Lidhu me ne

Radar

34 vjet nga vrasja Havzi Nela/ Vëllai i poetit i tregon Ramës “urdhrin e vdekjes”: Kërko falje për firmën që vuri babai yt

34 vjet nga vrasja Havzi Nela/ Vëllai i poetit i tregon Ramës

Partia Demokratike ka kujtuar 34-vjetorin e ekzekutimit të poetit anti-komunist Havzi Nelës. Qytetarë dhe përfaqësues të PD, vendosën kurora lulesh në monumentin e poetit.

Vëllai i poetit, Shukri Nela i kërkoi kryeministrit Edi Ramës, të kërkojë së paku falje për firmën që babai i tij vuri për varjen e Havzi Nelës.

“Minimumi të kërkojë falje. Ka thënë vazhdimisht që nuk e besoj se babi im të ketë firmosur për varjen e Havzi Nelës. Ja firma. Kjo është firma e Kristaq Ramës bashkë me 6 të tjerë”, tha vëllai i Havzi Nelës.

34 vjet nga vrasja Havzi Nela/ Vëllai i poetit i tregon Ramës

Dëshmitari i varjes së Havzi Nelës, Samedin Çerkezi rrëfeu se si ndodhi ngjarja.

“Kur është varur Havzi Nela kam qenë këtu. Jam dëshmitar okular. Ai nuk vdiq, ndërroi jetë. Është ne zemrat tona dhe të gjeneratave që vijnë. Urrejtja për vdekjen e Havzi Nelës e tmerrojnë sigurimin e Enver Hoxhës i cili edhe sot ka urrejtje ndaj demokracisë, lirisë dhe së drejtës”, tha Çekrezi.

Ndërsa nënkryetari i PD-së në  Kukës, Admir Sinamati në fjalën e mbajtur u shpreh se 10 gushti do të kujtohet si dita e Martirit të Demokracisë Havzi Nela.

“10 Gushti është një ditë solemne. Është ditë solemne se ka të bëjë me përkujtesën. Ka të bëjë me nderimin për Martirin e Demokracisë Havzi Nela dhe Partia Demokratike do ta shohë 10 Gushtin gjithmonë si të tillë. 34 vjet ma parë regjimi obskurantist ndëshkoi me varje Havzi Nelën, Martirin tonë. Pikërisht në këtë vend ku jemi mbledhë të nderojmë Martirin.

Në fund po përmend fjalët e fundit të Havzi Nelës para litarit: I keq kam qenë dhe ashtu po shkoj. Të këqijat e mija i mora me veti. Kërkoj që të afërmit e mi të trajtohen mirë, mos të merren nëpër kambë. Kam nëntëqind e dhjetë lekë dhe kërkoj që këto t’u jepen të afërmve të mi (nanës)”, deklaroi Sinamati.

34 vjet nga vrasja Havzi Nela/ Vëllai i poetit i tregon Ramës

MË TEPËR

Mix22 orë më herët

Alma Bektashi flet për divorcin: S’jam as e para, as e fundit, jeta vazhdon!

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar Alma Bektashi pas një kohe të gjatë ka dhënë një...

Mix22 orë më herët

Plakat e Prillit “trazojnë” motin çdo pranverë, si lindi legjenda që njihet në gjithë Ballkanin

Pothuajse të gjithë e keni dëgjuar që ekziston një legjendë për shiun dhe motin e keq në javën e fundit...

Radar22 orë më herët

Deklarata skandaloze në emisionin e Arjan Çanit: Gjeneralët e Kosovës kanë qenë kriminelë lufte, njëlloj si Mlladiçi e Radoiçiçi

Shpendi Gashi, një ish-pedagog në Universitetin e Tiranës, ka bërë një deklaratë skandaloze në emisionin e moderatorit Arjan Çani, ku...

Kryesore3 ditë më herët

Fjalia e Xhaçkës që shkallmoi çdo propagandë të PS!

Shkruar nga Irena BeqirajXhaçka dhe Rama Nuk di sa duar do të duhet të puthin e sa tallava do të...

Mix3 ditë më herët

Cila nga shenjat e horoskopit tradhton më shumë?!

A është Dashi tradhtar? 34% e njerëzve të kësaj shenje tradhtojnë. A është Demi tradhtar? Shenja më sensuale, por që...

Radar3 ditë më herët

Shenja e parë se tagri i PS-së qëndron mbi Kushtetutën

Ish-ministrja Olta Xhaçka ka dalë Top-Channel që të bilbilojë për demokracinë dhe rendin kushtetues. Sipas saj parlamenti dëshmoi se mban...

Mix3 ditë më herët

Zbuloni 6 arsyet që ju bëjnë të ndiheni të lodhur

Është normale të ndihesh i/e lodhur pas një nate me gjumë të trazuar, pasi jeni çuar herët në mëngjes ose...

Mix3 ditë më herët

Mit apo e vërtetë: A sëmuresh nga gluteni?

Picat, ëmbëlsirat, buka, makaronat, të gjitha përmbajnë zakonisht grurë, elb ose thekër. Kështu që kanë edhe gluten. Pjesës më të...

Mix3 ditë më herët

Bora Zemani dhe shtatzënia “fake” për klikime

Me duart mbi bark, Bora Zemani ngjalli dyshime ne promon e puntatës së radhës së emisionit të saj, “Cherry On...

Mix3 ditë më herët

Alketa Vejsiu goditet me kanaçe ndërsa ishte live në skenën e “X Factor”

Moderatorja Alketa Vejsiu është përballur me një incident mbrëmjen e djeshme gjatë konkursit të muzikës “X Factor Albania”. Drejt saj...

Facebook