Lidhu me ne

Radar

Masakra në Mal të Zi/ Kush është Vuk Boriloviç, 34-vjeçari që pas sherrit me familjen qëlloi kë i doli përpara në rrugë (FOTOT)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Mal të Zi, ku një 34-vjeçar vrau 11 persona dhe plagosi gjashtë të tjerë, mes tyre edhe një punonjës i policisë.

Më pas sulmuesi mbeti i vrarë dhe pritet konfirmimi nëse është vrarë në një përballje me policinë apo është vrarë nga një bashkëqytetar. Megjithëse sipas medieve është kjo e dyta.

Po ashtu edhe prokurorja Andrijana Nastiç tha për TVCG se dy fëmijë janë vrarë, dhe sipas dyshimeve fillestare, sulmuesi është vrarë nga një bashkëqytetar dhe jo nga policia.

Ngjarja e rëndë ka nisur pas një konflikti familjar, pas të cilit sulmuesi ka qëlluar rastësisht kalimtarët në rrugë.

I dyshuari është identifikuar si 34-vjeçari Vuk Boriloviç, i cili ka qëlluar edhe mbi fëmijët.

Dy të plagosur janë dërguar në spitalin e Cetinjës, ndërsa katër të plagosur janë transportuar në Qendrën Klinike në Podgoricë. Tre prej të plagosurve thuhet se janë në rrezik për jetën.

Kush është Vuk Boriloviç?

Mediet kanë publikuar foton e tij.

Boriloviç u lind më 21 nëntor 1988 në Cetinje, ku mbaroi shkollën fillore. Shkollën e mesme për mekanikë anijesh e kreu në Beograd. Ai ishte i martuar dhe baba i tre fëmijëve.

Tragjedia ka ndodhur për shkak të konfliktit të pazgjidhur në familje.

Vuk Boriloviç dyshohet se ka vrarë të gjithë familjen e tij dhe më pas ka dalë në rrugë dhe ka qëlluar rastësisht njerëzit. “Ne jemi të gjithë ende në shok, nuk mund ta besoj atë që bëri. Kam dëgjuar se borxhi ishte arsyeja e kësaj masakre të tmerrshme. Ai nuk ishte në marrëdhënie të mira me fqinjët e tij, ai i vrau ata, por pse gruaja e tij e pafajshme dhe fëmijët.”- tha i tronditur një i afërm i tij.

Më pas qytetari shtoi se besonte që Boriloviç kishte përjetuar një krizë nervore.

“Ai iu errësuan sytë, ai e bëri atë në një lloj krisjeje nervore. As banorët më të vjetër të Cetinjave nuk e mbajnë mend diçka të tillë. Ka ndoshta 200 shtëpi në Medovinë, dhe ai fjalë për fjalë ka qëlluar pa dallim mbi njerëzit që rastësisht janë përballë shtëpisë të tyre, në rrugë.”– tha ky dëshmitar okular, citon B92.

Boriloviç më parë ka punuar si kamarier në Parkun Kombëtar Lovçen.

“Ai ka qenë gjuetar dhe thuhet se ka vrarë njerëz me pushkë gjuetie, ka pasur armë, është shumë e rëndë për ne, nuk mund ta besojmë që e ka bërë këtë.”- ka përfunduar dëshmitari okular.

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix7 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix7 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix7 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix7 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook