Lidhu me ne

Mix

8 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri, sipas Lonely Planet

8 vendet më të mira për t'u vizituar në Shqipëri,

Shqipëria po bëhet dalëngadalë thesari i Ballkanit, për shkak të ujërave të saj të kristalta, maleve mbresëlënëse dhe çmimeve të përballueshme për të gjitha llojet e turistëve.

Ejani mendjehapur e pa shumë plane dhe bëhuni gati për t’u zhytur në një kulturë të pasur që nuk ngjan me asnjë tjetër në Europë.

Thethi mund të jetë vendi më i qetë për t’u vizituar në Shqipëri. Ky fshat i vogël, i cili ndodhet midis Alpeve të Shqipërisë, është i përsosur nëse jeni duke kërkuar vendin më të mirë për të bërë ecje në mal dhe për të shijuar peizazhe të mrekullueshme.

Ka dy shtigje që mund të ndiqni për të ecur në mal gjatë vizitës tuaj në Theth. I pari është nëpër shtegun që të nxjerr te Syri i Kaltër, i cili ju çon nëpër një pyll, mbi lumenj dhe, në fund, te një burim natyror. Kjo shëtitje nuk është shumë e vështirë dhe është e përsosur nëse nuk jeni një alpinist me përvojë.

Shtegu i dytë që rekomandohet është një nga më të njohurit dhe më të bukurit në Shqipëri: ecja nga fshati Theth deri në Valbonë. Ky rrugëtim fillon nga maja e fshatit të Thethir, pranë Shtëpisë së Pritjes Gjelaj, dhe vijon përmes Alpeve me një pamje mahnitëse në majë të tyre. Ky udhëtim kërkon një formë të mirë fizike, pasi do të duhen afërsisht gjashtë deri në tetë orë për ta përfunduar, por në fund, nuk do të pendoheni që zgjodhët ta bëni këtë rrugëtim.

Kur të vizitoni Korçën, nuk duhet të mos humbisni kurrsesi një shëtitje në Pazarin e Vjetër të qytetit. Këtu mund të admironi stilin e shekullit XIII të këtij pazari, me rrugët e vjetra me kalldrëm dhe arkitekturën e stilit osman.

Kur të vizitoni këtë zonë, sigurohuni që të shkoni në lokalin Kooperativa, një kafene në stilin e kohës së komunizmit, e cila ju ofron një vështrim të historisë komuniste të Shqipërisë nga viti 1944 deri në vitin 1991.

Provoni pijen alkoolike tradicionale të quajtur “Raki”, e cila prodhohet nga rrushi i distiluar dhe është shumë e njohur në Shqipëri. Madje, ju me shumë mundësi mund të shikoni njerëz duke pirë një gotë raki bashkë me kafenë e mëngjesit.

I njohur si qyteti i gurtë, Gjirokastra është një qytet i UNESCO-s në jug të Shqipërisë. Ajo ishte vendlindja e ish-diktatorit komunist, Enver Hoxha.

Një nga gjërat më të mira që mund të bëni këtu, përveç shëtitjes në pazar dhe vizitës në Kalanë e Gjirokastrës, është të shikoni Shtëpinë e Familjes Zekati. Kjo shtëpi tradicionale është ndërtuar midis viteve 1811-1812 dhe është një shembull i bukur i disa prej traditave më magjepsëse të shtëpive dhe të martesave shqiptare.

Nëse jeni duke kërkuar një vend ku mund të bëni banjo dielli, të nxiheni, të shijoni zhytjet në det, atëherë duhet të vizitoni Dhërmiun. Ai është një nga perlat e Rivierës Shqiptare, si dhe vendi ku organizohen shumë festivale muzikore gjatë verës, duke përfshirë Festivalin Kala dhe atë ION.

Me plazhet piktoreske, baret moderne dhe pamjet që mund t’ju bëjnë të mos dëshironi të largoheni kurrë, Dhërmiu është një nga atraksionet kryesore për brezat e rinj që kërkojnë festat më të nxehta dhe atmosferën më të mirë që ofron stina e verës.

Qyteti i Shkodrës, me ajrin e pastër, është i veçantë dhe nuk ngjan me asnjë qytet tjetër në Shqipëri. Kur ta vizitoni Shkodrën, do të vini re se shumica e njerëzve lëviz në qytet me biçikletë. Ndërsa jeni atje, përshtatuni me vendasit duke marrë një biçikletë me qira gjatë ditës. Më pas, nisuni për te Liqeni i Shkodrës.

Mos lini pa vizituar Kalanë e Rozafës dhe të pyesni një nga guidat për legjendën e Rozafës. Kur të arrini në majën e kalasë, do të mund të përjetoni një pamje të mrekullueshme 360 gradë.

Fshati Lin nuk është ai destinacioni që ju nuk do të mund ta gjenit shpesh nëpër guidat turistike. Lin është një fshat i qetë, i cili ndodhet në liqenin e Ohrit, gjë që do të thotë se ai përbën vendin e përsosur për të peshkuar. Nëse dëshironi që të largoheni nga liqeni dhe të shijoni qetësinë, vizitoni fshatin Lin.

Një nga gjërat më të mira që mund të bëni këtu është të ecni në zonën arkeologjike në majë të kodrës, ku do të shihni mozaikët e ruajtur mirë të një kishe paleokristiane të ndërtuar në shekullin VI.

Saranda është porta jugore e Rivierës Shqiptare dhe, sigurisht, një nga qytetet më të mira për t’u vizituar. Kjo edhe për shkak të faktit se ndodhet pranë një prej perlave të vendit, Plazhit të Ksamilit.

Një nga gjërat më të mira që mund të bëni në Sarandë është të rezervoni një nga turet ditore me varkë, të cilat nisen nga bulevardi dhe shkojnë në plazhet e Kakomesë dhe të Krorëzës. Për vetëm 30 euro, ju mund ta kaloni ditën duke vizituar plazhet më të mira, të cilat dallojnë Shqipërinë.

Porto Palermo është një destinacion unik udhëtimi, për shkak të kështjellës së tij në formë trekëndëshi. Kështjella e Porto Palermos është një nga arsyet e forta për të ndaluar këtu, por jo e vetmja: këtu ndodhen edhe disa nga plazhet e virgjëra më të bukura dhe të qeta të Shqipërisë. Kjo është një zonë e mrekullueshme për kamping përgjatë bregdetit të Rivierës Shqiptare.

Ju gjithashtu mund të merrni me qira një kajak dhe të vozisni përgjatë plazheve dhe gjireve të qeta. Ndërsa vozisni me kajak, do të shihni bunkerin e vjetër ushtarak të nëndetëseve, i cili është vendosur në një kodër jo shumë larg plazheve kryesore të Porto Palermos.

Porto Palermo është e mbushur me histori dhe me gjire spektakolare ku mund të notohet, si dhe është një ndër destinacionet më të qeta të Rivierës.

 Monitor.al 

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook