Lidhu me ne

Mix

Sa gjatë mund të jetojë një person? Shekulli XXI mund të thyejë rekorde

Life is Meaningless - Christian Espinosa

Numri i njerëzve që jetojnë mbi moshën 100 vjeç është në rritje prej dekadash, dhe sot këtë kufi e kanë kaluar janë gati gjysmë milioni njerëz në të gjithë botën. Megjithatë, ka shumë më pak njerëz që jetojnë në moshën 110 vjeçare ose edhe më gjatë.

Personi me moshë më të madhe Zhanë Kalme nga Franca ishte 122 vjeçe kur vdiq në vitin 1997. Aktualisht personi më i moshuar në botë është 118-vjeçarja Kane Tanaka nga Japonia. Sipas një studimi më të fundit nga Universiteti i Uashingtonit, një jetëgjatësi e tillë ekstreme ka të ngjarë të vazhdojë të rritet dalëngadalë deri në fund të këtij shekulli, dhe vlerësimet tregojnë se është e mundur një jetëgjatësi prej 125 apo edhe 130 vjetësh.

“Njerëzit janë të magjepsur nga ekstremet e njerëzimit, pavarësisht nëse ai shkon në Hënë, se sa shpejt vrapon dikush në Lojërat Olimpike, apo edhe sa gjatë mund të jetojë një njeri”- thotë autori kryesor i studimit Majkëll Pirs një doktorant në fushën e statistikave në këtë universitet.

Studimi i ri, i botuar në “Demographic Research”, përdor modelimin statistikor për të shqyrtuar ekstremet e jetës njerëzore. Me kërkimet e vazhdueshme mbi plakjen, perspektivat e zbulimeve të ardhshme mjekësore dhe shkencore, dhe numrin relativisht të vogël të njerëzve që kanë arritur vërtet moshën 110 vjeç ose më shumë, ekspertët kanë debatuar mbi kufijtë e mundshëm të asaj që referohen si mosha maksimale e raportuar e vdekjes.

Ndërsa disa shkencëtarë argumentojnë se sëmundjet dhe përkeqësimi i qelizave themelore çojnë në një kufi natyror të jetëgjatësisë së njeriut, të tjerët pohojnë se nuk ka një kufi, siç dëshmohet nga mbi 100 vjeçarët që po thyejnë rekorde.

Pirs dhe Adrian Rafteri, profesor i sociologjisë dhe i statistikave në Universitetin e Uashingtonit, përdorën një qasje tjetër. Ata shtruan pyetjen se cila mund të jetë jetëgjatësia më e gjatë individuale e njeriut në të gjithë botën deri në vitin 2100.

Duke përdorur statistikat Bayesian-e, një mjet i zakonshëm në statistikat moderne, studiuesit vlerësuan se rekordi botëror prej 122 vjetësh do të thyhet thuajse me siguri, me një gjasë të madhe që një njeri mund të jetojë diku midis 125 dhe 132 vjet.

Për të llogaritur probabilitetin e të jetuarit pas moshës 110 vjeç, Rafteri dhe Pirs iu drejtuan Bazës së të Dhënave Ndërkombëtare mbi Jetëgjatësinë, të krijuar nga Instituti Maks Plank për Kërkime Demografike. Kjo bazë të dhënash gjurmon personat mbi 100 vjeç nga 10 vende evropiane, plus Kanadaja, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara.

Studiuesit vlerësuan se ka rreth 100 për qind probabilitet që rekordi aktual i moshës maksimale të raportuar, 122 vite e 164 ditë nga Zhanë Kalme të thyhet një ditë. Ndërkohë ka shumë mundësi që një person që jetojë më gjatë, për shembull 124 vjeç (99 për qind probabilitet) apo madje edhe 127 vjeç (68 për qind probabilitet).

Një jetëgjatësi edhe më e madhe është e mundur, por ka vetëm 13 për qind probabilitet që dikush të jetojë deri në moshën 130 vjeçare.“Është jashtëzakonisht e pamundur që dikush të jetojë deri në 135 vjeç brenda këtij shekulli”-thotë Rafteri.

Njerëzit që arrijnë një jetëgjatësi ekstreme janë ende mjaft të rrallë, saqë përfaqësojnë një popullatë të zgjedhur, shton ai. Edhe me rritjen e popullsisë dhe me përparimet e dukshme në aspektin e kujdesit shëndetësor, ekziston një rritje e madhe e shkallës së vdekshmërisë pas një moshe të caktuar.

“Nuk ka rëndësi se sa vjeç janë. Pasi arrijnë moshën 110 vjeç, ata vdesin me të njëjtin ritëm. Ata kanë kaluar të gjitha gjërat e ndryshme që iu sjell jeta, siç janë për shembull sëmundjet. Dhe në fund vdesin për arsye që janë disi të pavarura nga ato që prekin më të rinjtë. Ky është një grup shumë i përzgjedhur i njerëzve me një fizik shumë të fortë”-thotë ai.

MË TEPËR

Mix23 orë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix23 orë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix23 orë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar23 orë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar23 orë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix23 orë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix2 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix2 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix2 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix2 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook