Lidhu me ne

Mix

Pse gratë (dhe burrat) preferojnë të kenë shef një burrë dhe jo një grua?

Nëse do ta pyesnit stafin 5 dekada më parë, se çfarë preference kishin për gjininë e shefit të tyre, shumica do t’ju thoshin se dëshironin një burrë. Dhe çuditërisht, kjo është ende e vërtetë sot.

Sipas The Telegraph, në një sondazh me 2000 gra në punësim të plotë ose të pjesshëm, 63% shprehën një preferencë mashkullore, dhe vetëm 37% zgjodhën një grua.

“Hulumtimi zbuloi se ndërsa gratë janë të mira në trajtimin e çështjeve inter-personale brenda mjedisit të punës, shumica menduan se burrat ishin më të mirë në ‘drejtimin e anijes’, raportoi agjencia britanike.

Të dhënat e dy sondazheve të tjera të publikuara nga prestigjiozja Forbes përfshijnë firmën amerikane të konsulencës Gallup dhe platformën më të madhe online të karrierës për gratë, Fairygodboss.

Rezultatet e sondazhit të Gallup u bazuan në të anketuar burra dhe gra. Dhe rezultatet e tyre përputheshin me sondazhin tjetër, i cili kishte 100% të anketuara gra.

Nga 1,032 amerikanë të anketuar, vetëm 20% e të anketuarve thanë se do të preferonin një shefe grua.

Ndërsa në sondazhin e dytë, ku 100% e të anketuarve ishin gra, 40% e tyre thanë se shefat meshkuj dhe femra ishin njëlloj mbështetës ndaj tyre, të ndjekur nga shefat burra, me shefat gra të fundit.

Por sigurisht ka disa faktorë që kontribuojnë në këtë ‘çekuilibër’ gjinor.

Pse kaq shumë gra kanë një problem me një shefe të së njëjtës gjini?

A mund të ndodhë që shumë punonjës janë mësuar që burrat të jenë në krye?

Në fund të fundit, raportet gjinore të atyre që janë në krye janë gjithsesi të zhdrejta – i njëjti sondazh i Gallup tregon se 51% e amerikanëve që punojnë kanë një shef mashkull, krahasuar me 33% që kanë një shefe femër.

Antonella Pianalto, drejtoreshë ekzekutive e Shoqatës së Qendrave të Biznesit të Grave, tha se ajo e ka parë këtë gjë në vetë të parë – më shumë burra se gra kanë qenë në pozicione drejtuese në shumicën e vendeve ku ajo ka punuar.

Pra, është e qartë se ka hapësirë ​​për përmirësim, tha Pianalto, duke propozuar që të paktën një pjesë e çështjes i ka rrënjët ‘në paragjykimet e lashta gjinore që favorizojnë burrat’.

Fenomeni i ‘Bletës Mbretëreshë’

Por, mund të jetë edhe fenomeni që ish-drejtuesja e Bankës së Amerikës, Sallie Krawcheck e përshkruan si ‘Efekti Queen Bee’ apo ‘efekti nëna mbretëreshë’.

Me fjalë të tjera, nëse ka vend vetëm për një numër të kufizuar grash në tavolinë, për shkak të mos përfshirjes së grave në tregun e punës për një kohë kaq të gjatë, ndjenja e konkurrencës mund të shoqërohet edhe më një ndjesi ‘kërcënimi’, që natyrshëm mund t’i lindë grave në tregun e punës.

Por në fund të fundit, ka relativisht pak menaxhere gra në tërësi – kështu që një përvojë e izoluar negative nuk mund të gjeneralizohet.

Dopio-standard

Ndërsa disa sjellje janë të pranueshme nga një menaxher ose koleg burrë, shumë kritikë thonë se po të njëjtat sjellje të bëra nga një shefe grua, shihen si të papranueshme apo më të ‘zmadhuara’ nga ç ’janë realisht – kjo sepse vetëm në dekadat e fundit, grave iu është dhënë e drejta ta kenë këtë rol dhe se deri tani, prej tyre pritej që të ishin vetëm empatike, të ngrohta dhe të kuptueshme.

Kjo nuk do të thotë që s’duhet të jenë të tilla.

Por, herën tjetër që e gjeni veten duke gjykuar dikë nga stili i tyre i udhëheqjes, bëhuni më objektiv dhe mos gjykoni ndryshe në bazë të gjinisë.

Për të gjithë ne në ambientet e punës, le të sigurohemi që nuk jemi të padrejtë në supozimet tona rreth mënyrës se si mendojnë burrat dhe si mendojnë gratë, apo mënyrën se si secili nga ata “duhet” të sillen.

Ajo grua që ka zgjuar zemërimin tuaj, mund të jetë treguar më pak e ngrohtë ose më pak empatike nga se ju do të kishit dëshiruar, por mbase kjo thjesht mund të nënkuptojë se ajo është e zënë duke u përpjekur të navigojë në një ambient pune me pritshmëri tejet të vështira sociale…ose mbase ajo është thjesht e zënë duke u përpjekur të bëjë punën e saj!

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Mix6 orë më herët

Mosha biologjike: Pse është problem nëse rezulton shumë e lartë?!

Një mospërputhje midis moshës suaj biologjike dhe asaj të treguar në kartën tuaj të identitetit mund të nënkuptojë një rrezik...

Mix6 orë më herët

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi...

Mix6 orë më herët

Tinder merr një veçori “Share My Date” për përdoruesit që të dërgojnë plane takimesh te miqtë e tyre kurioz

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë fotografi të profileve të takimeve dhe t’i dërgojnë ato te miqtë dhe...

Mix6 orë më herët

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe...

Mix6 orë më herët

5 rregulla kyçe për një martesë të shëndetshme

Ditët e sotme martesa e shëndetshme është kthyer në një sfidë më vete për shumë çifte, kjo për disa arsye...

Mix6 orë më herët

Kolesteroli i lartë, 5 mite absurde që duhet t’i largoni njëherë e mirë nga mendja juaj

NGA LIVING Kolesteroli është një yndyrë e dyanshme: e prodhuar nga mëlçia, nga njëra anë është e rëndësishme për trupin...

Mix6 orë më herët

Një këshillë nga Megan Fox për vajzat beqare

Megan Fox, në një intervistë për E!News, iu përgjigj pyetjes: “Ka shumë vajza që do ta kalojnë verën si beqare,...

Mix6 orë më herët

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë. Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers...

Mix6 orë më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Facebook