Lidhu me ne

Mix

Qeparo, plazhi më i bukur i Shqipërisë

Qeparo, plazhi më i bukur i Shqipërisë

Prestigjiozja britanike “The Guardian” zbulon një listë me 40 vendet më të bukura, për ditët rrëzëllitëse të verës nëpër Evropë – ku renditen denjësisht, Shqipëria dhe Mali i Zi.

Mes vendeve që përzgjedh “The Guardian”, për Shqipërinë – ku plazhi më i bukur, konsiderohet “Porto Palermo”, që ndodhet në fshatin Qeparo, Vlorë, shkruhet si më poshtë

Qeparo, një fshat magjik që ofron kombinime spektakolare ngjyrash: bluja e detit, jeshilja e kodrave dhe e bardha e formacioneve shkëmbore gëlqerore nga shpatet madhështore të maleve përreth.

Ka shumë plazhe të fshehura, por edhe ai kryesor, i quajtur Porto Palermo, është bukur, i pazhvilluar dhe i përsosur për t’u çlodhur në guralecë ose për të eksploruar gadishullin shkëmbor aty pranë, ku në krye do të gjeni një kështjellë 200-vjeçare.

Një shëtitje e shkurtër larg bregdetit, hoteli “Stone Beach” (apartamente nga 70 €) ka dhoma me pamje nga jugu, mbi detin Jon”, – thotë “The Guardian”. Ndërsa plazhin më të bukur në Mal të Zi, e përditshmja britanike e ka vlerësuar atë të “Drobni Pijesak”, që ndodhet në afërsi të Budvës.

“Riviera Budva e Malit të Zi është një nga “honeypots” më të mëdha të vendit dhe mund të jetë e vështirë t’iu shpëtosh turmave.

Por, në Drobni Pijesak, pak më në jug, ka ujëra si smerald, të rrethuar nga male të pyllëzuara, shezllongë me qira dhe dy restorantet e plazhit, që ofrojnë bollshëm ushqime vendase të pjekura në skarë. Hotel Riva (dyfish nga 77 € B&B) në Petrovac, aty pranë, ka pamje nga plazhi i qytetit dhe është një shëtitje e shkurtër, nga plazhi popullor “Lucice”.vlen të përmirësohet në një dhomë me pamje nga deti. Ekziston edhe një shteg që shkon nga Petrovac në plazhin ‘Perazica Do”, – shkruan gazeta.

Po sipas “The Guardian”, 5 plazhet më piktoreske të Evropës, ndodhen në Greqi dhe janë: Fteri, Elafonisi, Sarakiniko, Plaka dhe Karavostasi.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix18 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix18 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix18 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix18 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix18 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix18 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix18 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix18 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix18 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar18 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook