Lidhu me ne

Radar

Tenderi/ Bashkia Tiranë, 370 milion lekë për pajisje luksi

Tenderi/ Bashkia Tiranë, 370 milion lekë për pajisje luksi

Tenderi/ Bashkia Tiranë, 370 milion lekë për pajisje luksi

Në një raport të dy viteve më parë, KLSH hodhi dritë mbi shpenzimet e luksit të institucioneve shtetërore. Plot 91 milionë euro ishin tenderuar për mobilimin e zyrave, udhëtimet me avion, makinat apo edhe shpenzimet për shtëpitë e pushimit. Megjithatë, pas atij raporti, të publikuar edhe nga PD-ja, institucionet bënë disa hapa pas, duke pezulluar këto tendera, pasi shuma ishte marramëndëse dhe mund të ishin bërë çerdhe, kopështe, shkolla apo qendra shëndetësore me aq para. Por, a kanë mjaftuar?! Natyrisht, oreksi vjen duke ngrënë, ose titullarët e Bashkisë së Tiranës janë të njohur për shpenzime luksi. Madje, edhe në udhëtime, siç ishte rasti i Maznikut në Dubai.

Njoftimi i tenderit të Bashkisë së Tiranës për blerjen e orendive

Në kohën për Lali Eri trumbetonte me të madhe bërjen e një Teatri të ri, në truallin e atij që shkatërroi, Bashkia e Tiranës hapi një tender për blerje mobiljesh. Në fakt, këto blerje janë cilësuar si shpenzime të tepërta nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, bëhet fjalë për tenderin me objekt “blerje pajisje për zyrat”, me një fond prej 37.497.780 lekë pa TVSH. Ose, me TVSH, rreth 380 mijë euro. Një shumë e konsiderueshme në këtë kohë krize, pasi me kaq para’ mund të rregulloheshin objekte utilitare dhe jo të shpenzoheshin për menderet e punonjësve, të cilët janë shtuar dita-ditës në atë bashki.

Lista e orendive që do të blejë Bashkia e Tiranës

Sipas dokumenteve, Bashkia e Tiranës do të blejë 300 karige pune, 600 karrige rritulluese, 210 tavolina pune me kasatierë. Madje, 60 tavolina të mëdha, 270 etazher për zyrë, 60 etazherë të vogël. Megjithatë, duke dhënë përditë leje ndërtimi apo duke miratuar edhe inceneratorë apo bërë tendera, vartësit e Lali Erit kanë menduar edhe për kasaforta. Ata do të blejnë 3 kasaforta me përmasat 50x50x70 cm, ndërsakërkojnë edhe rafte metalike, dollape metalike, sirtarierë apo edhe varëse rrobash. Mos ju mungon ndonjë gjë tjetër?! Vetëm të flasin, pasi paratë i kanë (nga taksat).

Në foto: Mobiljet që do të blejë Bashkia e Tiranës
Në foto: Mobiljet që do të blejë Bashkia e Tiranës

Në dokumentet shoqëruese, Bashkia e Tiranës ka specifikuar edhe se ccfarë mobiljesh do të lejë, përmasat apo gjithccka tjetër. Sipas tyre, karriget rrotulluese duhet të jenë me tapiceri prej lëkure ekologjike, me shpinore të lartë. “Shpinorja duhet të jetë e përshtatshme në pozicionet vertikalisht si dhe para e prapa. Të ketë përshtatëse piston me gaz për nivelimin e lartësisë. Thellësia e ulëses e përshtatshme për përdorues të rritur” thuhet në këto dokumente.

Ndërkohë, kasaforta duhet të ketë strukturë llamarinë me trashësi jo më pak se 1.5 mm. Të ketë dy ndarje horizontale nga brenda, ku të krijohen tre hapësira. Dera të jetë e pajisur me dorezë dhe bravë automatike sekrete. “Kasaforta të ketë paraqitje estetike” është një tjetër specifikim. Ndërkohë, edhe mobiljet e tjera kanë kërkesa të larta. “Raftet metalikë të jenë sipas standarteve të CE” është kërkesa e tyre.

MË TEPËR

Mix23 orë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix23 orë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix23 orë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar23 orë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar23 orë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix23 orë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix2 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix2 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix2 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix2 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook