Lidhu me ne

Radar

Mjeku Alimehmeti: Tre arsye pse po shkojmë drejt fundit të pandemisë COVID-19

Doktori epidemiolog, Ilir Alimehmeti, thotë se pandemia, në Shqipëri, por edhe në të gjithë botën, po shkon drejt fundit.

“Aktualisht, në të gjithë botën, numrat e të shtruarve në spitale, janë virtualisht bosh. Tek ne janë vetëm 6 persona në spital”, tha ai në studion e Ditarit në A2 CNN.

Sipas tij, kjo mund të konstatohet për shkak të 3 elementeve.

“Së pari, kemi një nënvariant, fatmirësisht gjithmonë e më pak i rrezikshëm. Nuk po shohim më variante të tjera. Së dyti, imuniteti kolektiv që është ndërtuar, i përbërë. Imuniteti natyror mban, kemi gjithmonë e më shumë prova për këtë. Dhe imuniteti vaksinor, këtu ka luajtur një rol më të ulët, sepse nuk është aq i përhapur sa virusi. Dhe e treta, kemi mësuar edhe ne se si të sillemi me sëmundjen, kemi mësuar cilat ilaçet duheshin marrë e cilat jo, ai paniku që e mbani mend, gjatë fazave të ndryshme ku njerëzit pinin ilaçe me grushte që në ditët e parë, pa lënë trupin, imunitetin, që ta mundë virusin, siç do të ndodhte në të paktën 90% të rasteve”.

Megjithatë, sipas tij, vetëm përcaktimi zyrtar i pandemisë është i njëjtë për të gjithë shtetet.

“Dalja nga pandemia nuk është e thenë të jetë e gjithë bllok. Përgjithësisht vendimi është politik dhe social ekonomik. Këtë nivel dëmi, unë si shoqëri, jam i gatshëm të përballem dhe të bashkëjetoj me të. Pra është njëlloj si duhani. Jemi dakord që ta lejojmë, dimë që shkakton sëmundje”, shtoi Alimehmeti.

Ai shtoi se Shqipëria, fazën akute e ka mbyllur në mars. “Nuk është e rëndësishme sa njerëz pozitv kemi, por sa shkojnë në spital. Sipas shifrave zyrtare, 1 në 9 e kanë kaluar virusin, por në jetën tonë, zor se gjejmë njeri që nuk e ka kaluar të paktën një herë”.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook