Lidhu me ne

Mix

Molla është fruti që largon stresin dhe ndihmon në humbjen e peshës

Ky është fruti që largon stresin dhe ndihmon në humbjen e

“Një mollë në ditë e mban mjekun larg”, i kemi dëgjuar të thonë dhe sipas ekspertëve, kjo fjali përmban një të vërtetë shumë të madhe.

Mollët kanë shije të mrekullueshme, por gjithashtu kanë një sërë përfitimesh të shkëlqyera shëndetësore. 

“Ato janë shoqëruar me përfitime të panumërta, duke përfshirë përmirësimin e shëndetit të zorrëve dhe uljen e rrezikut të goditjes në tru, presionit të lartë të gjakut, diabetit, sëmundjeve të zemrës, obezitetit dhe disa lloje kanceri ,” nthotë Jessica Levinson , një nutricioniste në Ëestchester, Nju Jork .

Një mollë e mesme është një burim i shkëlqyer i fibrave ( 4.8 g) , vitaminës C (9.2 g) , si dhe vitaminave dhe mineraleve të tjera, ndërsa ka vetëm 95 kalori .

Zbuloni 8 përfitimet më të rëndësishme që do t’ju bëjnë t’i doni edhe më shumë mollët:

Ulin kolesterolin dhe presionin e gjakut

Një gotë me lëng natyral molle rrit ndjeshëm shëndetin e zemrës, duke reduktuar rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, ndërsa fibrat e tretshme në mollë lidhen me uljen e kolesterolit. Mund të ndihmojë gjithashtu në uljen e presionit të gjakut. Studimi i vjetër zbuloi se rritja e marrjes së fibrave të tretshme lidhej me rrezikun e reduktuar të sëmundjeve kardiovaskulare. Një studim tjetër zbuloi se konsumi i rregullt i mollëve ose dardhave shoqërohej me një ulje prej 52% të rrezikut të goditjes në tru. 

Fibra ndihmon tretjen

Sipas Shkollës së Shëndetit Publik të Harvardit, TH Chan , fibrat e tretshme dhe të patretshme janë po aq të rëndësishme për tretjen. Lajmi i mirë është se mollët i kanë të dyja llojet. Fibrat e tretshme vonojnë tretjen, duke zgjatur ndjenjën e ngopjes, por edhe tretjen e glukozës, e cila ndihmon në kontrollin e sheqerit në gjak. Në të njëjtën kohë, fibrat e patretshme kontribuojnë në transportin e ushqimit përgjatë sistemit tretës, ndërsa luftojnë kapsllëkun. Hani mollën me lëkurë, e cila përmban përqindjen më të lartë të fibrave të patretshme.

Mollët mbështesin shëndetin e sistemit imunitar

Mollët veprojnë si një mjet i fuqishëm mbështetës i sistemit imunitar. Kontributi i mollëve në funksionin e mirë imunitar lidhet kryesisht me praninë e vitaminës C. Një studim i madh zbuloi se konsumimi i rregullt i vitaminës C kontribuon në shumë mënyra në funksionin e imunitetit.

Nuk ndikojnë negativisht në diabetin

Ka mbizotëruar një teori që njerëzit me diabet nuk duhet të hanë fruta, por kjo nuk ndodh me mollët. Fibra e tretshme në mollë vonon përthithjen e sheqerit nga qarkullimi i gjakut dhe përmirëson nivelet e sheqerit në gjak. Përveç kësaj, një dietë e shëndetshme, e cila përfshin fibra të patretshme, redukton ndjeshëm shanset për shfaqjen e saj. 

Antioksidantët ndihmojnë në parandalimin e kancerit

Meqenëse nuk ka asnjë mënyrë të sigurt për të parandaluar kancerin, mollët mund të luajnë një rol në këtë pjesë. Ekspertët ia atribuojnë këtë veti antioksidantëve. Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se mollët janë të pasura me antioksidantë që reduktojnë rritjen e qelizave të kancerit. 

Kontribuoni në humbjen e shëndetshme të peshës

Një dietë e pasur me fruta dhe perime ndihmon në ruajtjen e një peshe normale, apo edhe humbje peshe. Kjo është sërish falë fibrave, të cilat vonojnë tretjen dhe rrisin presionin e gjakut, duke ju bërë të ndiheni të ngopur dhe për rrjedhojë të mos hani tepër. Sipas një studimi në The Lancet , ata që konsumonin mjaft fibra kishin peshën më të ulët. Një studim i mëparshëm tregoi se gratë mbipeshë që hanin 3 mollë në ditë humbën 1.2 kg pas 12 javësh. 

Ato ndihmojnë në parandalimin e sëmundjes së Alzheimerit

Një studim i publikuar në  The American Journal of Clinical Nutrition zbuloi se të rriturit 50 vjeç e lart që hanin një sasi të vogël ushqimesh të pasura me flavonoide, si mollët, kishin 2 deri në 4 herë më shumë gjasa për pasur sëmundjen e Alzheimerit dhe forma të tjera të demencës. 

Sigurojnë shëndetin e zorrëve

Më në fund, ngrënia e mollëve duket se është veçanërisht e dobishme për funksionimin e qetë të sistemit tretës. Mollët përmbajnë një lloj niseshteje, pektinë, e cila është një prebiotik.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix4 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook