Angelina Jolie, shkëlqen rrugëve të Romës me kombinimin e hijshëm veror!
Është një prej femrave më të bukura në botë, ndaj duket se cdo gjë duket mirë në trupin e Angelina Jolie. Së fundi, ylli hollivudian u shfaq rrugëve të Romës e veshur thjesht, por njëkohësisht edhe me mjaft shije.
Kombinimi i saj- kanotjere e bardhë, pantallona të gjera në të njëjtën ngjyrë, sandale kafe me rripa ngjyrë ari- ishte sa i hijshëm, aq edhe praktik për këto ditë të nxehta vere.
Veshjen e zbukuronin edhe një palë vëthë me diamantë, një varëse me perla, një cantë e zezë “Saint Laurent” dhe syze të mëdha të errëta.
Mësohet se ajo është duke xhiruar filmin “Without Blood”, një dramë e bazuar në novelën e me të njëjtin titull nga Alessando Baricco, ku vjen në rolin e regjisores.