Lidhu me ne

Radar

Donald Trump kundër transgjinorëve në sportet e grave: I them LeBron-it “bëhu grua dhe hajde në ekip” dhe s’do humbinim asnjëherë (VIDEO)


Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se ka injoruar këshillat e konsulentëve të tij politikë këtë javë duke kritikuar atletët trans.

Duke folur në një Samit, Trump u shpreh: “Meqë ra fjala, ne nuk duhet t’i lejojmë burrat të luajnë sporte të grave. Është kaq mungesë respekti për gratë.” As këtyre fjalëve turma nisi të duartrokiste.

“Është thjesht kaq çmenduri.”- vazhdoi Trump. “Kjo thjesht ju tregon se çfarë janë të gjithë këta gjeni politikë, unë i kam të gjithë këta konsulentë, të gjithë këta të mëdhenj, të shkëlqyeshëm. Më thonë: Zotëri, mos e thoni se është shumë e diskutueshme.”

Por Trump nuk e dëgjoi këshillën e konsulentëve të tij dhe vijoi të fliste për këtë problem. Madje në deklaratën e tij të bërë virale tashmë ai, u shpreh do të ishte “trajneri më i madh i basketbollit për femra në histori” nëse mund të bindte ikonën e LA Lakers LeBron James që të dilte në fushë për të si transgjinor.

“Nuk më pëlqen LeBron James, më pëlqen shumë më mirë Michael Jordan.”- vuri në dukje Trump duke shtuar. “Por unë do të shkoja te LeBron James… dhe do t’i thosha: ‘LeBron, a ke pasur ndonjëherë ndonjë dëshirë të jesh grua?’ Sepse dua të bëj yll në ekipin tim që unë po ndërtoj.”

Dhe nëse ai do pranonte, Trump shton se kështu ai do të kishte “ekipin më të madh në histori”.

Dhe shton me bindje: “Ata nuk do të humbisnin kurrë”.

https://twitter.com/nojumper/status/1552355720753950720?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1552355720753950720%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.hashtag.al%2Findex.php%2F2022%2F07%2F29%2Ftrump-kunder-transgjinoreve-ne-sportet-e-grave-i-them-lebron-it-behu-grua-dhe-hajde-ne-ekip-dhe-sdo-humbinim-asnjehere-video%2F

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook