Lidhu me ne

Mix

Anemia në shtatzëni, rreziqet tek nëna dhe fëmija

Pothuajse gjithmonë ekziston një lidhje midis shtatzënisë dhe anemisë. Anemia ndodh kur ju nuk keni mjaftueshëm rruaza të kuqe në trup ose rruazat e kuqe nuk kanë mjaftueshëm hemoglobinë (proteina që merr O2 nga mushkëritë dhe e shpërndan në gjithë trupin). Pa hemoglobinë të mjaftueshme trupi e ka të vështirë të oksigjenojë si duhet qelizat e tij. Por mos u shqetësoni: anemia e lidhur me shtatzëninë është një fenomen i zakonshëm sidomos në tre-mujorin e dytë dhe të tretë. Me kujdesin e duhur ju mund të vazhdoni të keni një shtatzëni të shëndetshme.

Shkaku i anemisë në shtatzëni

Kur jeni shtatzënë volumi i gjakut në trupin tuaj rritet rreth 50% në mënyrë që të plotësojë nevojat tuaja dhe të fëmijës që po rritet. Kjo ul përqendrimin e hemoglobinës në gjak. Trupi ka nevojë për hekur dhe vitamina të tjera që të rrisë prodhimin e qelizave të kuqe të reja. Niveli i ulur i këtyre elementëve në depot e organizmit ngadalëson prodhimin e rruazave të kuqe dhe për pasojë vështirësohet oksigjenimi adekuat. Rezultati: një nënë shtatzënë e lodhur.

Në pjesën më të madhe të rasteve, anemia shkaktohet nga mungesa e hekurit si në depot ashtu dhe në dietën e nënës para apo gjatë shtatzënisë. Më pak e zakonshme është që të shkaktohet nga: deficiti i vitaminës B12 apo i acidit folik, nga hemorragjitë, nga sëmundje të tjera shoqëruese si sëmundjet e veshkave, çrregullime imune apo sëmundje të tjera hereditare si; talasemia apo drepanocitoza etj. Pra, që të kuptohet cili është shkaku i anemisë, është i domosdoshëm konsultimi me mjekun Hematolog si dhe me mjekun tuaj Obstetër-Gjinekolog.

Simptomat

Fillimisht ju mund të mos i vini re simptomat e anemisë sepse mund t`i ngatërroni ato me simptomat e zakonshme të shtatzënisë; madje disa nëna nuk e kuptojnë fare që mund të kenë anemi derisa bëjnë një analizë gjaku. Por kur situata përparon mund të ndjeni;

  • Lodhje të tepërt
  • Dobësi
  • Dhimbje koke
  • Marrje mendsh
  • Vështirësi në frymëmarrje
  • Rrahje të shpeshta ose të çrregullta të zemrës
  • Temperaturë të ulët të trupit
  • Zbehje të lëkurës
  • Dhimbje gjoksi
  • Irritim

Nëse jeni duke përjetuar një nga këto simptoma duhet të paraqiteni te mjeku juaj. Diagnostikimi në këto raste bëhet nëpërmjet kryerjes së hemogramës (analiza e gjakut komplet) e cila na jep informacion mbi numrin e eritrociteve, nivelin e hemoglobinës dhe indekset eritrocitare.

Rreziqet

Rrallë ndodh që anemia gjatë shtatzënisë të sjellë probleme te fëmijët, sepse fëmija merr gjithë rezervat vitaminike të nënës për t`u zhvilluar. Megjithatë nëse anemia lihet e patrajtuar, ajo mund të thellohet, duke krijuar kështu vështirësi në rritjen e fëmijës dhe njëkohësisht edhe në shëndetin e nënës, ndaj është e rëndësishme të diagnostikohet dhe kurohet në kohë.

Efektet negative të anemisë te nëna:

Gratë me anemi kanë prirje për shtatzëni më të shkurtër se ato jo anemike (janë në rrisk të lartë për lindje të parakohshme).

Hekuri, në qumështin e gjirit të nënave me defiçit, ka rezultuar të jetë i pamjaftueshëm për të realizuar nevojat ditore të fëmijëve që ushqehen me gji.

Anemia dhe ferrodefiçenca prekin gruan shtatzënë edhe në nivel të mirëqenies së përgjithshme.

Mungesa e hekurit bën që të kemi dëmtim të sistemit imun, çka e bën nënën më të prekshme nga sëmundjet, dëmtim ky shumë mirë i rikthyeshëm kur korrigjohen defiçitet.

Shumë rrallë, në kushte të anemisë ekstreme, mund të ndodhë mortaliteti te nëna gjatë lindjes, por kryesisht ky fenomen haset në vendet në zhvillim.

Efektet negative te fëmija:

Shëndeti dhe zhvillimi

Peshë më e vogël trupore

Defekte të tubit neural (në rastin e defiçitit te acidi folik)

Studimet kanë treguar se ekziston një lidhje e ngushtë midis anemisë dhe mungesës së hekurit. Prandaj, është e rëndësishme për gratë shtatzëna, të kenë depo të mjaftueshme të hekurit, acidit folik, vitaminës B12 që para shtatzënisë që të shmanget sa të jetë e mundur defiçiti i tyre me pasojat përkatëse në shëndetin e nënës dhe fëmijës.

Trajtimi qëndron te shkaku, ku zakonisht më i shpeshti është mungesa e hekurit, prandaj është e zakonshme që në suplementet e dhëna gjatë shtatzanisë përfshihen doza të hekurit dhe vitaminave të tjera të përllogaritura sipas nevojave ditore në shtatzëni. Për një pjesë të mirë të grave shtatzëna kjo sasi suplementesh si dhe dieta ushqimore e pasur në hekur dhe vitamina mjafton për një mbarëvajtje të shtatzënisë, por te personat që kanë defiçite të thella apo sëmundje të tjera që mund të shkaktojnë anemi, trajtimi konsiston në terapi specifike, kjo në varësi të gjendjes, ekzaminimeve laboratorike dhe shkakut që ka precipituar aneminë dhe gjithmonë sipas vlerësimit të bërë nga mjeku hematolog.

Në ditët e sotme është e rëndësishme që, brenda mundësive individuale, çdo grua që pretendon të nisë një shtatzëni, duhet të sigurohet më parë që trupi i saj ka mjaftueshëm rezerva vitaminike që mundësojnë fillimin e një jete të re, kjo për një shtatzëni të shëndetshme dhe si rrjedhojë edhe fëmijë të shëndetshëm.

MË TEPËR

Mix8 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix8 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix8 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix8 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore8 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix8 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix8 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook