Lidhu me ne

Radar

“Isha në shtëpi me brekë po shihja TV, i bie telefonit Luli…”/ Jul Deda: Si më mashtroi Lulzim Basha

“Isha në shtëpi me brekë po shihja TV, i bie telefonitJulian Deda dhe Lulzim Basha

Julian Deda tregoi një episod me Lulzim Bashën, kur ky i fundit e kishte thirrur të bëhej pjesë e kryesisë së PD, por siç thotë aktori, Basha e mashtroi edhe pse e kishte thirrur vetë.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Deda deklaroi se Basha ka patur një plan për shkatërrimin e PD si forcë politike.

Pjesë nga biseda:

Julian Deda: Ne kemi ecur tetë vjet në rërë, shumë e vështirë. Kemi mbështetur një person duke e ditur që ai nuk kishte për tu bërë kurrë një lider. Unë e kam thënë këtë edhe në 2017. Unë mendoj se e gjitha ishte një projekt, një plan nga ana e tij dhe çdo njeriu që ka mbështetur atë, për ta shkatërruar këtë forcë politike, për ta mbajtur gjithë jetën kështu siç është.

Ylli Rakipi: Atëherë i bie që Sali Berisha nuk paska qenë mirë, sepse mund ta ngrinte partinë në këmbë për ta hequr, jo pas dhjetë vjetësh…

Julian Deda: Kjo do të ishte më mirë të ndodhte që në 2017.

Ylli Rakipi: Ndoshta kështu i është dashur edhe doktorit. Pse pas dhjetë vjetësh e kuptoi ky?

Julian Deda: Epo tani iku kjo. Partia është në këtë situatë, nuk kthehemi dot mbrapa. Duhet të ishte bërë në 2017, kur u pa se po bëhej reprezalje në parti dhe mënyrën si i hoqi njerëzit dhe si i mashtronte. Dilnin nga zyra e tij 100 veta, dhe të gjithë ishin i dyti në Lezhë!

Ylli Rakipi: Ty të ka gënjyer ndonjëherë?

Julian Deda: Po patjetër. Më bie telefoni mua, Lul Basha2, kështu ia kisha shënuar, se kishte edhe të Hollandës. Isha në shtëpi, ora 3 e drekës. Alo! Po kryetar i them. Ku je mor burrë tha. Në shtëpi i tashë, jam me brekë po shoh film. Oooo tha, bravo bravo, a do vish të më takosh? Shkoj unë dhe e takoj. Më tha në 18:22, se këto orare caktonte ai. Më thotë mua në zyrë, a do angazhohesh?
I thashë si të angazhohem, unë vetëm brekët nuk i kam me logon e PD, se të gjitha i kam. Epo tha, do të bëjmë kryesinë e re dhe më duhesh të jesh aty. I thashë ok, po. Se e kishte edhe këtë ves,  që thoshte i ofrova por nuk deshi. Që tja hiqja këtë, i thashë po.
Nejse më futi në garë dhe humba. Më thotë dikush atje, po ti nuk kishe bërë fare lobim?
I thashë, po ca lobimi, unë isha me brekë në shtëpi, më mori më tha do futesh në kryesi, votimi ishte pas 3 ditësh.
Pra kishte një mënyrë që të bënte ta urreje, duke qenë në shtëpi duke parë film. As i kërkoi njeri dhe as i tha njeri. Të merrte vetë dhe të gënjente.

MË TEPËR

Mix17 orë më herët

Sa fruta duhen konsumuar në ditë? Mos e teproni duke thënë se janë të shëndetshme

Me ardhjen e muajve të verës, frutat më të njohura të stinës zënë vendin e tyre në frigorifer. Pavarësisht nëse...

Mix17 orë më herët

Eva Longoria: Do doja ta dinin të gjithë si është Victoria Beckham

Eva Longoria është një mike e vjetër e stilistes, Victoria Beckham, ku së fundmi ka treguar se si është ajo...

Mix17 orë më herët

Lëngu i pjeprit: Zgjidhja e freskët për rënien nga pesha!

Pjepri është nga frutat më të pasura me ushqyes të dobishëm për shëndetin e njeriut. Ai është i pasur me...

Radar17 orë më herët

Edi Rama i drejton vetë ndjekjet penale dhe hetimet që bën SPAK

Avenir Peka: Edi Rama drejton vetë ndjekjet penale dhe hetimet që bën SPAK Drejtuesi i departamentit të Sigurisë në PD,...

Radar1 ditë më herët

4 vite gënjeshtra të Ramës për gjobën e Beketit

Për vite me radhë kryeministri shqiptar i ka thënë vazhdimisht publikut, se asnjë lek i taksapaguesve shqiptar nuk do të...

Mix1 ditë më herët

Universitetet më të vjetra në botë, të cilat janë ende sot në funksion

Universitetet më të vjetra në botë të cilat janë ende në funksion sot janë: 1. Universiteti i Bolonjës – Itali...

Radar1 ditë më herët

Qumështi i importit rritet me 28%, ‘zhduket’ prodhimi vendas

Qumështi i importit rritet me 28%, ‘zhduket’ prodhimi vendas Në tregun vendas është zgjeruar pesha e qumështit të importuar, duke...

Radar1 ditë më herët

Donald Trump kryeson thellë ndaj çdo rivali republikan – Sondazhi

Ish-presidenti Donald Trump po udhëheq çdo sfidues të mundshëm republikan jo vetëm në një grup hipotetik, por kokë më kokë,...

Kioske2 ditë më herët

Sa është norma e korrupsionit në Shqipëri?

Operacioni i fundit i SPAK, si dhe rasti tjetër në gjykim, ai i incineratorit të Elbasanit, sugjeron se norma e...

Radar2 ditë më herët

Joe Biden nuk është i aftë për të rikandiduar

“As fizikisht, as mendërisht”, doktori i Obamës: Biden nuk është i aftë për të rikandiduar Një ish-doktor i Shtëpisë së...

Facebook