Lidhu me ne

Radar

Rama cakton drejtorin e policisë, ç’thoshte dje për pjestarin e grupit çiftelia

Zëvendësimi i Gledis Nanos me Muhamed Rumbullakun ngre pikëpyetje të mëdha mbi motivet e këtij emërimi nga kryeministri Rama. Gjithçka niset nga qëndrimet që ai ka mbajtur në kohën kur ishte kryetar i opozitës dhe e krahasonte policinë e asaj kohe me një organizatë kriminale të shndërruar në kërcënim direkt për jetën e qytetarëve të vendit. Shkak për këto etiketme të forta qe bërë një ngjarje e rëndë, ajo e vrasjes së komisar Dritan Lamajt në shkurt të 2013, nga Arben Frroku, vëllai i një ish deputeti aleat me socialistët.

Por, disa ditë pas ngjarjes, në mbarë mediat e opozitës u publikua një foto ku dukej gjithë kupola e policisë teksa hante, pinte dhe këndonte me çifteli me Arben Frrokun. Dyshimet qenë të mëdha se komisar Dritan Lamaj qe tradhëtuar nga shefat e vet. Por njëri prej atyre që ndodhej në foton e famshme ishte edhe Muhamed Rumbullaku (i dyti nga e majta në të djathtë ulur) të cilin kur e prezantoi sot Rama, tashmë kryeministër, e quajti “me integritet të pacënuar”.

Pikërisht për të qëmtuar këtë hendek të madh, Lapsi.al ka hapur arkivat e PS (fjala gjendet ende aty) për të parë se ç’thoshte kryetari i kësaj partie për kupolën e policisë që shfaqej në foton ku bënte pjesë dhe Rumbullaku.

“Qeveria nuk siguron dot as jetën e policëve. Përkundrazi luan me jetën e policëve. Dihet botërisht se kupola e Policisë së Shtetit merr para për emërime në të gjitha nivelet e policisë. Por këtë herë ka të dhëna të tmerrshme se merren para edhe për shkarkime komisarësh, që flaken në rrugë dhe lihen në pritën e krimit. Media shkruan se është paguar lartë në kupolë, për të larguar komisarin e sapo vrarë. Historia e fotografisë së djeshme është rrënqethëse”, shkruan Rama në 28 shkurt 2013.

Që nga ajo kohë rodhën shumë ujra. Vëllai i të akuzuarit për vrasje Mark Frroku, u bë deputet i grupit të PS-së. Fillimisht policia e Saimir Tahirit i mbajti të fshehta provat e për të cilat dyshohej se u vra komisari Lamaj, ndërsa kryeministri u fotografua duke bëtrë fushatë në lokalin e Arben Frrokut.

Dhe tani, qershia mbi tortë, Muhamed Rumbullaku bëhet drejtor, ndërkohë që në 2013 Rama deklaronte: “Dorëheqja nga hetimi i të fotografuarve me njeriun e akuzuar për vrasjen e komisarit është një mënyrë shumë e padenjë për të fshehur të vërtetën”.

Rama dhe Rrumbullaku gjate prezantimit te drejtorit te policise kete te merkure

Eshtë vështirë të thuhet se kujt Rame i duhet besuar. Ndoshta drejtori i sapoemëruar i policisë është vërtet një polic “me integritet të pacënuar”, siç tha kryeministri sot, por ama nëse është kështu shefi i qeverisë duhet të kërkojë ndjesë, për shpifjet e kryeopozitarit të djeshëm.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook