Lidhu me ne

Letersi

Kush është shkrimtarja franceze, Annie Ernaux, që fitoi Nobelin

Annie Ernauxm Nobel

Shkrimtarja franceze Annie Ernaux ka fituar çmimin Nobel në Letërsi. Ernaux u nderua me çmimin Nobel të Letërsisë për vitin 2022 me motivacion për “guximin dhe mprehtësinë klinike me të cilën ajo zbulon rrënjët, largimet dhe kufizimet kolektive të kujtesës personale”.

E përmendur shpesh si pretendentja kryesore për çmimin prestigjoz, Ernaux është një nga zërat më autoritarë të panoramës kulturore franceze. Në librat e saj ajo ka zbuluar mundësinë që të jep autobiografia për të transformuar rrëfimin e jetés në një instrument hetimi social, politik dhe ekzistencial. Që nga botimi i librit të saj të parë, Cleaned Out, në 1974, shkrimi i Annie Ernaux ka vazhduar të eksplorojë jo vetëm përvojën personale jetësore, por edhe atë të brezit të saj, prindërve të saj, grave në tërësi, duke përshkruar edhe ‘anonimët’ që i hasim në hapësirën publike.

Temat kryesore të përfshira në punën e saj, gjatë më shumë se katër dekadave, janë: trupi dhe seksualiteti; marrëdhëniet intime; pabarazia sociale dhe përvoja e ndryshimit të klasës përmes arsimit; koha dhe kujtesa. Në veprën e Ernaux edhe përvojat më personale, më intime – qofshin ato të pikëllimit, turpit, seksualitetit, pasionit, abortit të paligjshëm, sëmundjes ose perceptimit të kohës – perceptohet lehtësish nga të tjerët dhe vijnë si reflektime të situatës sociale, politike dhe kulturore në të cilin ato ndodhin.

Romanet e Ernaux

Pasi botoi tre romane (“E pastruara”, “Çfarë thonë ata duke shkuar” dhe “Gruaja e ngrirë”), Ernaux u largua nga trillimi duke botuar “A Man’s Place”. Përgjatë viteve ajo ka shpikur forma narrative krejt të reja të reja në shkrimin mbi jetën. Tekstet autosociobiografike si: “Vendi i një burri”, “Historia e një gruaje” dhe “Turpi” eksplorojnë jetën e saj dhe të prindërve të saj. Ato padyshim ravijëzojnë por edhe mjedisin shoqëror në të cilin ato jetë evoluan. Ndërkohë autobiografia kolektive “Vitet” përshkruan historinë shoqërore dhe kulturore të Francës që nga viti 1940 deri në 2007.

Dy veprat “Përdorimet e fotografisë”/ “L’Usage de la photo”* dhe “Të shkruash jetën”/ “Écrire la vie”* eksplorojnë marrëdhëniet midis shkrimit dhe paraqitjeve fotografike të së kaluarës, ndërsa në ‘Vajza tjetër’/ L’Autre Fille* Ernaux i shkruan një letër motrës që vdiq para lindjes së saj. Së fundi, Ernaux ka botuar shkrime që zbulojnë marrëdhënien me disa vende të rëndësishme të jetës së saj. Këtu mund të përmendim tituj si: ‘Aty ku bëj pjesë’/ Le Vrai lieu*; ‘Kthimi në Yvetot’/ Retour à Yvetot.

Librat e Ernaux-it kanë lexues besnikë në shumë shtete të botës dhe janë përkthyer në disa gjuhë. Ajo konsiderohet një klasike bashkekohore dhe adhurohet nga breza të tërë lexuesish dhe studentesh.

Kryevepra e nobelistes

E lexuar dhe e admiruar gjerësisht në vendin e saj si nga kritikët po ashtu dhe nga publiku, shkrimtarja me siguri u bë e “nobelizueshme” me përkthimin në anglisht, në vitin 2018, plot dhjetë vjet pas botimit fillestar të asaj që mbahet. si kryevepra e saj: “Vitet”. Ky tekst hapet me një konstatim të sigurtë: “Të gjitha imazhet do të zhduken”, dhe përfundon me shpresën e shkrimtares: “Të shpëtojmë diçka nga koha kur nuk do të jemi më».
Mes të dy konstatimeve tregohet, një jetë, ajo e Ernaux, me, në sfond, evolucionin e botës ndër vite. Duke rrëshqitur nga “ajo” te “ne”,  ky libër, titulli i punës i të cilit ishte “Roman total”, është një tekst mjeshtëror për kujtesën individuale dhe kujtesën kolektive, ajo që na bën individë dhe breza, klasa… Kushdo që e ka lexuar nuk mund të habitet nga zgjedhja e akademisë suedeze.

Shkrimtari i fundit francez që fitoi Nobelin ishte Patrick Modiano, në vitin 2014. Pesëmbëdhjetë shkrimtarë francezë kanë fituar Nobelin deri më sot.

Burimi: Annie Ernaux

MË TEPËR

Radar3 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore11 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix11 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi1 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi1 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix1 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix1 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske1 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook