Lidhu me ne

Radar

Paloka: Nuk jemi në ‘luftë’ me SHBA, as me MB, po me lolot e Sorosit në Tiranë

Paloka: Nuk jemi në ‘luftë’ me SHBA, as me MB, po me lolot e Sorosit në Tiranë

Report TV - Edi Paloka spërkat me shiringë me bojë kryeministrin Edi Rama -  YouTube

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka ka reaguar në lidhje me vendimin e Britanisë së Madhe e cila shpalli non-grata ish-kryeministrin Sali Berisha.

Me anë të një postimi në ‘Facebook’ Paloka thekson se PD-ja nuk është në luftë me SHBA-të apo MB-në por me lolot e Sorosit në Shqipëri. Sipas tij, Soros e ka këtë fuqi që të lobojë dhe të ndikojë dhe në qeveri të vendeve të fuqishme.

Nuk jemi ne “lufte” me SHBA, as me MB, po me lolot e Sorosit në Tiranë! Me të drejtë disa miq me pyesin: “Mos po i japim Ramës fuqi që nuk i ka duke krijuar idenë që ai kontrollon DASH dhe qeverinë e BM?” E vërteta është se askush nuk ka thënë se Rama kontrollon e ka fuqi mbi qeveritë e këtyre vendeve. Në fakt Rama është thjeshtë një lolo e pikërisht për këtë ju duhet në pushtet atyre që kane interesat e tyre në Shqipëri dhe rajon. E kam thënë dhe herë tjetër; Rama, Veliaj dhe gjithë raca e tyre, janë përzgjedhur, janë financuar dhe promovuar për të qenë në pushtet, pikërisht pse janë këta që janë, qenie që personifikojnë më të keqen e më të neveritshmen e njeriut.

Më tej ai shprehet se ata janë në pushtet dhe mbahen në pushtet pikërisht se janë të shantazhueshëm dhe lehtësisht të përdorshëm nga Soros.

Është ky i fundit që fuqinë e miliardave që zotëron e përdor për spekulime e për të korruptuar politikanë të të gjitha niveleve që pastaj nga ana tjetër i shërbejnë për të shtuar milionat e miliardat e tij. Kjo është një e vërtetë e njohur dhe e denoncuar jo prej nesh, po ndërkombëtarish. Po fakti që Soros e ka këtë fuqi, të lobojë e ndikojë dhe në qeveri të vendeve të fuqishme, nuk duhet të na bëjë pesimistë e thjeshtë të ngremë duart. Ne duhet të bëjmë një zgjedhje dhe zgjedhjet janë dy; 1. ose dorëzohemi dhe lejojmë që Shqipëria të shitet, të copëtohet, të vidhet, të varfërohet e të shpopullohet, 2. ose përballemi dhe luftojmë për të mos lejuar që disa qenie të pështira si Rama e Veliaj, të shkatërrojnë vendin dhe jetët tona, për interesa të një mostre ndërkombëtare si Soros dhe xhepit të tyre.

Në fund ai thekson se beteja nuk është me SHBA dhe MB, por me letyrat tona që janë vënë në shërbim dhe po shkatërrojnë vendin e tyre vetëm që Soros të shtojë ca miliona dhe influencë më tepër.

Mjafton që ne të shporrim dy qelbësira si Rama e Veliaj dhe asgjë nuk do të mbetet nga ajo që sot duket si fuqi e pamundur për tu mposhtur. E kanë bërë të tjerët, duhet ta bëjmë dhe ne, ndryshe na pret një fund si Guinea apo Sri Lanka. Zgjedhjen e kemi vetë në dorë. Unë timen e kam bërë!

Rama talks about meeting with Alex Soros in Belgrade: Foundation, one of  the most positive forces in the history of 30 years - Ditari i Maxhorancës

MË TEPËR

Mix4 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix4 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix4 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix4 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix4 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix4 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix5 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix5 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix5 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix5 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook