Lidhu me ne

Mix

Sa ujë i duhet trupit tonë dhe për çfarë i duhet?

Sa ujë i duhet trupit tonë dhe për çfarë i duhet?Foto ilustruese

Trupi i një të sapolinduri përbëhet nga 80 përqind ujë. Kur plakemi, përmbajtja e ujit në trup ulet dhe arrin në rreth 60 përqind. Qelizat dhjamore përmbajnë më pak ujë se sa qelizat e tjera të trupit. Prandaj mbipeshat kanë përqindje më të ulët uji se sa njerëzit e dobët, dhe përmbajtja ujore tek gratë është më e ulët se tek burrat. Për të gjithë ne është jetike që duke pirë lëngje ta ushqejmë trupin vazhdimisht me ujë. 

Disa organe përmbajnë jashtëzakonisht shumë ujë. Këtu bëjnë pjesë për shembull syt, që përbëhen nga 90 përqind ujë. Muskujt kanë me 80 përqind ujë po ashtu përmbajtje të lartë lëngjesh. Për ta ushqyer trupin mjaftueshëm me ujë, ne duhet të bëjmë një gjë: të pijmë, të pijmë dhe sërish të pijmë ujë.

Uji domosdoshmëri absolute

Trupi i njeriut humbet çdo ditë rreth dy litra ujë. Një nga rrugët është nëpërmjet lëkurës, me të cilën rregullohet edhe temperatura e trupit. Kjo vlen sidomos në mot të nxehtë. Por edhe ajri i thatë dhe i ngrohtë e bëjnë këtë gjë. Veshkat, që na çlirojnë nga helmet e trupit, shkarkojnë lëngje në formën e urinës. Nëse nuk kemi pirë mjaftueshëm, urina jonë ka ngjyrë të verdhë të ndezur. Po të jetë urina në ngjyrë të murme, atëherë kjo shihet si sinjal serioz, që tregon se diçka nuk shkon. Nëpërmjet zorrëve lëngjet shkarkohen edhe me jashtëqitjen. Edhe me frymëmarrjen ne humbasim lëngje në formë pikash të vogla. 

Këto humbje uji duhet t’i kompesojmë prandaj na duhet të pijmë çdo ditë rreth 1,5 deri 2 litra lëngje. Gjatë aktiviteteve të mundimshme trupore, si për shembull gjatë sportit, në mot me temperatura të larta, kur kemi ethe, të vjella ose diare, nevoja për lëngje rritet. Nuk është nevoja të jetë vetëm ujë. Supat, frutat ose perimet e ndryshme i bëjnë mirë trupit dhe ndihmojnë të furnizohen rezervat. Kjo është sidomos e nevojshme, sepse trupi i njeriut i tregon simptomat e para që me humbjen e një deri dy përqind të lëngjeve. Kur humbet rreth shtatë përqind të sasisë së lëngjeve, trupi i njeriut ndodhet në rrezik: Rrahjet e shpeshta të pulsit ose marrja e mendve tregojnë se të gjitha reaksionet dhe proceset e trupit kanë nevojë për lëngje. Kur mungesa e lëngjeve arrin në dymbëdhjetë përqind atëherë në rastin më të keq mund të shkaktohet gjendje shoku ose madje rënie në koma.  

Sa ujë i duhet trupit tonë dhe për çfarë i duhet?

Truri ynë ka nevojë për lëngje për t’u mbrojtur 

Edhe truri ynë dhe palca kurrizore nuk mund të punojnë pa lëngje. Ne kemi rreth 140 mililitra lëng nervash dhe truri, një lëng që nga mjekësia quhet: Liquor cerebrospinalis. Ky është një lëng i tejdukshëm, në të cilin si të thuash truri ynë noton në kafkë, dhe është ai që e mbron nga tronditjet. Çdo ditë ne krijojmë rreth një gjysmë litri nga ky lëng, i cili shpërbëhet sërish dhe natyrisht duhet zëvendësuar.

Shenjat e para që tregojnë se trupi ka nevojë urgjente për ujë, janë dhimbja e kokës dhe marrja e mendve, tharja e mukozave të gojës dhe grykës, dhe mbase edhe rëndimi i gëlltitjes. Ne ndiejmë lodhje, mungesë energjie, por nuk e lidhim këtë gjë menjëherë me mungesën e lëngjeve. 

Në mot të nxehtë dhe me humbje më të madhe të lëngjeve për shkak të djersitjes, mund të ndodhë që qarkullimi i gjakut të ndalojë dhe ne të rrëzohemi përtokë. Trupi ynë na e tregon menjëherë nëse ka ardhur koha të pijmë diçka, sepse edhe tensioni i gjakut rritet. Pa lëngje të mjaftueshme gjaku ynë trashet dhe nuk mund ta përballojë më pa probleme qarkullimin.

Sa më e madhe mosha, aq më e vogël etja 

Sa më shumë rritet mosha, aq më shumë ulet ndjenja e etjes. Dhe nuk ndodh rrallë, që njerëzit e moshuar të harrojnë të pijnë mjaftueshëm. Kjo mund të çojë ndër të tjera në marrje mendsh, turbullime, çrregullime ose humbje të vetëdijes. Gjatë mungesës ekstreme të lëngjeve, mjekët duhet t‘i fusin trupit sasitë e nevojshme nëpërmjet infuzionit.

Por disa të moshuar nuk pijnë me qëllim sa duhet lëngje, sepse nuk mund të kontrollojnë urinimin aq mirë sa moshat e reja. Ata pijnë shumë pak ose nuk pijnë fare lëngje, nga frika se mund të urinojnë pa dashur ose se do u duhet të shkojnë shpesh në banjë gjatë natës.

Sa ujë i duhet trupit tonë dhe për çfarë i duhet?

Kur kemi nevojë të veçantë për lëngje 

Kur kemi diare ose të vjella, trupi ynë ka nevojë për më shumë lëngje se sa minimumi prej 1,5 litrash në ditë. Nëse sasia e ujit nuk rivendoset shpejt, atëherë trupi ynë thahet. Edhe gjatë marrjes së medikamenteve të caktuara, për shembull të ashtuquajturat diuretika, duhen pirë shumë lëngje. Ato nxisin urinimin dhe i heqin lëngjet trupit, për të penguar përshembull mbledhjen e ujit, edemat, ënjtjet. 

Alkooli i largon lëngjet trupit 

Edhe alkooli ia merr trupit lëngjet, sepse nxit urinimin. Veshkat mundohen të shpëlajnë substancat helmuese nga trupi, prandaj ne duhet të shkojmë shpesh në banjë për të urinuar. Alkooli shkakton zbrazjen në hypothalamus të të ashtuquajturës vasopresin. Vasopresina është një hormon që rregullon rezervat ujore të veshkave. Nëse trupi i njeriut nuk ka në dispozicion sasinë e duhur të këtij hormoni të rëndësishëm, atëherë veshkat shkarkojnë shumë ujë. Ekuilibri ujor çrregullohet, gjithçka bie në kaos. 

Edhe shumë ujë mund të jetë i dëmshëm 

Nëse pijmë pesë ose më shumë litra ujë brenda disa orëve, kjo mund të jetë me rrezik për jetën dhe të ketë si pasojë hiperhidratimin, pra mbytjen me ujë të trupit. Veshkat nuk arrijnë të rregullojnë dhe shkarkojnë sasinë e madhe të lëngjeve. Një nga pasojat më të këqija mund të jetë edema e trurit, enjtja e tij. 

Sasi të mëdha uji pihen gjatë garave kush pi më shumë ujë. Kjo gjë e mbirëndon trupin. Jo vetëm që veshkat nuk e bëjnë dot më punën e duhur, por edhe bilanci i kripërave shkatërrohet. Sa duron trupi dhe si e duron varet nga mosha, pesha dhe gjendja shëndetësore. Edhe këtu duhet parë që të mos teprohet.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore9 orë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar9 orë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix9 orë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix9 orë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix9 orë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix9 orë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix9 orë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix9 orë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix9 orë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix9 orë më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook