Lidhu me ne

Mix

Këto janë 10 çantat më të shtrenjta në botë

Më shumë se një aksesor i përditshëm, çantat e dorës mund të jenë një investim, simbole që përcaktojnë epokën ose artikuj të përjetshëm koleksionistësh. L’OFFICIEL ka përmbledhur në një listë çantat më të shtrenjta në botë dhe ja ku i keni.

Çanta e Vezëve të Pashkëve të Debbie Wingham-it

Debbie Wingham është e njohur për krijimet e saj me porosi. Kjo çantë – me vlerë 6.7 milionë dollarë – u projektua për një kliente anonime amerikane në vitin 2019, e cila i dha stilistes britanike disa nga bizhuteritë dhe shallet e saj të vjetra për t’i përdorur për krijimin.

Mouawad 1001 Nights Diamond

Ky krijim i veçantë, i projektuar nga argjendari Robert Mouward, është e përbërë nga ar 18 karat dhe 4517 diamante pa ngjyrë, të verdhë dhe rozë. 10 artizanëve iu deshën 8800 orë të mundimshme për t’u përfunduar. Çanta me gurë të çmuar fitoi një rekord botëror Guinness për çantën më të vlefshme në vitin 2010, kur u vlerësua me 3.6 milionë dollarë.

Hermès Chaine d’Ancre nga Pierre Hardy

Kjo sac-bijou është nga koleksioni Haute Bijouterie i vitit 2012, projektuar nga Drejtori Kreativ i bizhuterive fine, Pierre Hardy. E përbërë nga ar i bardhë me mbi 11,000 diamante, kjo çantë thuhet se kushton rreth 2 milionë dollarë.

Hermès Birkin e Ginza Tanaka

Ky Birkin unik, i prodhuar nga stilistja japoneze Ginza Tanaka në vitin 2008, përmban një trup tërësisht platini të stolisur me mbi 2000 diamante. Çuditërisht funksional, rripi i zbukuruar mund të hiqet dhe të mbahet si varëse, dhe diamanti 8 karatësh në formë dardhe që ndodhet në qendër të çantës mund të mbahet si spilë. Çanta ka një çmim prej 1.9 milionë dollarë.

Lana Marks Cleopatra 

Cleopatra Clutch dikur ishte e zakonshme në tapetin e kuq të Çmimeve të Akademisë, e përdorur nga aktoret si Helen Mirren, Angelina Jolie dhe Kate Winslet. Çdo krijim me porosi – duke filluar nga 100,000 dollarë deri në 400,000 dollarë – është një kombinim unik i lëkurave ekzotike, bizhuterive të shkëlqyera dhe metaleve të çmuara që janë po aq luksoze sa bizhuteritë.

Hermès Himalaya Birkin

Një Birkin nga seria Himalaya është ëndrra e një koleksionisti të çantave. Çanta është punuar nga lëkura e krokodilit të Nilit dhe e lyer me kujdes që t’i ngjajë Himalajeve të mbuluara me borë. Himalaya Birkin më e shtrenjtë deri më tani – një Matte Himalaya Niloticus e vitit 2010 me ar të bardhë 18 karatësh dhe pjesë diamanti – u shit për 379,261 dollarë në ankand në Christie’s.

Chanel Diamond Forever Classic

Në vitin 2008, Chanel lançoi një edicion të kufizuar, seri prej 13 krijimesh të çantave të tyre klasike. Çanta e bardhë mat e aligatorit me një kapëse “C” e ndërthurur me ar të bardhë 18 karatësh, e veshur me diamant, vlerësohet rreth 261,000 dollarë.

Leiber Precious Rose

E ndjera Judith Leiber solli shpirt dhe dritë në skenën e modës si me karakterin e saj, ashtu edhe në krijimet mahnitëse. Kjo minaudière prej ari të bardhë 18 karatësh, e krijuar në vitin 2010, është e veshur me 1016 diamante, 1169 safirë rozë dhe 800 turmalina. Çmimi i saj është 92,000 dollarë.

Fuchsia Diamond-Studded Hermès Birkin

Me çmim rekord, një nga çantat më të kërkuara dhe me një listë pritjeje prej gjashtë vitesh, çanta fuchsia Diamond-Studded kushton 222,000 dollarë. Ky Birkin është një tjetër kryevepër e ndërtuar me materialet më ekstravagante. Çanta Hermès Birkin Fuchsia Diamond Studded u krijua me lëkurë autentike krokodili dhe u zbukurua me pjesë ari të bardhë 18k.

Louis Vuitton Tribute Patchwork

E dizenjuar nga Marc Jacobs, drejtor i atëhershëm kreativ i Louis Vuitton, Tribute Patchwork është një nga krijimet më lozonjare të shtëpisë së modës. Një kombinim prej 45,000 dollarësh prej 15 çantash të paraqitura në koleksionin e tij Pranverë/Verë 2007, u prodhuan vetëm 24. Pronarja e saj më e famshme? Beyonce.

MË TEPËR

Mix11 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix11 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix12 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix12 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix12 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix12 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook