Lidhu me ne

Radar

Bën bujë thirrja e Ramës: Pensionistë gjermanë, hajdeni në Shqipëri

Bën bujë thirrja e Ramës: Pensionistë gjermanë, hajdeni

Kryeministri Rama u shpreh se nuk i ndalon dot shqiptarët që të ikin jashtë vendit, pasi sipas tij Gjermania, si vendi më i zhvilluar i Europës është vetëm një orë e gjysmë larg.

Komentet Rama i bëri gjatë një interviste të dhënë për “Der Spiegel”, ndërkohë që shfrytëzoi rastin t’i bënte thirrje pensionistëve gjermanë të kalonin pleqërinë e tyre buzë detit në Shqipëri.

Kjo deklaratë e kryeministrit Rama ka bërë bujë në rrjetet sociale. Thirrja e tij është komentuar pafund, ndërsa ka gjetur hapësirë edhe në mediat e huaja.

Pjesë nga intervista: 

DER SPIEGEL: Ne shohim shumë makina të reja, përfshirë një numër të madh  Mercedesësh të zinj. Në të njëjtën kohë, pesë për qind e shqiptarëve ende nuk kanë ushqim të mjaftueshëm. Mbi të gjitha, kjo duket si një pabarazi e madhe.

Edi Rama: Nuk po vdes askush këtu, por sidoqoftë ka varfëri. Deri tani nuk kemi arritur ta fusim ekonominë tonë në rrugën e duhur. Shumica e transaksioneve ende shlyhen me para në dorë. Emigrantët dërgojnë para’ nga e gjithë bota dhe legalizimi i këtyre parave është një sfidë për ne edhe nëse ato nuk vijnë nga aktiviteti kriminal.

DER SPIEGEL: Ndërkohë, njerëzit po ikin masivisht, sidomos në Gjermani. A nuk mund t’i bindni qytetarët tuaj të ndërtonin ekonominë shqiptare këtu?

Edi Rama: Si mund t’i ndaloj unë si qeveri e një vendi në zhvillim, kur vendi më i zhvilluar i Evropës është vetëm një orë e gjysmë larg? 50 000 portugezë largohen nga vendi i tyre çdo vit, 500 000 kroatë janë larguar nga vendi i tyre që kur vendi u bashkua me BE.

DER SPIEGEL: Shqipëria renditet e 110-ta nga Transparency International, a mund të na jepni tre arsye pse sipërmarrësit duhet të investojnë ende këtu?

Edi Rama: Shqipëria është një nga vendet më të sigurta në botë. Shkalla jonë e krimit është më e mirë se Britania e Madhe, Greqia apo Italia dhe sigurisht SHBA, me një nga normat më të ulëta të vrasjeve në Evropë. Industria e turizmit duhet të investojë sepse natyra dhe brigjet të lënë pa frymë. Dhe pensionistët gjermanë duhet të vijnë këtu për të kaluar pleqërinë e tyre buzë detit. Sipas një thënieje të vjetër, “shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”.

MË TEPËR

Radar9 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore9 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore1 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar1 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix1 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix1 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix1 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix1 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix1 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook