Lidhu me ne

Mix

Simptomat e para të depresionit, që nuk duhen anashkaluar

12 Things Not to Do If You're Suffering From Depression : Intrepid Mental  Wellness, PLLC: Psychiatric Nurse Practitioners

Depresioni nganjëherë quhet “plaga e shekullit 21”. Studimet tregojnë se në të vërtetë është një gjendje mjekësore që mund të trajtohet si çdo sëmundje tjetër. Megjithatë, hapi i parë për të hequr qafe problemin është të kuptoni se po vuani nga depresioni dhe jo diçka tjetër. Ka disa kambana alarmi që duhet t’i njihni për të qenë në gjendje ta identifikoni saktë se keni rënë në depresion.

Ndjeheni të lodhur

Mungesa e energjisë zgjat shumë ditë rresht edhe pse rutina juaj nuk ka ndryshuar shumë. Jeni të lodhur sapo zgjoheni.

Ndjeheni të pavlerë

Ju mund të filloni të besoni se jeni të padobishëm. Mund të keni edhe mendime vetëvrasjeje dhe nuk keni frikë nga vdekja, pasi për ju jeta nuk ka kuptim.

Keni probleme me gjumin

Mund të vuani nga pagjumësia ose flini më shumë seç duhet. Edhe pas një nate të gjatë në shtrat, ju ende dëshironi më shumë gjumë. Ju nuk keni energji dhe dëshironi të qëndroni në shtrat.

Keni ndryshime peshe

Ju papritur fitoni disa kile ose humbisni peshë. Mund të keni një oreks të madh edhe nëse sapo keni ngrënë. Pra, ndiheni bosh gjatë gjithë kohës. Nga ana tjetër, ka edhe nga ata persona që nuk kanë fare oreks.

Asgjë nuk ju kënaq

Aktivitetet, njerëzit që doni, nuk ju sjellin më gëzim. Jeni vazhdimisht i mërzitur, i lodhur ose nuk keni më asnjë hobi.

Humori juaj është përtokë

Ndjeheni vazhdimisht i trishtuar, i shqetësuar ose i irrituar dhe nuk mund të gjeni një arsye të qartë për këtë.

Shëndeti juaj përkeqësohet

Papritmas filloni të përjetoni dhimbje në pjesë të ndryshme të trupit, më së shpeshti në nyje ose prapa shpinës dhe mund të keni probleme të tretjes. Asnjë nga këto nuk ka një arsye të lehtë për t’u shpjeguar (si trauma) dhe simptomat nuk largohen me trajtimin e zakonshëm mjekësor. Mos harroni se, nëse vuani nga depresioni, këto probleme do të jenë të vazhdueshme. Nëse ju ose familja juaj ose miqtë tregoni shenja të depresionit, ia vlen të flisni me një mjek që mund të kontrollojë gjendjen tuaj mendore dhe të caktojë trajtimin e duhur.

Cili është trajtimi për depresionin dhe a mund të parandalohet?

Sipas situatës së veçantë të një pacienti, mjeku mund të rekomandojë terapinë e folur ose medikamentet. Trajtimi mund të përfshijë gjithashtu rekomandime për aktivitet fizik shtesë, terapi të lehta, simulim elektro-magnetik dhe lloje të tjera trajtimi.

Ka një numër studimesh që përpiqen të sigurojnë metoda parandalimi për depresionin. Një prej tyre thekson se disa forma të depresionit, sidomos të ashtuquajturat depresioni sezonal (ai që intensifikohet gjatë pjesës së ftohtë të vitit), mund të trajtohet me marrjen e vitaminës D. Megjithatë, mos filloni të merrni pilulat pa u konsultuar me mjekun tuaj.

Specialistët rekomandojnë që njerëzit nga grupet e rrezikut të depresionit të konsultohen rregullisht me specialistë. Çdo sëmundje është më e lehtë për t’u luftuar nëse ajo është identifikohet në një fazë të hershme.

MË TEPËR

Kryesore10 orë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar10 orë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix10 orë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix10 orë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix10 orë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix10 orë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix10 orë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix10 orë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix10 orë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix11 orë më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook