Lidhu me ne

Mix

Çfarë rrezikojnë fëmijët nëse shohin më shumë se një orë televizor në ditë?

reereg

Televizori është një mënyrë që shpesh përdoret nga familjet si një metodë për të argëtuar apo edhe qetësuar në disa raste fëmijën.

Ndonjëherë koha që fëmija mund të lihet para televizorit është më e gjatë nga ajo që lejohet, gjë që ndikon negativisht në shëndetin e fëmijës. 
Nënat janë të vetëdijshme tashmë se televizori nuk është i shëndetshëm për fëmijën dhe në disa raste mund të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejt në zhvillimin e tij, kryesisht në të folurin.

Sipas studimeve ai ndikon negativisht duke e vonuar këtë proçes. Jo pa qëllim në studimet e fundit është këshilluar që nëna të stimulojë të folurin e fëmijës pa e pasur ndezur televizorin në mënyrë që fëmijë të mund të kuptojë dhe flasë më mirë një fjalë të caktuar.

Nga ana tjetër televizori nuk duhet të shikohet si një mënyrë për të qetësuar fëmijën, kjo pasi ai ka nevojë të mësohet të kontrollojë ndjenjat e tij dhe për pasojë edhe të vetëqetësohet. Gjithsesi nuk mund të këshillojmë që ju të privoni fëmijën totalisht nga ndjekja e programeve televizive.

Ajo që do t’ju këshillonim do të ishte të zgjidhnit mirë dhe me kujdes ato që fëmija shikon. Do të ishte më mirë që këto programe të kishin njëkohësisht edhe muzikë, mësime në lidhje me kafshët, numrat, ngjyrat dhe ndërkohë që fëmija shikon ju mund t’ja shpjegoni duke e kthyer në një bashkëbisedim.

Mënyra më e mirë për ta stimuluar atë nëpërmjet një program televiziv, do të ishte edhe duke i bërë pyetje.


Sa kohë duhet të qëndrojë një fëmijë para televizorit?


Ashtu sic e theksuam më lart gjatë kësaj kohe ju duhet të jeni gjithmonë të pranishëm dhe koha që mund të kalojë një fëmijë duke parë televizor duhet të jetë jo më shumë se 1 orë në ditë. Këto të dhëna jepen nga ekspertë të Universitetit të Miçiganit.


Përse fëmija nuk duhet të kalojë shumë kohë në televizor?


Krahas ndikimeve të mësipërme në zhvillimin e fëmijës, televizori mund të ketë pasoja negative tek fëmija duke qënë se:
• Shikimi i televizorit pakëson kohën që fëmija ka në dispozicion për të mësuar dhe zbuluar gjëra të reja;
• Televizori mëson fëmijët të arrijnë gjithçka në moment dhe pa u lodhur;
• Duke parë televizor, mendimi dhe sjellja e fëmijës mund të ndikohen nga dhuna;
• Ai mund të bëhet më pak i ndjeshëm ndaj dhimbjeve dhe vuajtjeve së të tjerëve;
• Fëmija mund të ketë më shumë frikë ndaj botës përreth;
• Ai mund të sillet në mënyrë më agresive ndaj të tjerëve;
• Shikimi i televizorit pakëson kohën për lidhje sociale.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook