Lidhu me ne

Mix

Dhunë dhe vetëvrasje, jeta e errët e Joseph Stalin

Dhunë dhe vetëvrasje/ Jeta e errët personale e Josif Stalinit

Josif Stalini është një nga udhëheqësit më të ligj në historinë njerëzore. Nën regjimin e tij, populli i Bashkimit Sovjetik përjetoi dekada persekutimi, që shkaktuan miliona e miliona vdekje. Por me gjithë pushtetin e madh që zotëronte, jeta personale e Stalinit ka qenë gjithmonë e mbushur me probleme.

1. I ati e dhunonte vazhdimisht kur ishte fëmijë

Stalini lindi në vitin 1878, dhe u rrit në qytetin Gori në qendër të Gjeorgjisë. Ndërsa nëna e tij ishte përgjithësisht e sjellshme dhe e dashur më të, i ati, Beso, ishte një burrë i tmerrshëm. Ai fitonte para duke prodhuar dhe shitur këpucë. Por varësia e tij nga alkooli u bë një problem serioz.

Dhunë dhe vetëvrasje/ Jeta e errët personale e Josif Stalinit

Ai pinte aq shumë sa që mbështetej te puna e ndihmësve të tij që të vazhdonte biznesin. Ndërkohë, përfshihej shpeshherë në sherre me pijanecë të tjerë. Kjo sjellje agresive vazhdonte edhe kur kthehej në shtëpi. Beso ishte i dhunshëm si me gruan ashtu edhe me djalin e tij.

Ai do ta rrihte në mënyrë shtazarake Josifin e vogël. Në një rast, Beso e rrahu aq shumë, saqë për ditë të tëra djali urinoi gjak. E ëma e inkurajoi djalin Stalinin të ndiqte një shkollë fetare. Por Beso nuk ishte i lumtur me këtë zgjedhje. Ai shkonte shpesh në shkollën e djalit të tij, Shkollën Kishtare në Gori, dhe kërkonte që Stalini të bëhej këpucar.

Madje, në një rast e mori më forcë Stalinin nga shkolla dhe e detyroi të punonte si ndihmës i tij. Sjellja abuzive e Besos pati pa dyshim një ndikim të madh në karakterin e Stalinit. Pavarësisht arsimimit të tij fetar, ai shpesh e imitonte të atin duke u përleshur në shkollë me bashkëmoshatarët.

2. Detyroi bashkëshorten e dytë që të kryente vetëvrasje

Stalini u martua me Nadjezha Alilujevën në vitin 1919, dhe çifti patën 2 fëmijë së bashku. Fëmija i tyre i parë, një djalë i quajtur Vasili, lindi në vitin 1921. Vajza e tyre, Svetllana, lindi në vitin 1926. Mjerisht, martesa ishte larg të qenit ideale.

Dhunë dhe vetëvrasje/ Jeta e errët personale e Josif Stalinit

Stalini dhe Nadjezha kishin shpesh mosmarrëveshje personale dhe politike, të cilat patën një ndikim negativ në mirëqenien mendore të Nadjezhës, duke çuar në luhatje të humorit dhe simptoma të skizofrenisë. Ajo e kaloi mbrëmjen e saj të fundit në një banket në Kremlin më 8 nëntor 1932.

Gjatë festës, Stalini dhe Nadjezha patën një tjetër debat të fortë. Detajet nuk ishin shumë të qarta, por disa burime pohojnë se Stalini ishte i dehur, dhe e fyu publikisht e i hodhi bishta cigaresh gruas së tij. Nadjezha e braktisi banketin duke qarë dhe u rikthye në dhomën e saj.

Në orët e para të mëngjesit, ajo qëlloi veten me armë zjarri në zemër. Trupi i saj u zbulua nga një shërbyese dhe një infermiere disa orë më vonë. Stalini, që u trondit shumë nga ajo ngjarje, e gënjeu median duke u thënë se bashkëshortja kishte vdekur nga një sëmundje e papritur. Të njëjtën histori u tregoi edhe fëmijëve të tij. Ata nuk e zbuluan të vërtetën për më shumë se një dekadë.

3. Kishte një marrëdhënie të vështirë me djalin e madh nga martesa e parë

Jakov Xhugashvili lindi në vitin 1907, dhe ishte më i madhi nga 3 fëmijët e Stalinit. Nëna e tij (gruaja e parë e Stalinit), vdiq po atë vit nga një sëmundje e panjohur. Pasi e kaloi pjesën më të madhe të edukimit të tij me motrat e nënës së tij, Jakovi u dërgua në Moskë për të jetuar me të atin.

Dhunë dhe vetëvrasje/ Jeta e errët personale e Josif Stalinit

Por karakteret e tyre ishin shumë të ndryshme nga njëri-tjetri. Kur i tha babait të tij se donte të martohej me Zoja Guninën, vajzën e një prifti, Stalini u zemërua, duke bërë që Jakovi të tentonte vetëvrasjen. Plumbi shmangu zemrën e tij, por i shpoi mushkëritë, duke e detyruar të qëndronte 3 muaj në spital.

Stalini nuk e fali kurrë Jakovin për aktin që kreu. Madje, ai tallej me të birin për dështimin e tij për të kryer vetëvrasje. Pasi u shërua, Jakovi u martua me Zojan dhe u transferua me banim në Leningrad. Por pas vdekjes së vajzës së tyre të vogël, çifti u nda.

Më pas Jakovi u kthye sërish në Moskë, ku u martua me Julia Melcer, një balerinë hebreje. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai u kap rob nga gjermanët dhe u dërgua në një kamp përqendrimi për të burgosurit politikë. U ekzekutua më 14 prill 1943.

/ Historyofyesterday.com

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore2 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore3 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar3 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix3 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix3 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix3 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix3 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix3 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook