Lidhu me ne

Radar

Edhe pse në sekuestro, inceneratorit të Fierit i alokohet i gjithë fondi vjetor 3,1 mln euro deri në gusht

Qeveria, praktikisht Ministria e Financave në asnjë rast nuk është treguar korrekte me pagesat e bizneseve e kontraktuara për pune dhe shërbime, si me inceneratorët.

Kompanitë që realisht kryejnë punime me fondet buxhetore përballen me vështirësi për të marrë pagesat në kohë, duke bërë që vit pas viti të gjenerohen miliona euro detyrime buxhetore për pagesa të pakryera të punimeve.

Kompanitë e inceneratorëve që janë nën hetim nga SPAK për abuzime dhe pastrim parash, moszbatim të kontratave, janë nga të paktat ndaj të cilave respektohet grafiku rigoroz i pagesave dhe që marrin pagesa të rregullta edhe pa zhvilluar asnjë punim.

Të dhënat zyrtare nga dega e thesarit në Ministrinë e Financave, na tregojnë se, për inceneratorin e Fierit pagesat vjetore të parashikuara nga buxheti ishin në vlerën e 376,4 milionë lekë, të cilat janë alokuar tërësisht që në fund të muajit gusht.

Ndërkohë që të gjitha fondet ndaj inceneratorit janë shlyer që në muajt e parë të vitit, për investimet e tjera kapitale janë realizuar deri në fund të 8 mujorit jo më shumë 40 për qind e fondeve të programuara dhe aktualisht janë rreth 130 milionë euro detyrime të prapambetura në llogarinë e qeverisë.

Për gjysmën e parë të këtij viti pagesat për Inceneratorin e Tiranës dhe Fierit arritën 7 milionë euro, sipas të dhënave nga thesari në Ministrinë e Financave.

Të dhëna më të detajuara për pagesat nga “Open Data Albania”, tregojnë se inceneratori i Fierit ka marrë tre pagesat e fundit në një ditë me datë 1 gusht. Me 1 gusht janë paguar rreth 190 milionë lekë me tre fatura me vlerë 62,7 milionë lekë secila.

Për të gjithë vitin 2022 inceneratori i Fierit mori 6 pagesa me vlera të njëjta 62.7 milionë lekë secila (total 376 milionë lekë), nga të cilat 3 fatura u paguan me 30 maj nga thesari i shtetit dhe tre të tjera u kryen me datën 1 gusht të këtij viti.

Kompania tjetër  Integrated Energy BV SPV e inceneratorit të Tiranës, vetëm gjatë 6 muajve të parë 2022 kompania Integrated Energy BV SPV e kontraktuar për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës ka përfituar nga buxheti i shtetit mbi 400 milionë lekë (3.3 milionë euro), sipas Open Data Albania (ky incenerator nuk raportohet te investimet kapitale, por te shpenzimet korente).

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave nga viti 2018 deri në qershor 2022 buxheti i shtetit ka bërë pagesa 4,9 miliardë lekë (40.7 mln euro) ndaj kompanisë Integrated Energy BV SPV e kontraktuar për ndërtimin e inceneratorit te Tiranës.

Pagesat progresive për 3 kontratat koncesionare të inceneratorëve deri në fund të vitit 2021 arritën në 10.6 miliardë lekë, ose 86 milionë euro.

Pagesat u dhanë gjatë viteve 2015 -2021 që kur nisi zbatimi i kontratës së parë koncesionare në Bashkinë e Elbasanit, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave.

Projektet, dy prej të cilave të cilat janë në hetim nga SPAK për shpërdorim të parave publike nëpërmjet disa formave të abuzimit, renditen në krye të listës së investimeve nga Ministria e Financave në vitet e fundit.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë (SPAK) në një nga deklaratat zyrtare mbi hetimin ka njoftuar se, nga hetimet për inceneratorët e Fierit dhe të Elbasanit. janë gjetur shkelje të shumta, që fillojnë me procedurat për dhënien e koncesionet e më pas me falsifikime dokumentesh të pronësisë, krijimin e kompanive fiktive, faturime fiktive e dhënien e pagesave për punime që nuk janë kryer.

Janë përdorur skema fiktive të kryerjes së pagesave, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, natyrën e vërtetë të transferimit dhe të zhvendosjes së tyre.

Më herët Aigest Milo, partner ekzekutiv në kompaninë ligjore “KALO & ASSOCIATES”, tha për “Monitor” se ndërprerja e pagesave te këto projekte lidhet ngushtë me plotësimin e detyrimeve kontraktore të koncesionarit, që duhet të dalë fillimisht nga hetimi administrativ nga Ministria e Mjedisit dhe Financave dhe vendimi i gjykatës për të konfirmuar hetimet e nisura.

“Në mënyrë që të arrijmë te ndërprerja e pagesave, duhet që vetë kontratat të përfundohen. Por, që kjo të realizohet, duhet pikësëpari të kemi një hetim administrativ të vetë institucioneve kontraktore, në mënyrë që të evidentohen të gjitha shkeljet kontraktore të koncesionarit. Kjo do t’i shërbente jo vetëm transparencës ndaj kësaj çështjeje, por mbi të gjitha do të shmangte një rrezik potencial nga ndonjë vendim jo në favor të gjykatave (të arbitrazhit dhe/ose vendase).

 Monitor

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook