Lidhu me ne

Mix

10 filmat aksion më të bukur

10 filmat aksion më të bukur

Kinemaja që në lindjen e saj, pastaj përgjatë tërë viteve që erdhën dhe deri më sot, ka qenë një tendosje ndërmjet teatrit dhe cirkut, Charlie Chaplin[1] dhe Harry Houdini[2], artit dhe argëtimit.

Zhanri kinematografik që merr përsipër t’i njësojë këto të dy anë është zhanri aksion. Një zhanër që për fatin e tij të keq gjithmonë është nënvlerësuar nga kritika dhe ndonëse ka sjellë fitime asnjëherë nuk ka qenë fenomen blockbuster (super fitimprurës).

Viti 2015 sikur i ka përmbysur këto klishe me Furious 7. Tre javë pas premierës botërore me 2 prill, ka sjellur të ardhura një milard dollarë[3], qendron me vlerësim 8 yje në IMDB dhe 82% në Rotten Tomatoes. Siç duket deklarata e Vin Diesel se ky film do siguroj statuj në Ceremoninë Oscar, mund të provohet e vërtetë[4]. Sikur të mos mjaftonte parimi ‘seksi shet’ tani po mësojmë se ‘vdekja shet më shumë’. Imagjinoni për herët që do vdesin SchwarzeneggerStallone apo Van Damme përgjatë xhirimit të The Expendables se çfarë do na shohin sytë.

Duke lënë optimizmin mënjanë, filmat aksion nuk kanë qenë gjithmonë thjesht një paradë ‘vrit e prit’. Përgjatë viteve 90-të në Shqipëri ato quheshin ‘përralla me mbret’ dhe kur e mendon sot, kupton se ishte një kompliment. Për më tepër, me përjashtim të ndonjë Scarface (1983), filmat aksion nuk i shihnin çunat e fortë. Ishin filma për qullacat! (Mos u mërzisni!)

Këto janë 10 filma aksion që subjektivisht kanë provuar që janë kult, kontekstualisht në Shqipëri janë hite të paharrrueshme, nuk janë me ‘1,2,3,4,5 …’ nga pas dhe gjithmonë ia vlen t’i shohësh që të të zëri gjumi rehat.

  1. Above the Law (1988)

Ky film është debutimi i aktorit Steven Seagal me bashkëprotagonist Sharon Stone. Në fakt filmi më i vlerësuar i këtij grand mjeshtri të Aikido (disiplinë në arte marciale), muzikanti, regjisori, figure publike, është Under Siege (1992). Megjithatë në këtë film ai do të pagëzohej me emrin e personazhit të tij Nico, aq sa shumë nuk do njihnin më me emrin e tij të vërtetë. Nga këtu do niste legjenda e Nico që i rreh të gjithë të këqinjtë e nuk merr qoftë edhe një shpullë.

  1. Dragon: The Bruce Lee Story (1993)

Para se të gjithë të qanin me vaj vdekjen e aktorit Paul Walker, ishte Bruce Lee që do e ftonte vdekjen në kinematografi. Ai do humbiste jetën përgjatë xhirimeve të filmit me titullin fat thënës Game of Death (1972). Një vdekje për të cilën ka shumë të pathëna e që janë ngritur shumë legjenda. Filmi bio epic për Bruce Lee, karakteri i të cilit portretizohet nga i biri Brandon Lee, e bëri këtë figurë sinonim të forcës fizike dhe dyluftimit.

  1. Desperado (1995)

Askush s’do e kujtoj Antonio Banderas se duroi për 20 vite problemet dhe zërin acarues të ish gruas Melanie Griffith, bëri reklama të lodhura për çëmçakëzat, apo se u bë komunist në pleqëri. Të gjithë do e kujtojmë për El Mariachi. Pas Odës së Gëzimit së Bethovenit dhe melodisë Nokia Tune, melodia më e njohur është e Desperado, kënga pjesë e kolonës zanore të filmit.

  1. The Rock (1996)

Në listën e burgjeve me famë në tërë historinë e tyre është me siguri Alcatraz, i gjendur në ishullin me të njëjtin emër pranë San Francisco. I njohur zyrtarisht se prej të cilit nuk është arratisur askush dhe është burgu ku ka qendruar Al Capone, filmi The Rock do kontribonte në legjendën e burgut. Sean Conery në një moshë të thyer arrin të kthej më mirë se në rininë e tij në rolin e agjentit Bond, magjinë e një agjenti spiun.

      5. Face/Off (1997)          

Para se të fillonte serinë e filmave dështakë, Nicolas Cage ishte “Lord of War” i filmave aksion. Filmi ku ky aktor u bë kult aq sa u shndërrua edhe meme nëpër rrjetet sociale ishte Face/Off. Sëbashku me John Travolta si bashkëprotagonist, në film është dhe një kast aktorësh minorë, por që i rrijnë shumë mirë roleve të tyre. I ngjeshur me situata, filmi nuk ka as edhe një fragment ku lëshon pe dhe që mund të pritej në montazh pa e cënuar filmin si të tërë. Regjisori nga Hong KongJohn Woo, me mjeshtëri tregon sesi mund të luash me ekzagjerimin duke i qenë i besueshëm për shikuesin. Një meritë që kinemaja aksion sot e ka humbur tërësisht. Loja me kufijtë e imagjinatës gjithmonë rrëshket në gërvishtje për syrin.

      6. Con Air (1997)

Ky film në letër ka recetën më të mirë për çfarë mund të kërkosh nga një film aksion. Ke John Malkovich për mendjen gjeniale e dalë nga binarët, Nicolas Cage për skenat aksion, Steve Buscemi për perversin që drithëron ajrin, dhe John Cusack si bukurosh. Është si një tavolinë buffet ku të gjithë gjejnë atë që kërkojnë.

       7. The Saint (1997)

Në listën e aktorëve që bëhen aq njësh me personazhin e tyre sa publiku nuk arrin t’i shohi dot më në role të tjera është Val Kilmer. Në rolin e Jim Morrison tek bio epic The Doors (1997) ai arriti majat, por humbi shumë nga krijimtaria e tij në vazhdim. Megjithatë, një film i Val Kilmer i injoruar kriminalisht është The Saint. Aty ai krijon një (multi) personazh unikal dhe romantik në botën e spiunazhit, që është jashtë tërë sterotipeve banale alla Bond.

       8. Armageddon (1998 )

Çfarë ndodh kur vajza quhet Liv Tyler, i ati i vajzës është Bruce Willis, miku i babait quhet Steve Buscemi, dhe djali është Ben Affleck. Ose djali është Batman, ose tokës po i drejtohet një asteroid. Nëse do jeni duke dëgjuar Aerosmith në sfond, dijeni që është Armageddon. Sa hërë do lexojmë se ndonjë popull i zhdukur ka parashikuar fundin e botës apo ndonjë astrofizikant sheh asteroide në horizont drejtuar tokës, nuk mërzitemi se NASA do na shpëtoj me siguri.

       9. Gone in 60 Seconds (2000)

Nuk ka mashkull që ia ka haberin sadopak automobilizmit që nuk e njeh emrin Eleanor. Nuk është top modele, as aktore e famshme dhe as ndonjë emër i çuditshëm për gjenitalet. Bëhet fjalë për

autoveturën sportive të markës Ford Mustang e vitit 1971. Falë këtij filmi ky emër është shndërruar në sinonimin e ëndrrës më të lagësht të çdo qejfliu makinash.

      10. Romeo Must Die (2000)

Ky film do të shënonte nisjen dhe shuarjen e dy yjeve të botës së entertainment. Këtu zbulohet për të gjithë për herë të parë emri i aktorit dhe mjeshtrit të arteve marciale Jet Lii. Gjithashtu ishte filmi i parë dhe i fundit për këngëtaren e gjithëvlerësuar Aaliyah. Kjo e fundit e ndarë nga jeta në moshën 22 vjeçare, një vokal sopranoje pretendente për titullin e mbretëreshës në R&B dhe Pop. Filmi do mbahet mend për lidhjen e bukur të kulturave afro-amerikane me aziatike dhe urbane amerikane me mafian kineze. Një nga të parët që e nisi këtë formulë, që më pastaj regjisorë si Tarantino e përsosën.

MË TEPËR

Mix21 orë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix21 orë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix21 orë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar21 orë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar21 orë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix21 orë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix2 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix2 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix2 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix2 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook