Lidhu me ne

Mix

Çfarë është stresi social dhe pse e plak dyfish sistemin tonë imunitar!

Çfarë është stresi social dhe pse e plak dyfish sistemin tonë imunitar!

Çfarë është stresi social dhe pse e plak dyfish sistemin

Stresi social si diskriminimi dhe problemet familjare, së bashku me problemet e punës dhe parave, mund të kontribuojnë në plakjen e parakohshme të sistemit tuaj imunitar, zbuloi një studim i fundit. Kjo është një goditje e dyfishtë, pasi sistemi imunitar tashmë përkeqësohet me kalimin e moshës.

A jetojnë më gjatë optimistët? Sigurisht që po!

Plakja imune mund të çojë në kancer, sëmundje të zemrës dhe kushte të tjera shëndetësore të lidhura me moshën dhe të zvogëlojë efektivitetin e vaksinave, si Covid-19, sipas autorit kryesor Eric Klopack, një studiues postdoktoral në Shkollën Leonard Davis të Gerontologjisë të Universitetit të Kalifornisë Jugore.

“Njerëzit me rezultate më të larta stresi kishin profile imunitare më të vjetra, me përqindje më të ulëta të luftimit të sëmundjeve dhe përqindje më të larta të qelizave T të konsumuara”, tha Klopack.

Qelizat T janë disa nga mbrojtësit më të rëndësishëm të trupit, duke kryer disa funksione kryesore. Qelizat T “vrasëse” mund të eliminojnë drejtpërdrejt qelizat e infektuara me viruse dhe kancerin, dhe të ndihmojnë në pastrimin e të ashtuquajturave “qeliza zombie”, qeliza të vjetra që nuk ndahen më, por refuzojnë të vdesin.

Qelizat e vjetra janë telash më vete sepse ato çlirojnë një sërë proteinash që ndikojnë në indet përreth tyre. Qeliza të tilla janë treguar se kontribuojnë në inflamacionin kronik. Ndërsa grumbullohen gjithnjë e më shumë në trup, ato nxisin kushtet e plakjes, të tilla si osteoporoza , sëmundja pulmonare obstruktive kronike dhe sëmundja e Alzheimerit.

Përveç zbulimit se njerëzit që raportuan nivele më të larta të stresit kishin më shumë qeliza zombie, Klopack dhe ekipi i tij zbuluan se ata kishin gjithashtu më pak qeliza T “naive”, të cilat janë qelizat e reja dhe të freskëta të nevojshme për të përballuar pushtuesit e rinj.

Studimi i Klopack, i botuar në Proceedings of the National Academy of Sciences , analizoi biomarkerët e gjakut të 5744 të rriturve mbi 50 vjeç të mbledhur si pjesë e Studimit të Shëndetit dhe të Pensionit, një studim afatgjatë kombëtar i streseve ekonomike, shëndetësore, martesore dhe familjare në amerikanët e moshuar. Studimi zbuloi se lidhja midis ngjarjeve stresuese të jetës dhe më pak qelizave T mbeti e fortë edhe pas kontrollit të arsimit, pirjes së duhanit, pijeve, peshës dhe racës ose përkatësisë etnike.

Megjithatë, kur u morën parasysh dieta e dobët dhe mungesa e stërvitjes, disa nga lidhja midis niveleve të stresit social dhe sistemit imunitar të plakur u zhduk.

Ky zbulim tregon se sa shumë plaket sistemi ynë imunitar kur jemi të stresuar është nën kontrollin tone dhe mund ta përmirësojmë sajemi në kohë.

/CNN

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook