Lidhu me ne

Mix

E mbani mend fustanin hakmarrës të princeshës Diana? The Crown po e rikthen

E mbani mend fustanin hakmarrës të princeshës Diana? The Crown po

Vera e vitit 1994 ishte jashtëzakonisht e ngrohtë për Britaninë e Madhe. Të premten më 24 qershor, një stuhi jashtëzakonisht e fortë goditi juglindjen e Britanisë së Madhe, duke shpërndarë aq shumë polen bari sa shkaktoi një epidemi të papritur të astmës.

Dy ditë më vonë, pas vitesh spekulimesh në rritje, shtypi britanik dha lajmin se Princi Charles kishte zbuluar aksidentalisht tradhtinë e tij ndaj Princeshës Diana gjatë një dokumentari. Kur u pyet nëse i kishte qëndruar besnik gruas së tij, Princi i Uellsit tundi me kokë: “Po absolutisht, – tha ai, – derisa u prish në mënyrë të pakthyeshme.”

Të mërkurën më 29 qershor, në të njëjtën ditë kur programi u transmetua për 13 milionë shikues në të gjithë vendin, Diana doli nga “rrënojat” emocionale për të marrë pjesë në një gala me një fustan aq magjepsës por që prej atëherë njihet si “fustani i hakmarrjes”.

E mbani mend fustanin hakmarrës të princeshës Diana? The Crown po

Fustani i zi, me shpatulla jashtë dhe me një dekolte të theksuar i dizajnuar nga Christina Stambolian, nuk ngjante me asgjë të veshur më parë në publik nga Diana.

“Diana donte të dukej “gruaja një milion dollarë”, – tha ish-stilistja e princeshës, Anna Harvey në një dokumentar të vitit 2013 Channel 4 – dhe ajo bëri.”

Të nesërmen në mëngjes, fotot e veshjes së saj u shpërndanë nëpër faqet e para të tabloideve britanike: “Hakmarrja është shik”, shkruante Sun.

Pothuajse tridhjetë vjet më vonë, ende ajo veshje dhe ai momenti mbetet një nga momentet më të papërsëritshme të kulturës pop në histori.

E mbani mend fustanin hakmarrës të princeshës Diana? The Crown po

Tashmë ky moment ka të ngjarë të fitojë një audiencë të re falë sezonit të pestë të dramës historike të Netflix “The Crown”, që do të transmetohet më 9 nëntor.

Në një intervistë me Entertainment Weekly, aktorja Elizabeth Debicki e cila do të marrë rolin e Dianës vuri në dukje veshjen si çelës për të kuptuar karakterin e Dianës.

“Kjo provokoi diçka tek unë si aktore, – tha ajo. – Nuk mund ta shpjegoj me të vërtetë. Është shumë e pabesueshme që një fustan të përfaqësonte një moment në histori, ose që jeta e këtij njeriu të përfaqësonte kaq shumë dhe të bëhej kaq ikonike. Ishte një ditë e madhe në shesh xhirim për mua!”

MË TEPËR

Kryesore16 orë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar16 orë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix17 orë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix17 orë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix17 orë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix17 orë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix17 orë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix17 orë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix17 orë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix17 orë më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook