Lidhu me ne

Mix

Epoka e mediave sociale, si të mbrohemi

Epoka e mediave sociale, si të mbrohemiFoto ilustruese

Në vitin 2016, filmova një episod të “Black Mirror”, me titull “Nosedive”. Bënte fjalë për një grua me emrin Lacie, e cila jetonte në një botë futuriste, ku çdokush vlerëson dhe rendit ndërveprimet shoqërore. Dhe për ata që nuk e kanë parë, po ju zbuloj diçka. Në episod, kaloj në një krizë nervore për shkak të përpjekjeve që të marr pëlqime nga njerëzit. Për shumë njerëz, ai episod ngjau shumë i njohur.

Deri kohët e fundit, vetëm një pjesë shumë e vogël e popullsisë njerëzore e jetonin jetën e tyre në publik. Dhe, ndërkohë që ende nuk kemi hyrë në botën e Black Mirror, ne gjithësesi jemi futur në një epokë të re. Gjithësecili ka qasje në një audiencë globale.

Ne të gjithë jetojmë në publik. Disa e bëjnë këtë, më me dëshirë se të tjerë. Ka një presion për të ndarë nga vetja jonë, më shumë se sa do të donim. Shpesh herë ndjehemi sikur nuk kemi zgjedhje tjetër. Duam të jemi të rëndësishëm. Të zëmë një vend. Të çajmë përpara. Të na besojnë dhe të na pëlqejnë. Të na pranojnë dhe të na kuptojnë.

Kjo shtytje e re drejt vetëekspozimit, është ndoshta eksperimenti social më i madh i historisë. Ne jemi duke marrë vendime, nga ato që të ndryshojnë jetën, në lidhje me kufijtë personalë, pa patur një udhërrëfyes dhe pa precedentë. Për fat të mirë, një gjurmë gjithësesi ekziston.

Kushdo që ka jetuar në sytë e publikut si sportist, aktor apo politikan, ka kaluar nëpër një version të kësaj situate.

Babai im ka qenë figurë publike, që në moshën 5 vjeç. Si aktor, me një fëmijë aktore dhe më pas regjisor. Dhe unë kam qenë aktore që në fillim të 20-tave. Në fakt, familja ime ka qenë e përfshirë në fushën e kinemasë dhe argëtimit për tre breza. Në 70 vitet e fundit, kemi vrarë vazhdimisht mendjen se si duhet të shfaqemi në sytë e publikut.

Mamaja ime, Cheryl, nuk ka dashur kurrë që të jetë në sytë e publikut. Por, ndodhi që ra në dashuri me një burrë që ishte në sytë e publikut. Mamaja ime u njoh me tim atë, Ronin, kur ishte 16 vjeç. Në atë moshë, ajo tashmë kishte fluturuar e vetme në avion, ishte bërë anëtare e një klubi armësh vetëm për çuna, ishte përfshirë në dhjetëra grindje me grushta, dhe kishte ndihmuar babanë e saj që të rriste motrat e saj më të vogla. I them këto, për të treguar se ime më ishte një grua e re shumë e angazhuar dhe pasionante, e cilla fillimisht e injoroi vëmendjen e djaloshit të famshëm në shkollë të mesme. Ishte fillimi i viteve shtatëdhjetë, dhe babai im ishte i njohur sepse luante rolin e Opie në “Andy Griffith Shoë”, dhe shumë shpejt do të filmonte serinë e parë të një serieli me emrin “Happy Days”. Por, mamasë time shumica e këtyre nuk i bënin përshtypje. E vetmja gjë që ajo shikonte në televizor, ishte “Star Trek”.

Pasi babai im i propozoi tre herë, pasi ata u martuan dhe lindën fëmijë, ime më u transformua në një grua luftëtare e gatshme për të mbrojtur.

Por, vetëm kur mua më dhanë një skenar në moshë parashkollore, si një mënyrë që ai skenar të gjente rrugën për tek babai, ime më kuptoi se vizibiliteti i tim eti, po shtrohej tek e gjithë familja, dhe se ajo do të duhej të na përgatiste ne fëmijëve, për diçka që, ajo vetë nuk e kishte përjetuar kurrë.

Të rriteshim, në sytë e publikut.

Dhe kjo kërkonte disa taktika prindërimi ekstreme. Së pari, nuk lejoheshin përkëdhelitë. Kurrë. Në fëmijëri, unë isha e tmerruar nga gjarpërinjtë, dhe çfarë bëri mamaja? Më bleu një gjarpër të vogël. Kur ngeca në recitalin tim të parë të pianos dhe u largova nga skena duke qarë, ime më këmbënguli që të qëndroja dhe të duartrokisja shokët. Vite më vonë, kur im bir zgërdhihej përballë skeletit të një ketri që macja jonë kishte lënë tek porta, Cheryl e detyroi që të pastronte mbetjet.

IMe më donte që të na bënte sa më të fortë, me qëllim që ne të kishim më shumë kurajë dhe më pak frikë kur të përballeshim me situata të sikletshme. Dhe kjo nënkuptonte zero përkëdhelira. Largoje rehatinë, na predikonte ajo. Çdo sfidë që shfaqej, ishte në fakt një shans për të qenë më të fortë.

Vetëbesimi vjen prej karakterit, dhe jo prej pamjes sonë, thoshte ajo.

Kur vinte re që po shihesha në pasqyrë, kur isha fëmijë, ajo mbulonte të gjitha pasqyrat e shtëpisë. Një kompliment i bukur ishte “ti ke karakter të mrekullueshëm”, dhe jo “ti je e bukur”.

Dhe karakteri, ndërtohej duke bërë punët e shtëpisë.

Kur nuk isha duke pastruar haurin, unë isha duke qethur delet, ndërruar gomat, pastruar tualetet, bërë punë vullnetare, pastruar dëborën. Cheryl besonte se puna, sidomos në shërbim të të tjerëve, ushqen vetëbesimin, diçka që na duhet gjithmonë e më shumë kur ekspozohemi në sytë e publikut.

Por, ndoshta mësimi më i rëndësishëm ishte: është jeta private, ajo që bën të ia vlejë të jetuarit e jetës publike. Cheryl, e dinte se, ndërkohë që fama vjen bashkë me shumë bekime, kishte gjithësesi një impakt dhe një kosto potenciale, të jetuarit e jetës tënde në publik. Dhe kështu, më shumë se çdo gjë, ajo, ashtu si gjyshërit e mi përpara saj, theksonte fort vlerën e privatësisë. Sepse kultivimi i një jete private është diçka e çmuar. Eshtë e shenjtë. Vlera e saj qëndron në atë që nuk ndan me të tjerët. Atë që mban. Dhe për kë e mban.

Bota është sot një qytet i madh e i vogël në të njëjtën kohë. Por, brenda atij sheshi virtual të këtij qyteti, ka shtresëzime marrëdhëniesh, ka shkallë intimiteti, dhe gjithësecili meriton një sasi të ndryshme të personit tënd, një anë të ndryshme. 

Tani, se ku qëndrojnë ata kufij, kjo varet nga ti.

Por që të marrim këto vendime, ne të gjithë duhet të jemi Cheryli i vetes sonë, duhet të jemi mbrojtës të vetes sonë. Sepse është tunduese të mendosh që, sa më shumë të ndaj me të tjerët nga jeta private, aq më shumë ata kanë rrugë për t’u lidhur me mua. Por ka diçka speciale, kur di se çfarëdo që të jetë që unë ndaj me tim shoq, me fëmijët a me miqtë, është vetëm për ta dhe për askënd tjetër. Pa atë rreth të brendshëm, ne mbetemi me një cektësi dhe një boshllëk. Jemi të njohur, por nuk na njeh kush me të vërtetë, madje as vetja jonë.

Të jetuarit në publik kërkon prej nesh të jemi të guximshëm dhe të fortë, por ruajtja e jetës private na fuqizon për të patur këto aftësi.

Kështu, kur im bir, 15 vjeç hapi një kanal në YouTube, dhe ime bijë, 10 vjeç kërkoi që të futej në TikTok, unë pyeta veten “çfarë do të bënte Cheryl?”

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 minuta më herët

Jessica Biel thotë se flet hapur për menstruacionet me djemtë e saj

FOTO: PENGUIN RANDOM HOUSE/GETTY IMAGES Jessica Biel do të ndërgjegjësojë sa më shumë prindër dhe njerëz në çdo cep të...

Mix5 minuta më herët

4 shenjat e horoskopit që kanë më shumë ide kreative

Kreativiteti është aftësia për të parë botën nga një këndvështrim unik. Ky aspekt e bën botën e tyre plot me...

Mix7 minuta më herët

Sa herë në javë duhet të bëni seks që të ngadalësoni plakjen

Ka shumë përfitime që çiftet marrin nga seksi: djegia e kalorive, forcimi i sistemit imunitar, çlirimi i dopaminës, kështu që...

Mix15 minuta më herët

Tri arsye shëndetësore pse duhet të largoni peshën e tepërt nga beli

Foto ilustruese Fatkeqësisht shëndeti i tepërt te barku nuk është vetëm një problem që i përket pamjes. Mjekët e konsiderojnë...

Radar23 minuta më herët

Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico qëllohet me armë – Video

Kryeministri sllovak Robert Fico është qëlluar me armë zjarri. Kryeministri Fico u qëllua pas një takimi të qeverisë në Handlova,...

Mix24 minuta më herët

Cindy Crawford: Çfarë prisja të dëgjoja nga nëna pasi më vdiq vëllai

E ftuar në podcast-in e Kelly Corrigan Wonders, supermodelja Cindy Crawford foli për një nga humbjet më të mëdha në...

Mix28 minuta më herët

16 gra akuzojnë për ngacmim seksual iluzionistin e famshëm David Copperfield

Magjistari i famshëm amerikan David Copperfield është akuzuar nga 16 gra për ngacmime seksuale dhe sjellje të papërshtatshme nga vitet...

Mix31 minuta më herët

Sophie Turner flet për kritikat se nuk është një nënë e mirë

Sophie Turner, në një intervistë për kopertinën e British Vogue, foli për herë të parë mbi mënyrën se si mediat...

Mix34 minuta më herët

Pas 10 viteve karrierë, Bella Hadid tërhiqet nga modelingu dhe ka një arsye të rëndësishme

Pas 10 vitesh karrierë në pasarelë, si imazhi i shtëpive më të mëdha të modës, modelja e njohur Bella Hadid ka...

Mix2 ditë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Facebook