Lidhu me ne

Mix

Mukoza (gëlbaza) në fyt dhe kollitja, disa këshilla për ta zgjidhur

kollitja

Mukoza prodhohet në mënyrë të vazhdueshme përgjatë rrugëve të frymëmarrjes dhe është një substancë e denduar dhe lubrifikuese që kryen funksione të ndryshme ku kryesori është ai i mbrojtjes ndaj agjentëve të jashtëm, si bakteret, ndotja e mjedisit, polenat etj.

Por përveç kësaj mukusi e mban të lagësht traktin respirator duke e shmangur nga tharja. Në përgjithësi mukoza nuk perceptohet kur është e pranishmë në sasinë e saj fiziologjike, përziehet me pështymën dhe gëlltitet, apo eliminohet përmes hundës.

Prodhimi i një sasie të tepërt të saj mund të shfaqë probleme që sjellin bezdisje tek personi. Prania e gëlbazës në fyt vjen nga një prodhim i tepërt i mukozës nga ana e gjendrave mukipare që sekretojnë përgjatë rrugëve të frymëmarrjes si përgjigje ndaj një procesi inflamator. Ajo është një simptomë e zakonshme që lidhet me kollën ose ftohjen, por mund të ndodhë dhe tek pacientët me forma të tjera pezmatimi (inflamacioni) si farnigjiti, adenonoiditi, veshi i mesit, sinuziti dhe bajamet.

SI TË ELIMINONI GËLBAZËN

Trajtimi i gëlbazës në fyt varet në fakt nga shkaku i saj, por në përgjithësi këshillohet:
Të mbani të hidratuar fytin duke pirë shumë lëngje çka do të nxisë nxjerrjen fiziologjike të gëlbazës përmes kollës.
Në shumë kultura rekomandohet të pihen lëngje të nxehta për të lehtësuar simptomat e ftohjes, pasi është në gjendje të shkrijë mukozën e inflamuar, të lehtësojë kongjestionin, bllokimin e hundëve dhe ta bëjë mukozën më fluide. Rekomandohen çajra, si çaj mali, xhinxheri, apo supa e perimeve dhe e pulës.
Në rastin e bllokimeve njëkohësisht dhe të hundës praktikoni më shumë se një herë në ditë lavazhin e hundëve me spray ujë deti që gjenden në farmaci, ose e përgatisni në shtëpi me gjysmë luge çaji kripë në gjysmë litri uji, dhe zjeheni.

Është shumë e rëndësishme të lironi hundët për të shmangur që mukoza të kalojë në rrugët e frymëmarrjes duke rritur kështu praninë e mukozës në fyt. (Këshillohet të shfryni hundët pa shumë sforco sepse nxit prodhimin e tepër të mukozës)
Përdorni lagështues (ose tasa të vegjël me ujë tek kaloriferët) në mjediset e shtëpisë. Ajri i thatë irriton hundën dhe fytin, duke shkaktuar formimin e një sasie më të madhe mukoze;
Flini me më shumë jastëkë, të rrini shtrirë shton më shumë bezdisjen, pasi gëlbaza mund të rrëshqasë në pjesën e poshtme të fytit.
Mos pini duhan dhe shmangni duhanpirjen pasive
Shmangni alkooli dhe pijet me bazë kafeinën pasi kanë efekt dehidratues
Bëni një banjë me ujë të ngrohtë pasi avulli ndihmon në eliminimin e mukozës nga hunda dhe fyti

Ilaçet
Format virale si ftohja apo pjesa më e madhe e ftohjes tipike të stinës së dimrit largohen vetë pa pasur nevojën e një trajtimi të veçantë.

Nëse shkaku është infeksion me natyrë bakteriale vendos mjeku për përdorimin e antibiotikëve bashkë me antiinflamatorë.

Nëse keni bllokim të hundëve siç e thamë duhet të përdorni spray zhbllokues pasi redukton inflamacionin lokal. Por nuk duhet përdorur më shumë se 5/7 ditë pasi përdorimi i zgjatur mund të rëndojë simptomat.
Bëni avull (tek fëmijët nuk këshillohet pasi mund të shkaktojë djegie të rënda)
Nëse shkaku është riniti alergjik është e mjaftueshme të shmangni faktorët mjedisorë që janë shkak ose alergjenët që shkaktojnë mukozë.

Po shurupet për kollën?
Deri tani nuk ka asnjë provë për efikasitetin që justifikon përdorimin e shurupeve fluiduese/ ekspektoruese (që nxit kollën për të nxjerrë mukozën)/ mukolitike në rastet e formave akute apo autokufizuese si sëmundjet e zakonshme dimërore.
Tek disa pacientë të prekur nga format kronike (si bronshiti)përfitimet e kufizuara ndonjëherë mund të tejkalojnë rrezikun e zvogëluar të efekteve anësore.

SHKAQET

Gëlbaza, e shprehur në terma mjekësore, është një grumbullim i mukozës në brendësi të rrugëve të frymëmarrjes apo në zgavra të trupit, kryesisht në pjesën e sipërme në hundë, fyt dhe sinuseve paranazale (zgavra me ajër që formohen nga kockat e fytyrës); prodhohet në mënyrë të vazhdueshme nga mukoza respiratore, por në kushtet e shëndetshme sasia është e kufizuar.

Ka faktorë që ndikojnë në një gëlbazë të shtuar në fyt:
Infeksionet: prania e një procesi infektiv që provokon gripin, ftohjen, polmonitin, bronshitin qoftë me natyre virale dhe bakteriale, mund të shkaktojë një prodhim të tepërt të mukozës;
Duhanpirja: sjell thithjen e toksinave të ndryshme me pasojë inflamacionin dhe dehidratimin e rrugëve të ajrit;
Riniti alergjik: riveshja e brendshme e brinkioleve mund të pezmatojë e të krijojë sasi të tepërt të mukozës që pengon rrugët e frymëmarrjes.
Septumi i devijuar i hundës,
Hierptrofia e turbinave: strukturat e kockës të vendosura në brendësi të gropave të hundës që bëjnë ngrohjen, pastrimin dhe lagështimin e ajrit. Nëse mukoza që i vesh ato është e bollshme mund të reduktojë funksionin e tyre duke shkaktuar probleme të frymëmarrjes, formim të gëlbazës, infeksione të shpeshta dhe ndonjëherë dhe epistaza (gjakosje të hundës)
Polipet nazale: janë pjesë që rriten kryesisht nga mukoza e sinuseve paranazale.
Ndotës të ajrit dhe kimikate irrituese
Refluksi gastro-ezofagut: një shkak relativisht i zakonshëm për kollë të thatë, por në disa raste çon dhe në mukozë të fytit.

NGJYRA E GËLBAZËS

Zakonisht mukoza është në ngjyrë të hapur e përbërë nga uji, kripëra, antitrupa dhe qeliza të tjera të sistemit imunitar.
Në kushte patologjike mund të marrë ngjyra të ndryshme, duke u bërë një informacion i nevojshëm për procesin e diagnostikimit.
E bardhë: bëhet fjalë për bllokim të hundëve. Kur kaviteti i hundës është i bllokuar, indet ënjten dhe janë të pezmatuar; kjo ngadalëson kalimin e mukozës përmes traktit respirator duke e bërë më të dukshme. Kur kjo ndodh gëlbaza bëhet më e dendur.
E verdhë: prania e qelbit dhe qelizave të sistemit imunitar përpiqen të zhduin infeksionin që është i pranishëm zakonisht.
Jeshile: identifikon një përgjigje imunitare të fortë dhe të përhapur, tipike e bronkostazave abscesit apo gangrenës polmonare. Gëlbaza është e dendur dhe xhelatinoze.
E kuqe: Një ngjyrë e kuqe tregon praninë e gjakut në të (hemoptoja), edhe pse jo domsdoshmërisht është tregus i një patologjie të rëndë është e rëndësishme të lajmëroni mjekun.

DIAGNOZA

Ndër faktorët kryesore që i jep mundësi mjekut për diagnozën gjejmë:
Shenjat dhe simptomat shoqëruese (temperatura, dhimbje fyti, kolla, lotimi, dhimbje koke, lodhje e përgjithshme)
Struktura dhe ngjyra e gëlbazës.
Kushtet e shfaqjes dhe përkeqësimi i mundshëm i siptomave (për të gjetur për shembull një alergji të mundshme)
Inspektim vizual i zgavrave të hundës.

/ MeMjekun.com

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore4 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore6 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike6 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar6 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore6 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar6 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar6 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal6 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar8 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Facebook