Lidhu me ne

Radar

Shqiptaret e mira që pushteti i keqpërdor si çingije

Shqiptaret e mira që pushteti i keqpërdor si çingije

Shqiptaret e mira që pushteti i keqpërdor si çingije

Rita Ora është një shqiptare e mirë e skenës botërore të muzikës që na nderon prej vitesh. Sonte do të këndojë në Tiranë, ku ndodhet prej tre ditësh, në një koncert falas në kuadër të Javës Britanike të Kulturës.

Pushteti nuk kishte si të mos e keqpërdorte praninë e saj për t’i thënë të zezës të bardhë.

Sot ajo ishte shumë e prekur ndërsa përmendte përdhunimin barbar të një 11-vjeçareje në Prishtinë, por u shtir i mallëngjyer kryebashkiaku i Tiranës, i cili, prej 7 vitesh përdhunon bashkinë më të madhe të vendit, në orgjinë e pushtetit me mafien e betonit, që e ka bërë kryeqytetin tonë, më të pajetueshmin në Europë dhe ku mbi çdo kënd lojrash për fëmijë, lulishte dhe hapësirë mes pallateve, ngrihet çdo ditë nga një çiban i ri betoni, që helmon dhe nxin jetët e njerëzve.

Shqiptaret e mira që pushteti i keqpërdor si çingije

Rita Ora, sot në konferencë shtypi mes kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe ambasadorit britanik

Dy ditë më parë bashkia e propagandës ngriti lart në qiell deklarimin e Rita Orës se Tirana ka bërë shumë ndryshime. Po, është e vërtetë, por është më zi, siç e përjeton çdokush në lëkurë, siç e thotë edhe Numbeo, faqja botërore që analizon të dhënat që kanë të bëjnë me koston dhe cilësinë e jetesës në kryeqytetet e botës, e cila e renditi pak ditë më parë kryeqytetin shqiptar në vendin e 232-të në listën me 254 kryeqytete, duke shënuar një rënie me 17 vende nga viti i kaluar sa i përket fuqisë blerëse, ndotjes, kostos së jetesës, sigurisë, kujdesit shëndetësor, kohës së qëndrimit në trafik, klimës si dhe raportit të çmimeve të pasurive të paluajtshme në raport ndaj të ardhurave.

E njëjtë sjellja me një këngëtare tjetër të shquar shqiptare, Dua Lipa. Imazhi i saj dhe i fondacionit “Sunny Hill” për të mobiluar kopshtin dhe çerdhen pranë njësisë 5 në kryeqytet, të drejtuar nga babai i këngëtares, ndërtimi të cilit u financua nga qeveria e Katarit, u keqpërdor për të ilustruar si sukses procesin e dështuar dhe korruptiv të Rindërtimit, që ka lënë mes rrugëve dhe të pashpresë mijëra banorë në Kombinat, te Unaza e Re e te 5 maji.

Shqiptaret e mira që pushteti i keqpërdor si çingije

Këngëtarja Dua Lipa, bashkë me kryebashkiakun Veliaj, duke vënë tullën e parë te kopshti “Sunny Hill”, në Tiranë

Për ta vazhduar edhe me të ashtuquajturin koncert të “Sunny Hill”, bisht i koncertit mëmë të organizuar në Prishtinë, ku Tirana, në mënyrë meskine, futi hundët dhe duart për të rrëmbyer pak nga lavdia e evenimentit, që gjoja do t’i sillte Tiranës rreth 50 milionë euro në ditë, por përfundoi te biletat nga 100 euro e sipër për këngëtarë dhe DJ të nivelit mesatar.

Dhe për ta mbyllur me kompionen europiane Luiza Gega, që nderoi shqiptarët me vendin e parë në Kampionatin Europian të Altetikës në Mynih. Kampionja e madhe që parakaloi në sheshin “Skënderbej”, ia puthi duart kryeministri e u llastua me gradën kolonele, ende sot stërvitet bashkë me popullin në pistën e rrënuar të Liqenit Artificial të Tiranës.

Shqiptaret e mira që pushteti i keqpërdor si çingije

Kryeministri Rama duke i puthur duart Luiza Gegës, gjatë ceremonisë në kryeministri

Kampionja e madhe, përtej pistës, është edhe anëtare e Këshillit Artistiko-Kulturor të Tiranës, një insitucion ku janë firmosur dhjetra projekte të bashkisë së Tiranës, me vlerë miliarda lekë, ndërsa anëtarët vetëm siglojnë për shuka milionash që i kanë zënë frymën dhe kanë mbytur zërin e protestës ndaj korrupsionit, babëzisë, shpërdorimit flagrant të taksave që paguajnë bizneset dhe konsumatorët. Në thesin e madh buxhetor prej 160 milionë euro që e mbushin taksapaguesit, mbi 2 milionë euro Veliaj i lë mënjanë çdo vit për të ashtuquajturat projekte të kulturën, artin, turizmin, rininë, sportin dhe promovimin e Tiranës-shkurt për blerjen e mbështetjes publike, duke bërë propagandë mediatike, blerë gazetarë, media dhe shoqëri civile, ndërsa Luiza dhe figurat e tjera të artit dhe sportit, keqpërdoren nga pushteti për të kuruar imazhin e një qeverisjeje të korruptuar.

 Tpz.al

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook