Lidhu me ne

Radar

Rama dëbon Arjan Çanin nga TV Klan, e zëvëndëson me Luana Vjollcën

Pas shumë vitesh me mbrëmjen e të premtes që nis me “Mirembrëma Tokësor” në Tv Klan, duket se nga sezoni tjetër kjo gjë do të ndryshojë.

Raportimet e fundit nga “merakatoja e verës” flasin për një lëvizje të Arjan Çanit dhe “Zonë e Lirë”, ndërsa në Klan do të vijë dikush që i mungon ekranit prej disa kohësh.

Përflitet se sinjali për largimin e Çanit është dhënë nga qeveria, me të cilën është lidhur fort TV Klan.

Në fakt TV Klan u afrohet të gjitha qeverive, dhe krahas përfitimeve, duhet edhe të zbatojë porosi të pushtetit.

Po me kë do të zëvëndësohet Çani, i cili ka qenë kritik me qeverinë dhe më afër Berishës dhe Metës?!

Po flasim për Luana Vjollcën, e cila vitin e fundit është fokusuar tek muzika dhe projekti “Thuaje”, ndërsa tani duket se është gati të rikthehet në ekranin e vogël.

Moderatorja e njohur do të marrë hapsirën e së premtes në Klan, por nuk dihet ende me cilin emision, ndoshta “Shiko Kush Luan” ose një format i këtij lloji, ndoshta me dicka tjetër.

Po Çani ku do të shkojë? Zona e tij e lirë, po sipas të njejtas media, do të transferohet në Abc, me burime pranë televizionit që e kanë konfirmuar këtë, madje që në sezonin e ri, programin e gazetarit të njohur do ta shohim jo një, por dy herë në javë.

Kështu duket se dy motrat e Vjollca do të jenë protagoniste të Klanit në sezonin e ardhshëm, nëse nuk do të ketë ndryshime në “Klanifornia” e nga ana tjetër, të shohim si do të vijë Çani i ndryshuar pas kaq shumë vitesh.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook