Lidhu me ne

Mix

Nga ndryshon dekafeinato nga kafeina?

Kafeja është një nga produktet më të dashura për njeriun. Ajo arrin të shuajë përgjumjen tek gjithsecili prej nesh dhe të ofrojë një energji të menjëhershme. Për më tepër, kafeja, si ajo me kafeinë apo edhe ajo pa kafeinë, është një burim i shkëlqyer antioksidantësh.

Kafeja dekafeinato nuk përmban kafeinë, ndërsa ajo e zakonshme përmban kafeinë.

Si ndahen?

Kafja është një substancë alkaloide që nxirret nga kokrrat e kafesë dhe gjethet e çajit. Konsiderohet si stimulues që ka ndikim në sistemin nervor qendror siç është truri. Efektet e kafeinës janë të shumëfishta duke nisur me gjallërinë mendore duke e bërë njeriun më vigjilent, aktiv dhe më të përqendruar. Nga ana tjetër, kafeja ka një efekt diuretik, që do të thotë se ajo ndihmon nxjerrjen e lëngjeve jashtë organizmit.

Kafeja me kafeinë nuk i nënshtrohet një procesi prodhimi shumë të sofistikuar siç ndodh me kafenë dekafeinato. Kjo e fundit i nënshtrohet një procesi të quajtur “dekafeinim” që në thelb ka të bëjë me heqjen e kafeinës. Përgjatë këtij procesi, janë përdorur disa përbërës si benzene, dikloromethan apo kloroform. Por për arsye sigurie dhe efekte të padëshiruara, prodhuesit e kafesë zgjodhën një metodë të sigurt për heqjen e kafeinës.

Kjo metodë njihet ndryshe si filtrim. Kokrrat e kafesë zhyten në ujë, më pas, uji që përmban kafeinën bashkë me substancat e tjera të lëshuara nga kokrrat filtrohet nëpërmjet përdorimit të qymyrit të drurit. Uji i filtruar kthehet sërish tek kokrrat e kafesë të cilat më pas thahen duke marrë së bashku aromën e përqendruar në ujë.

Kafeina e nxjerrë gjatë filtrimit shitet tek prodhuesit e lëngjeve të gazuara. Kafeja me kafeinë ka një shije dhe aromë superiore në krahasim me kafenë dekafeinato. Besohet se efektet e padëshiruara të kafesë, siç janë nervozizmi dhe rrahjet e shpejta të zemrës, nuk shmangen plotësisht edhe nëse pini kafe dekafeinato.

Ndërkaq, kafja mund të jetë mbështetja e çdokujt për të qëndruar vigjilent dhe produktivë gjatë ditës. Stimulon sistemin nervor të trupit dhe na ndihmon të përqëndrohemi më mirë. Sigurisht që ka edhe disa dobësi. Ata që konsumojnë shumë kafeinë mund të përjetojnë efekte anësore, duke përfshirë rrjedhën e mendimit dhe të folurit, dridhjet e muskujve, të përzierat, ankthin dhe pagjumësinë.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix2 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix2 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix2 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix2 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook