Lidhu me ne

Kryesore

Berisha kujton poetin Havzi Nela, thirrje Ramës: Dëno krimin mizor të babait xhelat, kërkoji ndjesë familjes


Kreu i PD-së Sali Berisha ka kujtuar këtë të mërkurë poetin Havzi Nela në 34-vjetorin e varjes së tij.

Mes rreshtash ai ka bërë edhe një thirrje për kryeministrin Edi Rama: “Edvin, sot është dita që duhet të dënosh firmën e xhelatëve, ndër të cilëve edhe të babait tënd, për varjen e tij”.

Berisha i thotë Ramës të tregojë një grimcë ndërgjegje dhe të dënojë “krimin mizor të të atit të tij xhelat” si dhe t’i kërkojë ndjesë publike familjes. Më pas ai shton se këto rreshta nuk i shkruan për politikë.

KOMENTI I PLOTË

Sot 34 vjetori i martirizmit të poetit disident hero të fjalës së lirë Havzi Nela!
Edvin, sot është dita që duhet të dënosh firmën e xhelatëve, ndër të cilëve edhe të babait tënd, për varjen e tij.
Kërko ndjesë!!
Të dashur miq,


Sot mbarë kombi shqiptar përulet me nderimin më të madh para kujtimit dhe veprës së pavdekshme të martirit të lirisë, poetit disident, heroit të fjalës, Havzi Nela, i cili 34 vjet më parë u var për fjalën e lirë për vargjet e tij në sheshin kryesor të qytetit të Kukësit me firmën e xhelatëve të diktaturës staliniste Ramiz Alia dhe Kristaq Rama, babai bilogjik i Edi Ramës.
Ky akt horror që dëshmon fytyrën mizore të diktaturës hoxhiste, kishte synim kryesor jo vetëm hakmarrjen primitive të xhelatëve të regjimit por edhe terrorizimin e popullatës në tërësi dhe inteligjencës shqiptare në veçanti dhe të vriste pa lindur çdo varg apo fjalën e lirë.
Nderim përjetë poetit disident Havzi Nela.


Këtu më poshtë keni një poezi të poetit Havzi Nela dhe një status për të birin e xhelatit Kristaq Rama që së bashku me diktatorin Ramiz Alia firmosi varjen në litar të poetit disident.

– Poezia “Fryma e Helsinkit” nga Havzi Nela


Kështjella feudale tundet e lëkundet
Si nji varkë e thyeme mbi valët përkundet;
Tirani mizor me detin sot po mundet
Thellë, gjithnji ma thellë n’mes dallgëve po futet.


Fryma e Helsinkit u derdh porsi era
Na përkëdheli zemrat, çeli si pranvera;
Këtu në votrat tona futi gaz e shpresë
Na zgjoi afsh e vrull, ndoshta, nuk do vdesë!

-Sot është një ditë që mund të bëheshe njeri Edvin!


Sot është 34 vjetori i varjes në litar në sheshin qendror të qytetit të Kukësit të poetit disident Havzi Nela, me firmë të xhelatëve Ramiz Alia dhe Kristaq Rama, babait tënd biologjik.
Sot është një ditë që Edvin Kristaq Xhelati mund të “varë” brenda vetes ç’njerëzoren e neobllokmenit dhe të tregojë qoftë dhe për pak çaste një grimcë ndërgjegje të njeriut të qyteteruar, të dënojë krimin mizor të të atit të tij xhelat dhe t’i kërkojë ndjesë publike familjes dhe së paku botës së letrave për varjen me firmën e Ramiz Alisë dhe Kristaq Ramës të poetit disident Havzi Nela. Këto pak rreshta nuk i shkruaj për politikë por si një apel për ngadhënjimin e njeriut mbi antinjeriun!

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix7 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix7 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix7 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix7 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix7 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix19 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix19 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix19 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix19 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook