Lidhu me ne

Mix

Ju hapet goja? Ja cilat janë shkaqet dhe çrregullimet

hapet goja

Ju ndodh shpesh që ju hapet goja dhe këtë zakonisht e lidhim me faktin se jemi të lodhur apo na flihet gjumë. Ajo është një funksion social (një mënyrë për të komunikuar mërzitje) apo funksion fiziologjik (rregullim i gjendjes trupore)

Të studiosh atë në vetvete është antiteza e mërzitjes. Ajo është shoqëruar me një sërë teorish që nga antikiteti, por roli i saj biologjik mbete ende një mister.

Por hapja e gojës nuk është njësoj. Pjesa më e madhe e njerëzve u hapet goja dhe shtriqen kur zgjohen apo kur shkojnë në shtrat, ju hapet goja nëse janë të mërzitur apo për të zhbllokuar veshët kur kanë udhëtuar në lartësi shumë të mëdha, apo qoftë dhe thjesht kur sheh dikë që i hapet goja. Në fakt kjo ndodh tek të gjithë vertebrorët, madje dhe zogjtë e peshqit kanë një mënyrë që hapin gojën. Ndërsa tek njerëzit, ndodh që në javën e 20-të pas ngjizjes.

Ky veprim ka të bëjë me lëvizje të koordinuar të muskujve torakalë, diafragmatik, laring dhe gojë. Hapja e gojës ndihmon në shpërndarjen e surfaktantit (agjentit lagështues) në alveolat e mushkërive. Sigurisht që nuk mund të të hapet goja si me komandë.

Mendohet se hapja e gojës është pjesërisht një veprim vullnetar dhe pjesërisht një refleks i kontrolluar nga neurotransmetuesit e vendosur në hipotalamus, një strukturë e trurit. Ajo shoqërohet dhe me rritje të nivelit të neurotransmetuesve, neuropeptideve të proteinave dhe disa hormoneve.

SHKAQET

Ekzistojnë disa teori për hapjen e gojës, aq sa nuk ka një mendim të përbashkët në komunitetin shkencor. Një nga teoritë e para është ajo e Hipokratit, babait të mjekësisë, që hodhi si hipotezë se hapja e gojës i parapriu një gjendje të ethshme dhe temperaturë duke hequr ajrin e keq nga mushkëritë. Aktualisht, duket pothuajse e pamundur që hapja e gojës të jetë funksionale për sistemin e frymëmarrjes.

Shkencëtarët nisën të vënë në diskutim teorinë e Hipokratit mbi hapjen e gojës duke nisur që nga shekulli i 17-të. Formuluan teori të reja të përqendruara në sistemin qarkullues, duke imagjinuar se hapja e gojës shkakton një rritje të presionit të gjakut, frekuencës kardiake dhe oksigjenit në gjak, duke përmirësuar kështu performancën motorike dhe nivelin e vigjilencës. Kjo mund të shpjegojë dhe arsyen pse atletëve të ndryshëm u hapet goja para se të nisin garat e tyre. Në të vërtetë, aktualisht të dhënat e disponueshme tregojnë se frekuenca kardiake, djersitja apo aktiviteti elektrik i trurit nuk rriten pas një hapje goje.

Edhe sot komuniteti shkencor vijon të kërkojë mbi këtë veprim. Në studimin e tij në vitin 2005, dr. Robert Provine, pioneri i kërkimit mbi sjelljet ngjitëse, hedh hipotezën se hapja e gojës është e lidhur me ndryshime sjelljesh, si kalimi zgjim-gjumë, mërzitje-vëmendje etj. Studimet më të fundit thonë se hapja e gojës është një aktivitet i lidhur me temperaturën e trurit. Kur truri bëhet më i ngrohtë se temperatura homeostatike (e qëndrueshme) mund të hapet goja për ta ftohur. Teoria është se gjaku në trup, më i ftohtë, kalon në tru, ndërsa ai i ngrohtë del nga truri përmes venave jugulare.

Por gjithashtu ka dhe shpjegime sociologjike dhe evolucionare. Hapja e gojës mund të etë e lidhur me ritmin cirkian (aktiviteti biologjik në një cikël 24 orësh) si sinjal për të fjetur apo rituali i zgjimit. Gjithashtu transmeton mërzi apo ndjesinë e stresit grupit shoqëror.

PERSE MUND TE JETE NGJITES

Kur themi ngjitës do të thotë që ju hapet goja kur shihni dikë që bën diçka të tillë, apo thjesht duke e imagjinuar. Sipas studimeve 42-55% e personave të rritur ju hapet goja kur shohin apo pasi kanë parë një regjistrim të dikujt që e bën këtë gjë në mënyrë të përsëritur. Gordon Gallup, psikolog evolucionist, përshkruan hapjen e gojës ngjitëse si një mekanizëm empatik primitiv që lidhet me gjendjen mendore. Hapja e gojës aktivizon pjesë të trurit të lidhura me imitimin motorrik, empationë dhe sjelljen sociale. Neuronet e aktivizuara të trurit shkaktojnë ndjesinë se personi po eksperimenton apo bën veprime të përsëritura edhe kur nuk është e nevojshme.

HAPJA E GOJES NE MENYRE TE VAZHDUESHME

Nëse hapja e gojës është e lidhur me një gjendje lodhjeje apo gjumi, në disa raste frekuenca e saj është e shpeshtë; shpjegimi më i zakonshëm bëhet pikërisht ai i lidhur me lodhjen dhe mërzinë, por mes shpjegimeve patologjike sipas MedLinePlus shkaqet kryesore të mundshme janë:

Çrregullime të lidhura me përgjumje të tepërt gjatë ditës (si për shembull mungesa e gjumit apo sasia e duhur e pushimit)

Reagimi vazovagal (stimulimi i një nervi të quajtur nervi “endacak”) i shkaktuar nga një infarkt

Probleme cerebrale si tumori, iktus, epilepsia, skleroza multiple

Efektet e padëshirueshme të disa ilaçeve, si disa antidepresivë

Gjendje që shkaktojnë ndryshim të kontrollit të temperaturës së trupit.

Sigurisht në mungesë të simptomave të tjera “hapja e shpeshtë e gojës” në përgjithësi nuk shkakton asnjë lloj problemi.

MË TEPËR

Mix19 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix19 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix19 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix19 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix20 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix20 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix20 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix20 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix20 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar20 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook