Lidhu me ne

Letersi

Duhet dakord apo dakort ?!

DAKORD ndajf.

  1. Bije në ujdi me dikë, bëhemi në një mendje. Ramë dakord për çështjen. Jemi dakord?
  2. si pasth. Përdoret kur miratojmë një veprim, një kërkesë, një lutje etj; mirë. Dakord, le të vijë. Dakord, pranoj!

GABIMET QË HASEN MË SHPESH NË GJUHËN SHQIPE

Shumë njerëz mësojnë 3-4 gjuhë të huaja dhe nuk dinë të shkruajnë shqip.


Është zhvilluar një debat i ashpër për problemet e shqipes standarde. Në kuadër të këtij debati janë kryer veprimtari, janë shkruar artikuj nëpër gazeta dhe janë zhvilluar biseda në studio televizive.


Nga ana tjetër, nuk duhet menduar se shqetësimi i vetëm, që ekziston sot për shqipen standarde, është i natyrës drejtshkrimore, aq më tepër i lidhur vetëm me shkrimin apo mosshkrimin e një shkronje.


Shkeljet e standardit janë bërë aq masive, saqë shpeshherë format e çrregullta janë bërë mbizotëruese dhe heqja e “ë”-së nga disa fjalë, sado e drejtë qoftë kjo, të duket fare e parëndësishme.

Gabimet drejtshkrimore

Kështu, për shembull, me përjashtim të fjalorëve, emri Yzberish, në shumicën e rasteve, madje edhe në logon e Kombinatit të Mishit (KMY), shkruhet dhe shqiptohet gabimisht Yzberisht, duke i shtuar një “t” në fund.


Ka edhe fjalë të tjera, të cilave u shtohet gabimisht nga një shkronjë në fund ose diku brenda tyre. Për shembull, shkruhet dhe thuhet “garazhd”, “zvicerian” dhe “inspektoriat”, në vend të “garazh”, “zviceran” dhe “inspektorat”, përkatësisht.


Gabimet drejtshkrimore që bëhen, janë të natyrave nga më të ndryshme. Kështu, disa fjalë të huaja, që janë bërë pjesë e leksikut të gjuhës shqipe, shkruhen dhe shqiptohen gabim, shpeshherë duke ndërruar edhe vendin e tingujve. P.sh., thuhet “infakt” apo “infrakt” në vend të “infarkt” (mbyllje e enëve të gjakut), “andresë” në vend të “adresë”, “ambazhur” në vend të “abazhur”, “prespektivë” në vend të “perspektivë”, “afrofe” në vend të “aforfe” (nga frëngjishtja “à forfait”, që do të thotë “qesim”).


Në fjalë të tjera, zëvendësohet një shkronjë a një tingull me një tjetër.

Për shembull, shkruhet e thuhet “albitër” në vend të “arbitër”, “dakort” (në akord) në vend të “dakord”, “eleminim” në vend të “eliminim”, “energjitike” në vend të “energjetike” (rrënja e fjalës është “energje”), “dokumenta” në vend të “dokumente”, “denancim” në vend të “denoncim”, “difekt” në vend të “defekt” (d-efekt) etj.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar9 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore16 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix17 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi1 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi1 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix1 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix1 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske1 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook