Lidhu me ne

Mix

Molla konsiderohet fruti më i shëndetshëm, mund të parandalojë këto sëmundje

Eckes-Granini Group | Fruit lexicon - Apple

Molla konsiderohet fruti më i shëndetshëm, mund të parandalojë këto sëmundje

Molla është e pasur me lëndë ushqyese. Shpesh mund të gjendet në dietat për humbje peshe, sepse përmban më shumë se 10 për qind të sasisë ditore të fibrave dietike të rekomanduara nga dietologët. Por mollët nuk na ndihmojnë vetëm të humbim peshë. Këto janë sëmundjet që mund t’i parandaloni nëse hani mollë:

Jeni më pak të rrezikuar nga sëmundja e Parkinsonit

Fibrat e mollës reduktojnë rrezikun e sëmundjes së Parkinsonit. Njerëzit që hanë ushqime të pasura me fibra marrin një masë të caktuar mbrojtjeje kundër sëmundjes së Parkinsonit. Kjo sëmundje karakterizohet nga një çrregullim i sistemit nervor qendror, dhe molla përmban flavonoidë – fitokemikale që kanë një efekt antioksidues në sistemin nervor.

Ul rrezikun e diabetit

Gratë që hanë të paktën një mollë në ditë kanë 28 për qind më pak gjasa të zhvillojnë diabetin e tipit 2. Mollët janë të pasura me fibra dhe antioksidantin anthocianin që shkrin sheqerin në gjak. Antocianina është përgjegjëse për ngjyrat në fruta dhe perime – e kuqe, blu dhe vjollcë.

Ul rrezikun e kancerit

Për shkak të sasisë së pasur të flavonoideve të përmendura tashmë, molla ul rrezikun e kancerit të prostatës dhe mushkërive. Në lëvozhgën e mollës ka një grusht shtresash të quajtura triterpenoid. Ato mund të parandalojnë ose vrasin qelizat e kancerit, veçanërisht kancerin e mëlçisë, zorrës së trashë dhe gjirit.

Mbron sistemin imunitar

Molla është e pasur me vitaminë C, e cila është e nevojshme për të forcuar sistemin imunitar. Një mollë mesatare ka rreth tetë miligramë vitaminë C, që është 14 për qind e kërkesës ditore. Me mungesë të vitaminës C, shërohemi më ngadalë nga infeksionet virale, jemi më të prirur ndaj mavijosjes dhe gjakderdhjes së mishrave të dhëmbëve.

Mbron nga sëmundjet e zemrës

Fibra e tretshme në mollë lidhet me yndyrnat në zorrët dhe pektina pengon përthithjen e yndyrave. Kjo ul nivelin e kolesterolit në gjak. Kolesteroli i akumuluar mund të ngushtojë arterien dhe të zvogëlojë rrjedhjen e gjakut në zemër, duke çuar në sëmundje të arterieve koronare. Pra, me një mollë mund të forconi edhe zemrën.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook