Lidhu me ne

Radar

Mirupafshim në gjëmën e radhës.

Nga Lutfi Dervishi 

Kronikë e një vrasje të paralajmëruar

Lutfi Dervishi: Ç'i kemi bërë vetes? Koha për bilanc! | Gazeta Telegraf

Mirupafshim në gjëmën e radhës.

Ngjarja tragjike në Himarë ku humbi jetën një fëmijë nga një oficer policie i pa përgjegjshëm është kronikë e një vrasje të paralajmëruar.

Nuk është krimi i parë që ndodh në det për këtë vit.

Druaj se nuk është as i fundit. Vetëm 24 orë më parë drejtori i përgjithshëm i policisë, nisur nga rastet e mëparshme me anë të një qarkoje kërkonte më shumë kontroll për “gangsterët e detit”.

Gjëmat ndodhin sepse jemi përballë mendësisë – Hëmo sa të kalojë kjo situatë.

Të ngasësh jet-ski në det duhet të lejohet vetëm në një perimetër të caktuar dhe të qartë si për pushuesit ashtu edhe vozitësit.

Të ngasësh jet-ski në det duhet të kesh licensë.

Nëse publiku beson te policia nuk ka nevojë për policë shtesë për të kontrolluar dhe verifikuar zbatimin e ligjshmërisë.

Mjafton një telefonatë në polici dhe ajo duhet automatikisht të ndërhyjë.

Nuk ka nevojë në një vend normal ku sundon ligji për “masa shtesë”, aq më pak për “masa drastike”, për “urdhëra të rreptë”, për urdhëra për të parë zbatimin e urdhërit, për “angazhim maksimal”, për “aksion” për “dron edukues” apo për më shumë “ndërgjegjësim”.

Thjesht gjithsecili të bëj detyrën e tij.

Dhe detyra nis nga secili prej nesh.

Agresori sot është punonjës i policisë, me histori jo fort të këndshme në polici dhe për më tepër tenton edhe të largohet nga skena e krimit.

Krimi në Himarë u krye me skaf! Për të drejtuar skafin duhet kurs 6 mujor dhe patentë nga kapiteneria e Durresit! (Është intersant të mësohet se kush është pronari dhe me shumë gjasë – ndonjë person me precedent penal)

Tre figura krimi nga një oficer policie:

1-Drejtim mjeti pa dëshminë përkatëse.

2-Vrasje nga pakujdesia.

3-Tentative për tu larguar nga vendngjarja.

Kjo është policia që nuk duam.

Kjo është edhe sfida që nuk po e fiton dot policia.

Një polici e shtetit dhe jo e partisë, një polici që njeh ligjin dhe jo urdhërin, një polici ku respektohet karriera dhe jo “lidhjet e shkurtra” me bandat dhe politikën.

Nëse vendoset “rendi brenda rendit” është më e thjeshtë që të sigurohet rendi dhe qetësia e pushuesve dhe e të gjithëve.

Përtej problemeve të policisë duhet të shohim problemet me veten.

Krimet më të mëdha dhe më të rënda ndodhin në sezonin e pushimeve.

Dikush humb jetën për një parkim, dikush për një pse më pe, një tjetër pse muzika është e lartë…

Pa respektuar veten dhe jetën në komunitet nuk mund të ketë rend dhe qetësi.

Nuk mund të ketë një polic pranë çdo problemi që del.

Nuk mund të ketë një zjarrëfikëse për çdo zjarr që ndezim.

Nëse muzika kthehet në makth për banorët – zgjidhjet teknologjike dhe ligjore sot ekzistojnë.

Nëse të krisur me jet ski vozitin në afërsi të pushuesve – duhet të mjaftojë një telefonatë dhe një shembull i mirë për pronarin e “jet ski” dhe për vozitësin pa leje.

Kaq duhet të mjaftojë.

NJE SHEMBULL

Urdhërat dhe masat e marra si konfini pas të vjelit kanë po aq efekt sa ka urdhëri i oficerit ndaj ushtarit një ditë para lirimit.

Siguria në plazhe nuk arrihet me urdhëra të datës 1 gusht. Siguria dhe qetësia në plazhe arrihen nëse nuk punohet me aksion nuk punohet me urdhëra të rreptë dhe me masa drastike.

Si ndodh që është mbushur bregdeti me adoleshentë që pa asnjë minutë përgatitje marrin dhe ngasin motorrë uji?!

Sa mjete motorrike janë sekuestruar gjatë këtyre viteve? Ku janë sot ata që kanë kryer krime me mjete motorrike në ujë?

Sa patenta janë lëshuar dhe nga cili institucion?Mbi çfarë bazash dhe përgatitjesh profesionale?

Sa mjete janë kolauduar dhe sa kanë mbetur për shkak të amortizimit?Sa pronarë të tyre janë ndëshkuar/gjobitur?

Sa “dronë edukues” janë ngritur për të parë kontrollin e territorit?

Sa gjoba janë vënë për prishësit e qetësisë në plazhe dhe kudo? Cilat janë pikat e nxehta në vite që prodhojnë ngjarje të rënda?

Çfarë masash janë marrë që të mos përsëriten?Rendi dhe qetësia nuk mund të vihen vetëm as nga qytetarët dhe as nga policia. Rendin dhe qetësinë e garanton një bashkëpunim dhe besim që qytetari duhet të ketë te policia.

Besim që është tronditur prej rasteve që nuk është koha dhe vendi për t’i përsëritur.

Nëse nuk ndryshon qasja ndaj problemeve, sërish deri në gjëmën e radhës do të flasim për shkarkime, inspektime, urdhëra të rrepta dhe masa shtesë.

Sërish do të kemi dy realitete, një në terren dhe tjetrin në shkresat dhe lajmet televizive.

Lajmi i fundit është se drejtori i përgjithshëm ka dhënë urdhër për ngritjen e një grupi të posaçëm për të verifikuar zbatimin e porosive të dhëna nga ai vetë!

Dmth policia nuk zbaton porositë e DPPSH.(Drejtorit të Përgjithshëm të Policise Shtetit!!!)

Në këtë rast ose ikën policia, ose ikën drejtori.

Te dy nuk mund të bashkëjetojnë!

Ky stil menaxhimi dhe qasje ndaj problematikës nuk garanton aspak mos përsëritjen e ngjarjeve dhe krimeve të tilla.

Thjesht i shërbejnë daljes momentale nga situata dhe i ngjajnë njeriut që fsheh mbeturinat nën tapet për të krijuar iluzionin e pastërtisë…

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook