Lidhu me ne

Mix

Si të kuptoni nëse fëmija juaj vuan nga diabeti

Sëmundja e Diabetit nuk po kursen fëmijët. Në vitet e fundit është konstatuar ulja e moshës së pacientëve të prekur nga 5-11 në 0-5 vjeç. Mjekët pediatër fajësojnë kequshqimin, si edhe theksojnë kujdesin që duhet të tregojnë prindërit dhe mjekët e familjes.

Diabeti nuk është më problem vetëm i moshave të mëdha. Sëmundja po haset gjithmonë e më shpesh në moshat e vogla, duke u kthyer në shqetësim serioz për prindërit. Mjekët endrokrinologë informojnë se në 5-vjeçarin e fundit ka shtim të numrit të fëmijëve që paraqiten në dyert e Pediatrisë me simptomat e Diabetit.

Faktorët janë të ndryshëm. Midis tyre mund të dallojmë trashëgiminë, kequshqyerjen dhe mungesën e aktivitetit fizik. Nëse bëjmë një analizë me 5-vjeçarin e fundit, vihet re dyfishimi i rasteve që vuajnë nga kjo sëmundje.

Ajo që është më shqetësuese është konstatimi se diabeti po sulmon fëmijët nën moshën 5 vjeç. Nëse vite më parë pikat e shpërthimit të diabetit kanë qenë tek fëmijët e moshës 5-7 vjeç dhe 11-13 vjeç, tani kjo moshë është ulur nën 5 vjeç. Trashëgimia është një predispozitë e fortë për shfaqjen e diabetit tek fëmijët e vegjël, por jo në të gjitha rastet.

Prindërit si përgjegjësit kryesorë në identifikimin dhe mbarëvajtjen e kontrollit të diabetit tek fëmijët e tyre. Një prind duhet ta kuptojë kur diçka nuk shkon siç duhet me fëmijën e tij. Një karakteristikë që mund të tërheqë vëmendjen tek fëmijët në fillim të sëmundjes është urinimi natën në shtrat pa e kuptuar. Ky veprim i pavullnetshëm haset në fëmijë, të cilët kanë kohë që kanë ndërprerë urinimin në shtrat. Shenjat e tjera të sëmundjes janë ato klasike. Fëmijët me diabet pinë shumë ujë, madje edhe natën, si dhe të urinojnë shumë. Gjithashtu kanë edhe shtim të oreksit.

Kategoria më e prekur e diabetit

Përveçse trashëgimisë, ata që rrezikohen më shumë nga sëmundja e diabetit janë fëmijët mbi peshë. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit, rreth 10 për qind e fëmijëve, rezultojnë të jenë obezë si dhe janë kontigjent për t’u prekur sëmundja e Diabetit. Lidhja midis obezitetit dhe diabetit, shpjegohet me bazën gjenetike si edhe me kequshqyerjen. Diabeti te fëmijët shfaqet gjatë kohës së shtatzënisë. Fillimisht te nënat. Në 50 për qind të rasteve ndodh që nënat e transmetojnë edhe te fëmijët.

Shkaktar tjetër i sëmundjes te fëmijët është edhe konsumimi i tepërt i ushqimeve me shumë yndyrna dhe i atyre me shumë kalori. Kështu, një fëmijë obez ka më tepër premisa që të preket nga diabeti, se një fëmijë normal. Kohët e fundit po vihet re diabet Tip 2 që shfaqet më tepër te fëmijët adoleshentë. Ky lloj diabeti e çon fëmijën drejtë e në marrjen e insulinës.

Këtë fenomen fëmija e vuan gjatë gjithë jetës së tij, pasi diabeti vetëm sa mund të kurohet, por nuk shërohet përfundimisht. Diabeti tek fëmijët kapet shumë vonë dhe shumica e pacientëve vijnë te mjeku me diabet të avancuar me zhvillim të komplikacioneve serioze të syrit, veshkave, dëmtim të nervave dhe sëmundjeve të zemrës.

MË TEPËR

Kioske13 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar14 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore14 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix14 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix14 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar14 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix14 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix14 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix14 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook