Lidhu me ne

Gatime

Si bëhet uthulla e mollës ?

Si të Përgatisni Uthullën e Mollës në Shtëpi

Studimet e kryera sugjerojnë se pirja e uthullës së mollës mund të ulë tensionin e gjakut. Foto: WebLibrary Uthulla e mollës duhet të jetë organike, e pafiltruar dhe jo e pasterizuar. Për fat të mirë, kjo arrihet shumë lehtë dhe pa kosto të mëdha. 

Si të Përgatisni Uthullën e Mollës në Shtëpi

Natyralisht, përgatitja e uthullës së mollës kërkon pak kohë, që varet në përzgjedhjen e dy metodave të mëposhtme. Artikulli i mëposhtëm i AgroWeb.org do t’ju tregojë dy metodat më efikase për përgatitjen e uthullës së mollës.

Metoda e parë përdor lëkurën dhe copat e mollës dhe e dyta përdor vetëm mollë të plota. Metoda e parë. Përgatisni uthullën me copat dhe lëkurën e mollës Në këtë metodë përdoren copat e mbetura mollës dhe lëkura e saj.

Kjo metodë është e mirë sepse ti mund të hani mollë sa të doni dhe sërish të përgatisni uthull. I gjithë proçesi i përgatitjes zgjat një deri dy muaj. Do t’ju nevojiten: Një enë e madhe ose një kavanoz me grykë të gjërë; lëkurat dhe copat e mollës, një napë për të mbuluar grykën e kavanozit. Lërini lëkurën dhe copat e mollës të ajrosen deri sa të marrin ngjyrë kafe.

Hidhini në kavanoz dhe mbusheni me ujë. Gjatë ditëve në vazhdim mund të shtoni më shumë mollë, por kini kujdes të lini hapësirë të mjaftueshme tek pjesa e grykës së kavanozit të cilën duhet ta mbuloni me një napë dhe ta vendosni në një vend të ngrohtë por të errët. Pas disa ditësh do të vini re një shkumë ngjyrë gri.

Në momentin që kjo ndodh mos shtoni më mollë dhe lereni proçesin e fermentimit të vazhdojë për një muaj ose pak më shumë. Më pas, mund të filloni ta provoni. Nëse uthulla është shumë e fortë, kullojeni atë nga mbetjet e mollës dhe hidheni në një shishe. Mos u shqetësoni nëse lëngu i uthullës është i mjegullt apo i turbullt. Është diçka normale.

Nëse dëshironi që lëngu të jetë i pastër, atëherë filtrojeni. Metoda e dytë- Uthull me mollët e plota Kjo metodë përdor mollë të plota organike ndërkohë që fermentimi kërkon 5-7 muaj. Do t’ju nevojiten: 10 mollë; 2 enë qelqi, një mesatare dhe një e madhe për më vonë; një napë për të mbuluar enët e qelqit. Lajini mollët dhe prijini në copa mesatare.

Ju mund t’i qëroni, por kini parasysh që lëkura përdoret në metodën e parë. Lërini të ajrosen dhe të marrin ngjyrë kafe. Më pas vendosini në një enë më të vogël dhe mbulojini me ujë. Mbuloni enën me napë dhe futeni atë në një vend të ngrohtë dhe të errët për 3-4 muaj. Pas kësaj periudhe do të vini re një shkumë ngjyrë gri në sipërfaqe, e cila është krejt normale.

Kullojeni lëngun në enën e madhe dhe lëreni të qëndrojë ashtu e mbuluar me napë për 4- 6 javë të tjera. Kështu, keni përgatitur uthullën e mollës në kushtet e shtëpisë. Nëse dëshironi, në të dy metodat mund të shtoni nga një lugë çaji me sheqer kaf për çdo gotë ujë të hedhur në enë për ta bërë shijen e uthullës më të plotë. Ju bëftë mirë!/AgroWeb.org

MË TEPËR

Radar12 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore20 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix20 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi1 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi1 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix1 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix1 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske1 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook