Lidhu me ne

Mix

4 arsyet pse gjinekologët pyesin gjithmonë kur i ke patur periodat e fundit

Kur viziton mjeken obstetër-gjinekologe, ka disa gjëra që nuk i parashikon: Ti po flet për djegien vaginale, dhe ajo të pyet për datën kur kishe ciklin e fundit menstrual. Kjo pyetje, duket se ka kuptim kur bën vizitë tek gjinekologia nëse je shtatzënë ose ke cikël të çrregullt menstrual, përndryshe duket pak si pyetje e pavend, Por, jo! E keni gabim. Çdo gjë që lidhet me shëndetin riprodhues rrotullohet në një farë mënyrë rreth ciklit menstrual. Data e ciklit të fundit menstrual mund të ndihmojë mjeken të kuptojë problemin që ju keni.

Gjëndër në gjoks: Sigurisht që një gjë e tillë të frikëson, sepse menjëherë të shkon mendja tek kanceri i gjirit. Megjithatë, hera e fundit kur kishit ciklin menstrual mund të ndihmojë gjinekologen të kuptojë çfarë keni. Nëse jeni të reja dhe vëreni një gjëndër vetëm tri ditë para ciklit, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Shumë gra dhe vajza zhvillojnë ciste dhe gjëndra para pak ardhjes së periodave. Mjeket në këtë rast iu kërkojnë pacientëve të vijnë për një kontroll të dytë pas ikjes së ciklit menstrual.

Sekrecionet duken ndryshe: Mund të mos e keni vënë re, por sekrecionet ndryshojnë me ciklin menstrual. Në gjysmën e parë të ciklit ato janë më të ujshme dhe më të pastra, ndërsa në gjysmën e dytë janë më të bardha dhe më të trasha.

Njolla gjaku: Nëse vëreni njolla gjaku rreth 2 javë para ciklit menstrual, mund të jetë një shenjë e ovulacionit. Ovulacioni ndodh rreth 10 deri në 14 ditë para menstruacioneve. Por, nëse vëreni njolla gjaku në periudha të ndryshme të ciklit, mund të paralajmërojnë për fibroide të mitrës, polipe ose gjendje të tjera shëndetësore, që duhen kontrolluar tek mjeku. Prandaj, pyetja për ciklin menstrual ndihmon mjeken të dijë çfarë të kontrollojë.

Dhembje vaginale: Dhembjet vaginale zhvillohen për një sërë arsyesh. Data e ciklit të fundit menstrual ndihmon mjeken të identifikojë burimin e këtij problemi. Nëse dhembjet shfaqen pas mungesës së ciklit menstrual, arsyeja mund të jetë shtatzënia. Por, nëse zbuloni se nuk jeni shtatzënë ose nuk keni pasur mungesa të ciklit, mund të jetë shenjë e cistit të vezores ose e një gjendje tjetër që nuk ka lidhje me vaginën.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix1 ditë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix1 ditë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix1 ditë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix1 ditë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix1 ditë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix1 ditë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix1 ditë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix1 ditë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar1 ditë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook