Lidhu me ne

Kryesore

Nga tenderat e KESH dhe konfiskimi i ndërtimeve, tek Ervis Martinaj, çfarë tha Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar ?!

KESH ka investime të regjistruara 1 miliard euro, ndërsa punimet nuk kapin as vlerën e 100 milionë eurove.

Nga tenderat e KESH dhe konfiskimi i ndërtimeve tek Ervis Martinaj, Berisha

Ajo që po ndodh në Shqipëri, është shpërbërja e plotë e shtetit ligjor. Kështu deklaroi kryetari i PD-së, Sali Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar. Ai u ndal te sulmi kibernetik dhe te rrjedhja e të dhënave.

Duke theksuar se çdo e dhënë tashmë është e aksesueshme, Berisha u shpreh se sot në pikat kufitare çdokush hyn dhe del pa problem.

“Në zhvillimet e fundit në vend, gjithçka dhe çdo sekret, çdo e dhënë e fshehtë, që ka ekzistuar në arkivën e vendit tonë për banda dhe kriminelë, sot është në treg. Kjo përbën një zhvillim në pamje të parë shumë tronditës. Por kur mendohesh, dhe arsyeton, konstaton se banditët më të mëdhenj të këtij vendi, shefat e bandave të vendit, janë në parlament, janë në qeveri, janë në institucione, atëherë është e kotë të dramatizosh një diçka që në një vend normal është me të vërtetë dramatike.

Sot, në pikat kufitare qarkullojnë lirshëm të kërkuar dhe të pakërkuar, pasi sistemet nuk funksionojnë. Por përsëri, sot, ortakët e tyre, hyjnë në parlament, hyjnë në qeveri, hyjnë në institucione. Po të krahasosh se pasuritë e krijuara nga ata, me akte malavite, krahasuar me ministrat dhe kryeministrat me firma e dokumente zyrtare, ato janë thërrime”, deklaroi Berisha.

Ky i fundit u ndal edhe te VKM-ja për konfiskimin e ndërtimeve pa leje. Ai tha se kjo është një shkelje flagrante e ligjit.

“Nëse ndalemi në vendimin e qeverisë, të ashtuquajtur qeveri, për pallate dhe shtesat pa leje, ai është një akt i pashembullt, ku me ligj qeverie, merren në mënyrë flagrante, funksionet e parlamentit, me vendim qeverie pushohen çeshtje gjyqësore, me vendim qeverie, bllokohet sistemi i drejtësisë, me vendim qeverie, vendoset një standard i tmerrshëm në vend, shtoi kryedemokrati.

Duke folur për krizën energjitike, Berisha deklaroi se KESH ka investime të regjistruara 1 miliard euro, ndërsa shtoi se punimet nuk kapin as vlerën e 100 milionë eurove.

“100 milionë euro tendera në KESH së fundmi. Se KESH e kanë si pusin ku mbushin paratë.  KESH ka investime të regjistruara 1 miliard euro. Punime të kryera nuk janë as 100 milionë. Pra, në këtë situatë, sirenat e revoltës popullore po bien në katër anët e vendit”, tha më tej ai.

Kryedemokrati këmbëngul se kryeministri Rama është në dijeni të vendodhjes së Ervis Martinajt. Ky i fundit, i shumëkërkuari i policisë rezulton i zhdukur prej afro një muaji.

“Nuk ka sektor që ky nuk ka shtrirë tentakulat e veta. Ia morën lojërat e fatit Ervis Martinit dhe tani thotë ku është. E di vetë ai ku është. Ai ishte biznesmen i lojërave të fatit. Olsi Rama është përfolur si njeriu në hije i lojërave të fatit.

Shko e pyet Baton Stanishiçin dhe Ymer Çorapen se ata e dinë. A nuk shkruajtën ata se është në gjashtë copa në prokurori. Një njeri i zhdukur dhe një shtet bandit që thotë se është në gjashtë copa në prokurori”, shtoi Berisha.

Ky i fundit foli për aksionin e opozitës kundër qeverisë. Ai theksoi se PD do të vazhdojë betejën në Parlament dhe sheshe.

“Parlamenti de facto me këto gjëra është i asgjësuar. Por ne do vazhdojmë betejën tonë në parlament, në salla, në rrugë, në sheshe”, u shpreh ai.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook