e fundit...

Radar3 ditë më herët

Deklarata skandaloze në emisionin e Arjan Çanit: Gjeneralët e Kosovës kanë qenë kriminelë lufte, njëlloj si Mlladiçi e Radoiçiçi

Shpendi Gashi, një ish-pedagog në Universitetin e Tiranës, ka bërë një deklaratë skandaloze në emisionin e moderatorit Arjan Çani, ku...

Kryesore4 ditë më herët

Fjalia e Xhaçkës që shkallmoi çdo propagandë të PS!

Shkruar nga Irena BeqirajXhaçka dhe Rama Nuk di sa duar do të duhet të puthin e sa tallava do të...

Mix4 ditë më herët

Cila nga shenjat e horoskopit tradhton më shumë?!

A është Dashi tradhtar? 34% e njerëzve të kësaj shenje tradhtojnë. A është Demi tradhtar? Shenja më sensuale, por që...

Radar4 ditë më herët

Shenja e parë se tagri i PS-së qëndron mbi Kushtetutën

Ish-ministrja Olta Xhaçka ka dalë Top-Channel që të bilbilojë për demokracinë dhe rendin kushtetues. Sipas saj parlamenti dëshmoi se mban...

Mix4 ditë më herët

Zbuloni 6 arsyet që ju bëjnë të ndiheni të lodhur

Është normale të ndihesh i/e lodhur pas një nate me gjumë të trazuar, pasi jeni çuar herët në mëngjes ose...

Mix4 ditë më herët

Mit apo e vërtetë: A sëmuresh nga gluteni?

Picat, ëmbëlsirat, buka, makaronat, të gjitha përmbajnë zakonisht grurë, elb ose thekër. Kështu që kanë edhe gluten. Pjesës më të...

Mix5 ditë më herët

Bora Zemani dhe shtatzënia “fake” për klikime

Me duart mbi bark, Bora Zemani ngjalli dyshime ne promon e puntatës së radhës së emisionit të saj, “Cherry On...

Mix5 ditë më herët

Alketa Vejsiu goditet me kanaçe ndërsa ishte live në skenën e “X Factor”

Moderatorja Alketa Vejsiu është përballur me një incident mbrëmjen e djeshme gjatë konkursit të muzikës “X Factor Albania”. Drejt saj...

Facebook