Lidhu me ne

Mix

Kush është Hunter Moore, njeriu më i urryer në internet

Kush është Hunter Moore, njeriu më i urryer në internet

Termi i saktë do të ishte shpërndarja jo konsensuale e materialit intim. Foto dhe video të regjistruara vetë, ose nga partnerja e momentit, të dërguara me besimin se mund t’i besosh atij që ia dërgon, por që ai i ngarkon në sajte, forume, kanale të palëve të treta, të ndjekura nga mijëra njerëz.

Termi i pasaktë, por që të vjen në mendjen menjëherë është “pornografi hakmarrëse”. Dhe u shpik nga Hunter Moore, ‘njeriu më i urryer në internet’.

I lindur në Sacramento, Kaliforni, në vitin 1986, Moore është themeluesi i “Is Anyone Up?”, një faqe famëkeqe që midis vitit 2010 dhe 2012-ës shpërndau me mijëra video dhe foto me përmbajtje seksuale, pa miratimin e personave prezentë në to.

Ajo që ndryshonte në këtë faqe pornografike nga çdo faqe tjetër, ishte se përkrah videove vendoste edhe linket e llogarive në rrjete sociale të protagonistëve, identitetin dhe çdo të dhënë tjetër që dispononte. Po edhe numrin e telefonit.

Në seksionin e komenteve, siç ndodh shpesh, qindra në mos mijëra njerëz shanin e mallkonin ata që shikonin nëpër video.

Ajo që e bën Moore të meritojë pseudonimin e ‘njeriut më të urryer në internet’ është përbuzja totale që ai ka treguar në mënyrë të përsëritur ndaj njerëzve, jeta e të cilëve u bë ferr nga faqja e tij.

Faqja lindi thuajse rastësisht, pasi Moore po kërkonte një mënyrë për të ndarë fotot e ish të dashurës që e tradhtoi me shokun e tij. Pasi i postoi në një domein, ai kuptoi se do të ishte kënaqësi t’i lejonte miqtë e tij të postonin fotot intime të të tjerëve që kishin në kompjuterin e tyre. Brenda pak javësh në atë site bëhej nami me foto dhe video intime të njerëzve të ndryshëm që as ia kishin idenë se kishin përfunduar online.

Në film u justifikua se kjo ishte puna e tij që i jepte 8 mijë deri në 13,000 dollarë në muaj. Duke u mbrojtur në televizion, ai tha se puna e tij ‘nuk i dukej fare e shkretë’ dhe se ‘nuk e kuptonte sesi vajzat mund t’i drejtonin gishtin kur janë ato që ose kanë shkrepur foton, ose kanë pozuar’.

Kur dikush i shkruante të hiqte fotot apo videot, ai i dërgonte vetëm një fjalë: LOL.

“Perandorinë” e tij e shkatërroi një grua, Charlotte Laës, e cila arriti të zbulojë se Moore kishte punësuar një haker për të vjedhur imazhe intime direkt nga kompjuterët e shumë vajzave pasi një foto e vajzës së saj Kayla u postua në faqe. I ndihmuar nga Anonymous dhe më pas FBI-ja, ky hetim fillimisht privat çoi në arrestimin e Moore dhe hakerit Charles Evans më 23 janar 2014.

Moore u dënua me shtatë vjet burg, por kreu vetëm dy vjet e gjysmë në fund. Që pasi doli nga burgu ka mbajtur një profil shumë të ulët, pa rrjete sociale.

Kjo histori po shfaqet në Netflix në serialin dokumentar me titullin “Njeriu më i urryer në internet”. Dhe e ka risjellë në vëmendje duke e ribërë njeriun më të urryeshëm.

Moore në fillim kishte pranuar të jepte dëshminë e tij me zë dhe figurë për dokumentarin, por më pas u tërhoq.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook