Lidhu me ne

Mix

Keni dëgjuar për mizofoninë? Kur irritoheni dhe nga zhurma më e vogël

mizofonia

Mizofonia është një gjendje pothuajse e panjohur për shumicën e njerëzve. Ata që vuajnë prej saj përjetojnë një torturë të vërtetë dhe për veprime jodomethënëse siç është zhurma e një personi që përtypet, shiu apo qoftë dhe një klik i një stilolapsi.

Aspekti më negativ është se shumë profesionistë të shëndetit nuk i japin rëndësi atij që vuajnë. Në përgjithësi ëta persona etiketohen si maniak, bipolan apo skizofrenik. Të jetosh me mizofoninë është e vështirë, qoftë për mirëkuptimin nga ana e të tjerëve lidhur me problemin që ke, qoftë edhe për faktin se rrethohesh nga nxitës të pakëndshëm. Për më tepër, nuk ka një trajtim specifik për këtë lloj mbindjeshmërie selektive të tingujve.

ÇFARË ËSHTË MIZOFONIA?

Termi mizofoni do të thotë “urrejtje ndaj tingujve”. Bëhet fjalë për një çrregullim në të cilin ka një reagim jo proporcional të refuzimit ndaj zhurmave të përditshme. Përkufizohet si një formë patologjike e ndjeshmërisë akustike.

Kur një njeri që ka këtë problem dëgjon tinguj të caktuar, ndjen një irritim, dëshirë të bërtasë apo godasë diçka. Madje dhe frymëmarrja apo kërcitja e gishtave mund të provokojnë ndjesinë e zemërimit, ankthit e panikut.

Por jo të gjithë të prekurit nga mizofonia janë të ndjeshëm ndaj të njëjtëve tinguj. Në përgjithësi, janë më të ndjeshëm ndaj zhurmave që lidhen me ushqimin, si përtypja, gllënjkat e ujit apo gëlltitja. Por dhe zhurma të tjera si kërcitja e një karrigeje, apo kontakti i lapsit me letrën që mund të jenë të bezdisshme.

SHKAQET DHE SIMPTOMAT

Mizofonia është njohur si realitet mjekësor vetëm në vitet ‘ 90, por nuk është ende një sëmundje e pranuar totalisht nga shkenca. Për momentin pak mjekë kanë kompetencat e nevojshme për të formuluar diganozën e saktë.
Gjithçka mbetet një problem neurologjik. Në bazë të të dhënave të disponueshme, pacientët tregojnë një aktivitet jo të zakontë në korteksin e përparme anular. Mesa duket, është një anomali e përpunimit të emocioneve që vijnë nga perceptimi.

Prandaj problemi klasifikohet më shumë si simptomë se sa si entitet klinik më vete. Në përgjithësi shfaqet drejt fundit të fëmijërsi, por ka raste të çdo moshe. Përtej ndjeshmërisë ekstreme selektive ndaj tingujve dhe ankthit, nuk ka shfaqje të tjera të dukshme të kësaj gjendjeje.

Gjithashtu nuk ka analiza specifike për të përcaktuar nëse një person vuan apo jo nga mizofonia. Por identifikohet përmes reagimit të një personi ndaj një zhurme të caktuar. Të gjithë mund të ndjehen të bezdisur nga ndonjë zhurmë, por ata që janë të prekur kanë reagime joproporcionale.

TE BASHKEJETOSH ME MIZOFONINE

Mizofonia prish jetën e një personi. Një nga pasojat e para është izolimi social dhe humbja e mbështetjes familjare. Mostolerimi i zhurmave të përditshme, pothuajse të shkaktuara gjithmonë nga persona të tjerë, detyron personin e prekur tu larguar për të mos përjetuar ankthin e bezdisshëm dhe intensiv.

Situata mund të jetë ekstremisht kufizuese dhe të ndalojë personin të punojë jashtë shtëpisë, pasi kjo do e ekspozonte atë ndaj zhurmave të pafundme. Pamundësia për të duruar zhurma si psh kur shkruan në kompjuter apo frymëmarrja e dikujt, kufizon mundësinë e integrimit shoqëror

Të prekurit nga mizofonia në disa raste përdorin kufje apo dëgjojnë muzikë, pasi në pjesën më të madhe të rasteve nuk zhvillohet ndaj melodive. Pra kjo do të thotë izolim nga mjedisi i jashtëm, vendosin tapa veshi apo kufje që largojnë zhurmën.

ÇFARË MUND TË BËJMË?

Për momentin nuk ka një trajtim specifik për mizofoninë. Megjithatë disa kërkime janë duke u zhvilluar aktualisht. Në pritje të ndonjë risie, personat e prekur duhet të punojnë mbi zhvillimin e sjelljeve adaptive; apo strategji për të shmangur izolimin shoqëror, por pa vuajtur në vazhdimësi. Psikoterapia këshillohet shumë në kësi rastesh.

Mund të ndihmojnë dhe teknikat e relaksimit dhe meditimit. Bëhet fjalë për mjete efikase për të përballuar ankthin, kur ndodh. Këshillohet të flisni me të dashurit tuaj, në mënyrë që ata të njohin dhe të kuptojnë situatën.

MË TEPËR

Sport3 ditë më herët

Cristiano Ronaldo kërkon punëtorë, rroga minimale 23 mijë euro

“Cristiano Ronaldo po të kërkon”. Ish-futbollisti i Real Madrid, i cili tashmë luan në Arabinë Saudite me Al Nassr, ofron...

Mix3 ditë më herët

“Derisa vdekja t’i ndajë”, shenjat e horoskopit që do plaken bashkë

Kushti i vetëm që këto shenja të qëndrojnë përgjithmonë të dashuruara është që ndjenjat të jenë të ndërsjella. Të pranojnë...

Mix3 ditë më herët

“Kush ra në dashuri i pari, e mban mend? Letra e Alain Delon për Romy Schneider pas vdekjes së saj!

Alain Delon dhe Romy Schneider ishin të dy shumë të famshëm më vete, e u bënë tejet të famshëm edhe...

Mix3 ditë më herët

Si ta kuptoni se po vuani nga hernia diskale dhe çfarë duhet të dini rreth këtij problemi shëndetësor

Hernia diskale është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së shpinës. Ajo ndodh kur qendra e butë e një disku...

Mix3 ditë më herët

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë.  Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

Mix3 ditë më herët

Parandalimi i diabetit – Pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është...

Mix3 ditë më herët

Si sdikon duhani dhe alkooli tek shëndeti i kockave

Pohimi që duhani dhe alkooli janë dy kombinime të dëmshme për trupin e njeriut është i njohur tashmë. Megjithatë konsumi...

Mix3 ditë më herët

Pse në pranverë njerëzit shohin më shumë ëndrra (dhe cilat janë më të zakonshmet)?

FOTO: KMPZZZ/ADOBE STOCK Është pranverë! Kohë me diell, lule që çelin dhe ëndrra të çuditshme që shihen çdo natë! Martin...

Mix3 ditë më herët

Njerëzit janë të bindur se Ben Affleck ka bërë ndërhyrje plastike dhe s’po i ndalin komentet

GETTY Dalja e fundit publike e Ben Affleck në emisionin “The Roast of Tom Brady”, ka ngritur dyshime mbi pamjen...

Mix3 ditë më herët

Princi William flet për Kate Middleton pas diagnozës së saj me kancer

Prince William e ka siguruar publikun se Kate Middleton dhe familja e tij “janë mirë”, në mes të shkëputjes së...

Facebook