Lidhu me ne

Radar

Shqipëri: “Befas na dilnin përpara kuaj…”

Albanien | Tourismus

Akuariumi, është një nga plazhet e shumta të vogla përgjatë bregdetit Jon të Shqipërisë, që nuk arrihen me rrugë automobilistike dhe për rrjedhojë ende të virgjëra.

Anna Klein, profesore turizmi në Mynih, së bashku me të shoqin dhe dy të bijat, i kaloi pushimet e sivjetshme verore në Shqipëri. Në intervistë për DW ajo sjell përshtypjet si pushuese dhe specialiste e fushës.

Akuariumi, është një nga plazhet e shumta të vogla përgjatë bregdetit Jon të Shqipërisë, që nuk arrihen me rrugë automobilistike dhe për rrjedhojë ende të virgjëra.

Deutsche Welle: Zonja Klein, ju zgjodhët Shqipërinë si destinacion për të kaluar pushimet me familjen tuaj. Si e morët këtë vendim?

Anna Klein: Ne donim të shkonim në jug me kamper-in tonë, sepse vitin e kaluar ishim në veri. Këtë radhë donim ta kishim pak më ngrohtë. Vendet e tjera, si Kroacia, Sllovenia etj.  i kishim vizituar, Shqipëria na u duk pak më ekzotike dhe ndryshe.

Albanien Tourismus

​​Ju shkuat për diell, por përfunduat edhe në një stuhi të rrezikshme.

Po, patëm një “aventurë” në Kanionin e Langaricës, në Përmet, teksa po e përshkonim më këmbë. Ishte një rrugë që nuk kishte asnjë pikë uji. Sapo kishim mbërritur nga fundi, pamë që moti nisi të ndryshonte. U kthyem menjëherë me shpejtësi, gati me vrap. Ndërsa për të shkuar na ishin dashur 4 orë, kthimin e bëmë gati për një orë. Vetëm për një fije shpëtuam. Stuhia ishte e frikshme, me bubullima dhe vetëtima, qielli u nxi, nuk kisha parë një gjë të tillë më parë. Vajza e vogël, e cila është gjashtë vjeçe u tremb shumë. Megjithatë, e gjithë përvoja në Shqipëri ishte shumë e bukur. 

Një nga pikat kulmore të udhëtimit ishte udhëtimi me anije në Liqenin e Komanit, thotë Anna Klein.

Si specialiste e fushës, cilat janë sipas jush përparësitë e turizmit në Shqipëri?

Natyra dhe pamja që të shpaloset nëpër udhëtime. Kombinimi mal, det, liqene. Do të veçoja udhëtimin me traget në Liqenin e Komanit, Ishte një përjetim i jashtëzakonshëm, me një panoramë mahnitëse. Rrugët janë më të mira se ç’i kisha pritur. Në veri të Shqipërisë, nëpër male kishte edhe vende ku rruga përfundonte, dhe pastaj ngushtohej shumë dhe bëhej e rrezikshme. Së dyti janë njerëzit, dhe ajo që më ka befasuar më shumë është se edhe në zonat më të thella gjen edhe më të moshuar që flasin anglisht. Për dy vajzat tona ishin edhe kafshët interesante. Vajzat tona numëruan gjithsej mbi 150 qenë. Në Shkodër ishte për ta një përjetim i bukur, sepse befas na dilnin në rrugë kuaj, lopë, dhi. Për fëmijët kjo është diçka e veçantë. Së treti, janë dhe trashëgimitë kulturore, por aty kërkon pak më shumë menaxhim.

Albanien Tourismus

Çfarë do të ndryshonit ju po ta kishit në dorë menaxhimin e turizmit në Shqipëri?

Unë do të insistoja që krahas rrugëve automobilistike të kishte edhe rrugë për këmbësorë. Dhe sa u përket kampingjeve, do të përmirësoja infrastrukturën e tyre: Për shembull, vendi për larjen e pjatave duhet të jetë i ndryshëm nga ai i dhëmbëve.  Në shumë kampingje, jo ato në breg të detit, por më në thellësi, kishte vetëm një banjë dhe asgjë tjetër. Për ne që vijmë me automjetet tona, është me rëndësi të gjejmë edhe vende ku të hedhim ujërat e pista, rrymë elektrike dhe çezma me ujë të rrjedhshëm. Por ne këto mangësi i prisnim dhe nuk na zhgënjyen. Ajo që na befasoi pak ishin mbeturinat e hedhura me vend e pa vend, në Parqe Natyrorë, Kombëtare, në liqene, në lumenj. Dhe kam përshtypjen se kjo ka të bëjë edhe me mentalitetin. 

Pjatalarje nën kurorën e ullirit në Himara Camping në Livadh. “Këtu kemi gjetur gjithçka që na nevojitej”, thotë Anna Klein. e cila së bashku me me të bijat (foto) dhe të shoqin, në gusht 2022, bëri një udhëtim me camper nëpër Shqipëri.

Ju i ratë Shqipërisë kryq e tërthor dhe takuat shumë turistë. Cili është turisti që haset me shepesh ne Shqipëri?

Kam përshtypjen se turisti tipik që vjen në Shqipëri, nëpër resorte dhe hotele buzëdetit, janë vetë shqiptarët, shumica nga mërgata që vijnë të kalojnë pushimet në vendlindje, ose shqiptarë nga vendet përreth, Kosova, Maqedonia e Veriut. Turistët perëndimorë, si ne, vijnë për të zbuluar vendin dhe për pak aventurë dhe nuk shqetësohen fort për mungesën e komfortit. Shumica e tyre vijnë nga Italia, Gjermania, Franca, Spanja, Polonia. ​​​

Albanien | Himara Camping

Qeveria shqiptare është duke i ristrukturuar zonat turistike. Cila do të ishte këshilla juaj?

E rëndësishme është që të mos përsëriten gabimet e bëra në vende të tjera, si për shembull në Kroaci, në Dubrovnik, që është vendi tipik i keqmenaxhimit turistik. Pra, nuk mjafton vetëm të promovosh dhe të bësh reklamë për turizmin, por duhet menduar qysh më parë edhe se si t’i drejtosh flukset e turistëve. Këtë tani për tani e bën vetëm infrastruktura e papërfunduar.

Anna Klein në Himara Camping

Prof. Dr. Anna Klein Professorin IU

Shumë vende kanë mbetur të bukura, sepse nuk janë bërë ende rrugët automobilistike që të çojnë deri aty. Në Himarë kishte shumë plazhe ku nuk mund të shkoje me makinë, dhe ato kishin mbetur shumë të bukura. Por nëse shtrohet rruga automobilistike pa menaxhuar flukset e turisteve atëherë këto plazhe vetiu që do të prishen. Pra, duhen pasur parasysh kapacitetet e tyre. Dhe këto gjëra duhen planifikuar që më parë, në bashkëpunim me banorët e zonës. Sepse rreziku është, që kur është vetëm një investitor dominant, atëherë rajoni zhvillohet në një drejtim që mund të mos përkojë me interesat e banorëve të zonës.

Anna Klein është profesore turizmi, e specializuar në menaxhimin destinacioni, pranë IU, Universiteti Ndërkombëtar i Shkencave të Aplikuara, dega Mynih dhe Zëvendëspresidente e Shoqatës Gjermane për Shkencat e Turizmit (DGT).

dw.com

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook